Se durojme!
Jo po do sillnin demokracine tek ne ata!Na tani,ngeci karkaleci! Si puna e atij,qe kapi hajdutin.
Ne respekte te analisteve,televizioneve bile edhe te feisbukasve,qe u shkaterruan duke punuar,per zgjidhjen e problemeve te Amerikes,i sajova këto vargje.
Jemi nje popull,qe se durojme,
te keqen kur e shohim tek bota,
lere qe neve asgje s’na shpeton,
pa ne,s’do ishte shpikur as rrota..
E patë ne Kapitol Hill ç’n’dodhi,
e treguan veten,qe jane barbarë,
sa keq e filluan ata kete vit te ri,
ta mendoni,qe tani jemi ne Janar.
Ne para se ta nisim mendohemi,
se nuk ecim si Amerikanet qesim,
nuk ja bejme asnjehere bym kot,,
po kur nisim,nxjerrim zjarr dhe tym.
U nis djali te kapte hajdutin,
por ai i poshtri na qelloi trim,
ma sillë ketu i tha te birit i jati,
nuk me leshon,tani ç’ti bimë?
E shikoni sa bukur,tha analisti,
per demokracine eshte mesim,
jo si kjo diktatura jone e poshter,
duam te djegim,s’na le ta bimë!
Sa keq,qe Amerikanet lodhen,
them ti marrim ne ne dorezim,
leshe arapi shpejte do ti bejme,
per respekt,nuk duam perfitim.
“””””””””””””
Kërriçi!
Familja ate vitë u gezua,
se gomarica mbeti barse,
dhe jo me gomar dokudo,
me nje nga me e mira rracë.
Pjella do ishë si i jati e forte,
nga pamja s’donin ti ngjante,
sa u lumturuan kur ata panë,
kur e jema kerriçin po lante.
Ta shihnit kerriçin kur lodronte,
se gomarica e ngopte me sisë,
por dhe ankthi tek ta po rritej,
ngjante me gomarin e komshisé.
“”””””””””””””
Mos u çudit!
Per disa ti je Diell,
per te tjere je Henë,
per nje pjese je njerkë,
per te tjere je nënë,
por te lutem shume,
mua mos më shit mendë,
sepse ty edhe emrin,
unë ta kam vënë.
Mos u çudit qe s’te them,
e dashur nëna parti,
se s’me ke bërë ti mua,
te kam ber unë ty,
per ty unë jam baba
ai tjetri eshte biri,
nga te gjthë që shikon,
unë jam më i miri.
Po vazhdove te sillesh
keshtu si sillesh tani,
naten do ta kalosh jashte,
ne bore edhe në shi.
Sa shpejt harruan,
qe jam uné i pari,
kesaj pune i thonë,
me i zgjuar kerriçi,
se sa vetë gomari.