
Mbrapa diellit vafsh!!!
S’dua të të shoh surratin
(Surratin… se fytyrë s’ke)
Hëngre djallin e malukatin
Që të lanë një pëllëmbë mbi dhe’
S’dua të dëgjoj as emrin
Maskara të kam pagëzuar
Llapa jote nuk njeh frerin
Goja jote qoftë e mallkuar
S’dua të dij se çfarë ke thënë
Shto dhe të tjera po deshe
Në hale me kokë ke rënë
T’a çorra maskën që veshe
Pështyve përpjet por ti harrove
Që jam shumë lartë e s’më arrin
Në fytyrën tënde jargët dërgove
Mua as te maja e thojit s’më vijnë
Prandaj thyej qafën andej nga erdhe
Dhe kërkoi zotit mbase të fal
Tallazet që tek unë i derdhe
Unë nuk ti fal sa të jem gjallë.
E çfarë të mallkoj…hapi vet syt..
S’shikon që zoti të dënoj me kohë?
Familja jote është shpërblimi yt
ajo është e mjerë zemrën s’ta ngroh.
Gladjola Memushaj Hoxhaj
28/05/20
PËR JU POETUC DO TË SHKRUAJ..
Për ju poetuc do shkruaj
Ju që shtrydhni trurin të pikoj një fjalë boshe
Ju që bllokun merrni dhe uleni në një qoshe
Dhe shkruani dy fjalë që në fund bëjnë rimë
Por s’u bëhet vonë që s’kanë lidhje as kuptim
Poet lind nuk bëhesh me pahirë
Poeti nga natyra ka një shpirtë të lirë
Që rend në fusha në male
Në brenga në halle
Në lot e gëzime
E kthehet në kujtime
Shpirti i poetit është i lirë
Vete vet atje ku do, s’shtyhet me pahirë
Muza e tij vjen vet ai nuk e ftonë
Thjesht lë derën hapur për të gjithmonë
Pra mjaft më,u torturuat të bëheni poet
Poeti lind i tillë dhe nuk ndryshon në jetë
Të jesh poet është një titull i lartë
Është dhunti është artë
Të paktë e meritojnë
Të paktë e gëzojnë
Për ju poetucë shkruajta këto fjalë
Për ju ,e për mua që shumë herë më bëhet halë
Kur ju shpesh poete më thoni
Më duket sikur tallni e me fjalë shponi
Poeti lind poet
Pena e tij është ngjyer në mëndje dhe ajo shkruan vet…
Nuk isha,nuk jam dhe as do jem poet
Thjesht ndonjëherë dy rreshta hedh në fletë…