17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Grup intelektualësh nga hapësirat shqiptare e diaspora i reagojnë Gjykatës speciale

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

 

MOS LUANI ME FATIN E NJË POPULLI!

 

Që nga fillimi kemi përcjellë me vëmendje të gjitha proceset e udhëhequra që nga Dhomat e specializuara e deri të verdikti i fundit i Trupit gjykues të Gjykatës speciale në Hagë dhe jemi të obliguar moralisht e kombëtarisht të shprehim pakënaqësinë tonë për padrejtësitë që po u bëhen çlirimtarëve – pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Së pari; prokuroria bashkëpunon, mbledhë e grumbullon “prova” nga shteti që është i njohur në tërë botën për krimet e kryera në Kosovë, më pas gjykata, në vend që të merret me fakte e prova të mjaftueshme për pafajësinë e çlirimtarëve, ajo merret me thashetheme të pakuptimta si: “me ka thënë njëri që i kish pas treguar gruaja…” e tjera që mund të jenë gjithçka vetëm prova për të dënuar JO!

Së dyti; tani që dënuat Salih Mustafen me 26 vite heqje lirie, për “krimet” e pa bëra. Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn i dënuat se i pranuan dokumentet sekrete të “prokurorisë speciale”, pa e gjetur e pa e dënuar njeriun që i nxori ato dokumente nga “dhomat e specializuara”, i dënuat në emër të popullit!  Shtrohet pyetja: Në emër të cilit popull?

Jo, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë populli nuk i dënon bijtë e bijat e veta që luftuan për lirinë e vendit. Pra populli shqiptar nuk dënon për hatrin e asnjë armiku, për tu bërë mik me të!

Nuk është për tu krahasuar në asnjë mënyrë, por vetëm sa për t’ia përkujtuar kësaj “prokurorie” dhe “gjykate” e besa edhe disa shpirtshiturve shqipfolës se, kriminelët serb për krimet e vrasjet e qindra mijëra shqiptarëve, u dënuan me aq pak vite, apo thënë troç u amnistuan, kurse çlirimtarët pa prova të qëndrueshme me dënime aq të larta! Si është e mundur kjo të ndodh në një gjykatë ndërkombëtare?! Vërtet duhet rishikuar punën e juaj, jeni apo s’jeni të aftë për të ndarë drejtësi!May be an image of 4 people

Ju mund të dënoni çlirimtarët në emrin tuaj, të Serbisë e të bashkëpunëtorëve të tyre shqipfolës, por assesi në emrin tonë e të popullit, sepse ky popull, falë luftës çlirimtare të UÇK-së, sakrificës së tyre dhe ndihmës së madhe të NATO-së sot e gëzon lirinë.

Vetëm një drejtësi e çmendur, do të thurte disertacione që do të kompletonin një verdikt, që do t’i shpallte njerëzit e shtyrë që të rezistonin me armë kundër barbarisë serbe, në këtë rast çlirimtarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës si kriminel lufte!May be an image of 9 people and indoor

 

Reagimin e përkrahen:

 

  1. Akademik Skënder Kodra – Nju Jork
  2. Akademik Hakif Bajrami – Prishtinë
  3. Dibran Fylli, regjisor/aktor – Prishtinë
  4. Mejdi Alidemi, regjisor – Shkup
  5. Asllan Qyqalla – Fushë-Kosovë
  6. dr. Lush Susa – Tiranë
  7. Jahja Lluka – Prishtinë
  8. Sejmen Gjokoli, Mjeshtër i Madh – Vlorë
  9. Jakup Ismaili – Prishtinë
  10. Bedri Halimi – Prishtinë
  11. Ramadan Selimi – Prishtinë
  12. Akademik piktor Idriz Berisha – Klinë
  13. Nexhmi Muqiqi – Prishtinë
  14. Bedri Tahiri – Vushtrri
  15. Adem Zhitopotoku, aktor – Mitrovicë
  16. dr. Mustafë Haziri – Mitrovicë
  17. Perparim Uka – Fushë-Kosovë
  18. Hysen Gecaj, ish epror ushtarak – Prishtinë
  19. Shaban Baksi, muzikolog – Prishtinë
  20. Muhamet Ahmeti – Prishtinë

Si dhe shumë personalitete tjerë të jetës akademike, kulturore, letrare e artistik

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.