20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Hajri Kasemi

Kanë ndodhur,që i tregojnë!

” Po e edukove veten sherbetor i dikujt,ashtu do mbetesh gjithe jeten”
Njeriu duhet te jete sherbetor vetem i familjes dhe atdheut.
1- Dje:
– Shko andej nga menca dhe na porosit ndonje gje te mire per dreke,- i thote kryetari kooperatives,shefit te kuadrit.
– Eshte mbyllur sot mensa kryetar,se guzhinierja ka shkuar ne spital per te pjelle,- pergjigjet si i zene ne faj shefi i kuadrit.
– Kur keshtu mo,pse s’di gje une?!- ja kthen i nxehur kryetari. Prandaj shkojne kaq keq punet ne kooperative! Ore melomën,nuk thuhet ” polli”, per grate,por ” lindi” ! Ce o,lope jane grate?! Shko andej nga shtepia dhe thuaj asaj tendes,te na there nje kaposh . Te na e bej ne furre me oriz dhe thuaj ta lyej me gjalpe. Te na bej edhe nje kulaçke,ashtu siç di ti bej vete ajo. Ke me nga ajo rakia pej meni Boboshtice o?
– Kam kryetar,- pergjigjet gjithe perunjesi shefi.
– Po ik o,ç’me rri si hu? Erdhi dreka!- i leshohet me tersellime kryetari.
Ne vakt te drekes,niset kryetari per tek shtepia e shefit. Qe tek porta e oborrit era e pules se pjekur,e perzier me aromen e ngrohte te kulaçit,te porsanxjerr nga furra,ja hapi flegrat e hundes,duke ja shtuar oreksin me shume. Anes gardhit,pa disa qepka te njoma ,qe e sollen edhe me ne forme.
– Sapo u ul ne karrige,e zonja e shtepis,i uli ne tavoline: tepsine me pilaf,ku ne mes te saj qendronte gjeli i pjekur ,pak i kuq nga gjalpi,qe dukej se donte perseri te kendonte. Ne krah te tepsise edhe nje tave pak me e vogel me kulaç. Ne krah te tyre,nje shishe nje litroshe me raki pej meni,qe te kepuste shpirtin kur e shikoje.
Mbasi tundi koken ,siç doli me vone fjala,nga pakenaqesia,i drejtohet shefit:
– Po dy nga ato qepkat e njoma,qe pash ne oborr,nuk na i sjell o? Sa kurrnac je mo kaurr i derrit!
– Po per ,pule,pilaf dhe raki me porosite o kryetar?!- pergjigjet gjithe turp dhe i zëne ne faj shefi kuadrit.
2-Sot!

– Degjo ketu ti melomen,- un me tet shoqe ,do ikim ne Majorka per ato kontratat,ti hap syte ketej nga ndermarrja,- i thote ish kryetari tashme pronar biznesi,ish shefit te kuadrit te kooperatives,tashme roje te porta e ndermarrjes.

– Ikni pa merak kryetar,megjithese un jam shume i ngarkuar me punet e shtepis. Ja edhe lavatriçja mu prish. Do më duhet ti laj rrobat me dore ketej dhe tutje,- pergjigjet melomeni.

– Po ce merzitesh o?! Kur te kthehem,do te blej nje lavatriçe te re. Nga me te mirat do ta blej,e meriton ti!

E shikoni,se ca njerez lindin me fat?!

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Kujdes njeri!
Mos ja dëgjo njeriut fjalët,
po ti fshehu sytë kur fletë,
ato janë pasqyrë e shpirtit,
tregojnë hile,apo sinqeritet.
Mos ja dëgjo lajkat lajkaxhiut,
paçka se duken porsi mjalte,
kur ta kuptosh ti te verteten,
koka te eshte zhytur ne baltë.
Shikoje si vepron me duart,
me cilën jep,dhe cilen merrë,
në jepë me atë,që mban lugen,
e ka me shpirtë,ndaj ja merrë.

Jeta e njeriut eshte e shkurter,

ti mësosh nga fillimi,koha s’del,

meso nga pervoja e njerezimit,

se egua jote,veç te keqia sjellë.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

Fundi i botës!
Fundi i botes do ti vi,jo nga fuqi te mbinatyrshme,por nga moszbatimi i ligjesive te ekzistences se natyres dhe shoqerise njerezore. Qellimi i ketyre vargjeve,nuk eshte denigrimi i asnje njeriu apo shtrese shoqerore,por ruajtja e normave dhe etikes se shoqerise njerezore,mbeshtetur ne ligjet e natyres.
Per atdheun ti se kurseve jetën,
sot te thonë,qe ishe pederast,
s’di si te quajme,hero a heroine,
di ndonjeri ndonje te tillë raste?
Udheheqes i vendit ti u bere,
por me njerezit kishe kontrast,
te edukoje popullin ti kerkove,
ata s’kuptonin pse të vinin pas.
Luftojnë njerezit në demokraci,
vetëm se duan te jenë te lire,
a ka gje me te bukur nga kjo,
kur s’pyet per baben,asnje birë?
Njeriu kur lindë ne kete jetë,
vjenë bashke me detyrat e tija,
vetem mbasi ti zbatoi ato mirë,
do gezoi te drejtat qe sjellë liria.
Babai e do femijen njelloj si nena,
e fut ta perkedhel tek gjoksi i tijë,
sa ngrohtesi ndjenë atje vogelushi,
por çe do,se s’ka ç’ti japë te pijë.
E drejte lufta e grave per barazi,
kete gje gjithe shoqeria mire e di,
si te vobektit dhe mbreterit e botes,
i kane mbajtur ne barké dhe dhënë gji.

Nuk do ti vijë fundi botes nga Kovi,

as nga katastrofat asaj nuk do ti vijë,

ajo ekziston ne makuterine e njeriut,

atë qe eshte e jona,e do per veten e tijë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.