Gjatë këtij muaji takova e dëgjova dhjetra mijra qytetarë, vlerësimet, besimin, madje edhe kritikat e tyre.
U frymëzova dhe u motivova nga puna, mundimet e sakrificat, por edhe nga besimi i njerëzve te Partia Socialiste, e cila nuk i ka tradhëtuar kurrë.
Gjatë këtyre tetë viteve gjithë Shqipëria ka ndryshuar. Por ndryshimet në qarkun tonë janë të pakrahasueshme.
Qarku ynë u bë lokomotiva e bujqësisë shqiptare: prodhuesi, përpunuesi dhe eksportuesi më i madh i prodhimeve bujqësore.
Qindra kilometra rrugë të asfaltuara e kanale kulluese kanë përmirësuar e lehtësuar punën dhe jetën e fermerëve.
Qershia mbi tortë e arrijeve ishte përfundimi, në më pak se tre muaj, me ndihmën e Turqisë mike, i Spitalit Rajonal Memorial dallëndyshja e parë e sistemit modern shëndetesor.
Ditë më të bukura dhe arritje më të mëdha na presin gjatë mandatit të tretë.
Parqet diellore të Divjakës dhe Karavastasë janë duke u ndërtuar dhe do të fillojnë nga puna gjatë mandatit të tretë.
Universiteti Mjeksor i Fierit do të bëhet dallëndyshja e sistemit të ri universitar ekselent.
Stadiumi i ri do të jetë një dhuratë e bukur për rininë e Fierit.
Ftoj burrat dhe gratë, vajzat e djemtë, fermerët, mësuesit, mantelbardhët, naftëtarët dhe ish naftëtarët, sipërmarrësit, pensionistët, të gjithë votuesit nga Fieri, Lushnja, Divjaka, Patosi, Roskoveci e Mallakastra:
Votoni Partinë Socialiste që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë dhe jo ata që premtojnë qiejt, por nuk kanë mbajtur asnjëherë përgjegjesi për dëmet që i kanë bërë këtij populli.
Votoni socialistët që ndërtojnë dhe jo partitë e atyre që shkatërrojnë, vjedhin e vrasin!
Votoni Partinë Socialiste që do ta bëjë Shqipërinë kampione në rajon dhe jo ata që duan ta gjunjëzojnë e rrëzojnë përsëri në humnerat ku e kanë gremisur disa herë këtë vend të bekuar!
Duke votuar për Partinë Socialiste, votoni për veten tuaj, fëmijët tuaj, mbesat e nipërit tuaj!