“”””””””””””””””””””””””
ELEGJI
.
Jam një nanë unë prej Dajanit
Sillem mbështillem neper shtëpi
Punet me ecin mbare e mbare
Mendja m’rrin vetem tek Ti!
.
At Daniel n’burg te kane çu,
Se tradhetare je, per kete vend,
Vetem paqe ke prdiku,
Politike nuk ke permende.
.
Kur Danieli shkonte n’gjygj,
Bente rrugen neper popull,
I rrethuar nga polic,
Ai shpesh here shikonte rrotull,
.
Shihte njerez qe e urrenin,
Shihte shume njerez të perlotur,
Komunistat s’dine c’eshte feja,
Por pa fe nuk eshte nje popull!
Krejte per se mbari do te ishte
Sikur ti ti ishe gjalle
Bashke me ne Daniel t’jetoje
Per ty patem gjithemone malle!
.
Por ajo s’paska qene fat
Me jetu’afer Danielit
Ndarja jone u be me arme
Te gjithe fshatit keq i erdhi…..!
.
Kur Danieli po gjykohej
N’salle nje ze me force kumbonte
Arenit Cela gjithemone thoshte
Qe Danielin t’pushkatonte…..!
.
Jeten Krishtit Ai ja dha
E madhe shume kjo sakrifice
Po ate varr ai ku e ka
Qe s’e dine sot asnjeri……!!
.
Vetem varrin po ta dinim
Do te ishte gezim per ne
Do te shkonim e te vinim
Sikur ishte gjalle mbi dhe…..!
. . .
Gj Dajani . . Blinisht.