GJERGJ KASTRIOTI
( Skenderbeu)
Qysh e vogel më treguan për trimin Skënderbe,
Me figuren e tij krahasoj të dashurin mëmëdhe,
E gjithë bota e njohu të madhin Gjergj Kastrioti,
Dhuratë e kombit tonë, dhuruar nga Zoti!
Ai ishte zjarr lisi dhe jo zjarr me kashtë,
Si komb na pasuron biografinë e lashtë,
Shpirti dhe zemra vargjet i rreshton
Më zien gjaku dhe mbushem me emocion!
Se, Gjergj Kastrioti është dielli shqiptarë,
Nëpër vena i rrjedhë gjaku iIlir i t`parëve tanë,
Tek Gjergji janë; Bardhyli, Genti, dhe Teuta,
Është krahu, mëndja, çiftelia dhe lahuta.
Figura e tij nuk ndejti në errësirë,
E gjithë bota na njohu dhe na njeh shumë mirë,
Tek figura e ndritur e Skenderbeut,
Janë cilësitë e një populli paqedashës dhe të lirë.
Disa tradhtarë si hije me emra e mbiemra,
Duan që vepren e tij t’a njollosin,
Kërkojnë që t’na nxjerrin Gjergjin nga zemra,
Por ai është vullkan dhe nuk mund ta groposin!
.
Gj. Dajani …………Lezhë
“”””””””””””””””””””””””””””
DIALOG ME MIKUN
-Të përshndes për këtë urim,
Ma dergon sa filloj nata,
Me një lule trandafil,
N’rrëzë të lules, janë dy pata .
-Mbaje gruan në shtëpi,
Ka fillu shumë me shetitë
Se ku shkon ajo s’e di,
Them se ty ka me “t’koritë”
-Qysh se u bana pensionist,
Ka fillu me m’nënfleftesu,
Po e shoh se s’ma varë hiç,
Kafe m’kafe tuj kerku.
-Edhe mu shumë keq më vjenë,
Se të kam një mik të mirë,
Kur e shoh me ke po rrin’(me mu)
Po më duket krejt e pshtirë!
-Po e bëjë zemren gurë,
Dhe po e fali me dëshirë,
Tregoj vehten tamam burrë,
Do ta du ma shumë, ma mirë.
-Ti je burrë vazhdo e fale,
Të tregova një t’vertetë,
Nuk të thashë aman e ndale,
Perqafoje plot një jetë,
-Kam vendosë e nuk levizi,
E për këtë nuk jam pishman,
Unë marr shembull te Luigji,
Që është burrë babaxhan!
-Plasa për me “t’prish”me gru,
Hiç nuk m’heci muhabeti,
Më tregove hapur mu,
Se ajo t’ka ba për veti!
Kështu ju pafsha të gjithë jeten,
Tuj shku mirë, tu dashuru,
Tashti po ju them t’vërtetën,
Veç një jetë kem me jetu!
.
Gj. Dajani……Zadrime.
“”””””””””””””””””””””””
ATY JAM….
Kur nje dite t’mos jeme
mes jush,
Si rrugë-ecje e shpresës,
Do jeme te kroni me emrin “Gurrat e Begut” ,
Kur vjen nga Miloti ne hyrje te Lezhes .
.
Kur drejtohesh tek permendorja e Skenderbeut,
Shikon zanat e maleve, me sytë e besës,
Do jeme aty, ku zanat pinë dashuri me grushta,
Aty do me gjeni, duke mbjelle fidanet e shpreses!
.
Ne truallin e lagësht jam, duke mbjellë, fidanet e lumturisë,
Si shqiponjë e harlisur, n’fluturim të gjithësisë,
Duke u lutur për largimin nga budallalleku,
Që patjeter i duhet kombit, i duhet Shqipërisë!
.
Me kërkoni mua, atehere kur mos te jeme ne jete,
Atje kur ngjyra e gjuhës, te thahet,
Germat ti zhduken, qiellit permbi Lezhe,
Do jeme, tek “Gurrat e Begut”, ku uji nuk shterrohet”
.
E dehur nga dashuria e zanave te qiellit,
Une jam aty
E perjeteshme,
Me rrezet e diellit…..!