14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Hajri Kasemi

Mos kujto,se u harrove,

lule o Avni Rustemi!

Mburret Libohova trime,
Qe ka lindur nje bir si ti,
Bashke me te Shqiperia ime,
Se i dhe nderë në histori.
S’na e mesuan neve kengen,
Nenat tona te dashura parti,
Vepren tende te ndritur,
E kendoj populli, ne Çameri.
Erdhen ne mes te zjarrit luftes,
Tek nena jone Shqiperi,
Edhe kengen e moren me vete,
Se na duhet kur ka tradheti.
E kendonim ne ne festa,
Neper dasma dhe gosti,
Se populli i kendon bijeve,
Pa marr leje ne qeveri.
E di qe ti je i merzitur,
Me ç’behet ne Shqiperi,
Pasi ty te nderojme,
Njelloj me ate ,qe te vrau ti.
Vepra jote kudo po jehonë,
Neper zemra te Shqiptarisë,
Se jane shtuar aq shume,
Ngado bemat e tradhetise.
Sa here atyre u hyn frika,
Nisin dhe te sulmojne ty,
Aq me larte emri yt ngrihet,
Se gjak kemi dhe ne nga ti.
Plumbat qe ne Paris ti derdhe,
Jane pergjigje per tradhetite,
Ky eshte ligji qe do populli,
Mbaruar do kishim,per qeverite.

Merakun qe kam do ta them,

O vellai im i madh Avni,

Do arrimë ti nxjerrim nga skutat,

Ata qe jane zhytur ne tradheti?

“”””””””””””””””””””””””””””””””

Më shanë nuset!

Ruajta e unitetit te familjes,eshte detyre e te gjitheve; e anetareve te saj,e shoqerise dhe e shtetit. Eshte nje lufte e panderprere. Zbatimi i detyrave dhe respektimi i te drejtave per gjithe anetaret e familjes,eshte themeli i ruajtjes se ketij uniteti.

Ne f,b,më shanë nuset
ç’fare dreqin ke ti me ne,
e di qe ja ke futur kot,
provoje,te kesh vjehrre te re.
Si ke dëgjuar se ç’thonë,
kur ne u kerkojmë hesap,
kemi punuar nje jete te tërë,
tani na takon te bëjmë rehat.
Se njeh ti vjehrren time,
mu drejtua njera me inat,
do mbaj trupin tim ne forme,
nga kodrat bën ajo vrapë.
Te lutem i them nje ditë,
ne kopesht djalin ti ma merr,
e ke ne terezi ti u pergjigj,
kam punë ne mesenzher.
Lere më qe s’gatuajmë ç’do gje,
sepse ajo mbanë dietë,
për dite i nderron te dashurit,
se nga i gjen ne internet.
E kush na e di ne te shkretave,
sa vuajme te çajme në jete,
apo nuk kam ne punë nje shef,
qe edhe per pak gje,zë e bertet.
Opo atij une ja kam gjetur,
me lepe,peqe i dashur shef,
burri im kur shikon lekët,
do,qe nënën ta bejmë def.

Sa herë qe do te duash te flasesh,

me shkruaj mua ne mesenzher,

po mire te perdoresh emer vajze,

sekretin ne f,b,mua mos ma nxjerr.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

Të dua shumë ty Dimër!
Te dua shumë ty Dimer,
se vuan dhe s’ben zë,
pasi tokën e le pushim,
te ndihmon Dielli per kete.
E di sa do vuanin poetet,
nëse nuk do ekzistoje ti,
a do kishim ne pranvere,
qe ata te thurnin poezi?
Ç’do gje që do zhvillohej,
gjatë gjithë muajve te tjerë,
gjithmon do ishte e njejta,
rilindje s’do kish asnjehere.
Në tokë qeniet e gjalla,
do bubrronin në nje drejtim,
bashke me to dhe njeriu,
s’do ta shijonte kurrë rininë.
Me natyren ti mirë vepron,
por jo mirë me popullin këtu,
tek ne ti je ulur kembëkryq,
dhe s’bën,as tutje,as tëhu.
Po largohu të paktën njeherë,
zotin se kemi zenë me shkop,
ne punë u torturuam ne Shqipot,
por rilindjen,se shohim dot.

Mbase ti e bën kastile,

qe ne te mbledhim fuqi,

po nuk na takon neve fare,

te shohim pranverë me sy?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.