9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Hajri Kasemi

Qorrasi!

Kemi ne ca qenë,emrin kanë te tillë,
ti u bie me shkelm,nisin me te lepirë,
je ne punen tende,sulen me ulërimë,
po ua hape rrugen,jeten ata ta nxinë.
Janë dhe ca te tjerë,që emrin e nderojnë,
pas nje eee si njoftim,drejt teje vrapojnë,
te rrëzojne pertokë,të këputin nje kafshim,
pastaj pasi te pshurrë,iken se eshte trimë.

E ka thënë populli,por kujt ja ka thënë,

qeni qe lehë,s’ja mbanë per te ngrenë,

mbase s’dinë gjë,se s’dinë te lexojnë,

ndaj drejtë ushqimit,qorrazi vrapojnë.

“””””””””””””””””””

Gezimi!
Te pash dje me burrin,shoqja ty të tha,
qe mos ta ha me sy,po them marshalla,
ke te drejte i the,e kam burrë unë jo ti,
pyetem mua,qe me ka mbirë ne shtepi!
Të bukur e paske bebin,te tha per qenin,
ashtu eshte i the,se ai rri veç me mamin,
per te pshurrur,bebi ngriti njeren kembé,
sa u gezove,nuk e kishë bërë që mbrëmë.

Moj nuk te kam pyetur,sa femijë ke ti,

lartë i ngrite vetullat dhe e pe me çudi,

moj shoqe i the,te dija njeri me mendë

pse se di,që s’ka me te mirë se qentë?!

“”””””””””””””””””

Kërkesa!
Përsëri sot ne kemi festë,
jo per gje,por e meritojmë,
gezohem qe ne Shqiparet,
asnjehere ato si harrojmë.
Te gjithë sot te bashkuar,
ne zotin do ta adhurojmë,
si i shtypuri dhe shtypesi,
falje atij do ti kerkojnë.
Shtypesi do ti lutet zotit,
qe i shtypuri mos te levizë,
se i vriten pjeset e trupit,
kur atij i hipen ne kurrizë.
I shtypuri nga ana e tijë,
me lutje i bën nje kerkesë,
o zot mos te hanë shumë,
s’mbaj dot kaq ngarkesë.
Dhe ashtu té bashkuar,
lutje do i bejne perendisë,
kthejua mendjen e kokes,
politikes dhe qeverisë.

Te gjithë nga kjo festë,

dalin shumë te gezuar,

se mekatet do ti falë zoti,

shpirtin e kanë pastruar.

“”””””””””””””””””””””

Qejf,o qejf!
Gezoni ju puntorë,
se sot keni festë,
kur te qethen viçat,
ju do merrni leshtë.
Bëni qejf ju puntorë,
se mendojne partitë,
kuvendet i mbaruan,
tani tek ty i kanë syte.
Gezoni ju puntorë,
sa te keni qeverinë,
vertet ajo ha mishin,
por ti e lanë tepsinë.
Gezoni ju puntore,
iken dhe sindikatat,
kur nuk u dilte shati,
ato perdornin lopatat.
Gëzoni ju puntorë,
e keni me meritë,
e per ç’farë luftuat,
te punoni perditë?
Kush s’eshte dakort,
rrugen e ka te hapur,
keni bollë trotuare,
merruni me ti matur.
Po qe per te punuar,
ne kishim ate sistem,
e shamë atehere boten,
pas si qenë tani i vemë.
Nuk kemi pse qahemi,
ata na trajtojnë mirë,
nga dashuria na japin,,
kockat per ti lepirë.

Të na rrosh sa malet,

të paçim ti demokraci,

tani bejmé qejf,o qejf

gjithë bota na kanë zili.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.