7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Hajri Kasemi

Uniteti!

Na vinë kerkesa per miqesi ,sa qe shpesh behem ta hedh poshte kompjuterin. Ama nese dikush shkruan ndonje te vertete,qe per ne Shqiptaret eshte e dhimbshme,feisbuku i keput bllokim per denim.
Sa jam gezuar sot une i shkreti,
Por çe do,qe nuk doli prej verteti,
Nje femer me deshi mik ne internet,
E mire,e bukur,s’di ç’tu them as vetë.
O burra i thash vetes,vrap tek profili,
Bolle me miq pleq,ja ku te erdhi idili,
Kur ç’te shikoj?Ne miqesine e saj,
Te paret e Shqiptarise,qendronin te pafaj.
Epo thash tani; do behem njeri me emer,
O ty te ka ber zoti,si drite moj zemer,
Kurioz siç jam;kam moshen,s’kam faj,
Shiko kenaqu,i them vetes,ajo s’do te haj.
E shtypa tasjeren per te pare ne internet,
Ne te gjitha fotot,me shfaqej me brek,
Vertet i kishte te vogla,por te pakten i ka,
Sa per reklame i kishte veshur e varfera.
Nuk durova me,kur e pash fare pa brekë,
E gjeta thash; kush na e prish kete unitet,
Ç’fare faji ka parija jone,e kuptoni dhe vetë,
Dhe nga hutimi, mu ngriten qimet perpjete.

Besoj se tani e keni kuptuar edhe vetë,

S’mund te pranoj miqesi te tille ne internet,

Apo doni ti mbetet qejfi parisë vendit tone,

Se ajo do vi me mua,me asnje nga ta s’shkon.

“””””””””””””””””””

Ti shkruaje!
Sa bukur i hidhje vargjet,
per dashurine ne leter,
te gjithe ata qe i lexonin,
thoshin,se si ti s’ka tjeter.
Ne mbremjen qe tu kushtua,
erdhe bashke me nje bjondine,
kur te pyeten ;ku e ke brunen,
jeni prapa the;ju me dashurine!
Kur shkruaj per dashurine,
e bej per ate qe nuk e kam,
se kjo qe me rri ne krahe,
është si buka me sallam.
Te nesermen qe ne mengjes,
u zgjuan me mendje te re,
o burra ,perpara i thane vetes,
te gjejme te dashur edhe ne.

Ku veni ju more vulehumbur,

u tha gjithë inat,poet eksperti,

mesoni në fillim ju shkronjat,

pastaj mbase edhe do gjeni.

“”””””””””””””””””””””””””

Pune fati!
Kjo jete thone ca,eshte pune fati,
Jo thonë te tjeret,s’ka ardhur sahati,
Me mirë eshte ne ferr,se ne xhehnem,
Per ne parajse,a xhenet,s’di të them.
Gjate luftes u zune rober tre luftetar,
Nje gjeneral,nje kapiten dhe nje ushtar,
Sipas ligjit te tre duhet ata me i varë ,
Por rangu qe kishin,se lejonte barabar.
Ndaj vendosen te nderronin litarin,
Gjeneralin ta varnin me litar prej ari,
Me litar prej kerpi,te varej kapiteni,
I ushtarit te ishte, prej lekure qeni.
Nje lutje kam,u hodh e tha gjenerali,
Mua me duhet ta kem si kujtim litari,
Edhe ne ate bote,nuk jemi barabarë,
E çu kuptua,qe ne jete,kam qen i parë?
Por mos u merzisni fare ju Shqipare,
Ne nga ata,asnje s’kemi per te varë,
S’jemi dakort,ta marrin me vete litarin,
Nuk diskutohet,qe do ta varim ushtarin.

Nuk e di vazhdimin,se si u mbyll kjo pune.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.