“””””””””””””””””””””””
KRENARI E TURPIT
*
Befasi kufijsh motesh, të ngritura sërish turpi
Në lartësitë e turpit, t’fortëve bashkësi varfënjak
Lotët bërë gurë, rrjedhjesh n’lumenjë furi
Vallëzuar si në dasma t’huajve, t’pa ftuar aspak
*
N’botën e heshtjes, gjumin mbjellur n’dobi falas
Katandisur si të huaj, n’botën tonë të huaj një
Të mashtruar nga paqësorët e natës, haptas
Dhëmbët të larë n’hak, të të t’nesërmve foshnjë
*
Sa i shtrenjtë duhet të jetë shpirti i falur i bekuar
Dhimbjet po t’kenë qëllim, loti s’humbë shtratin
N’detin e lakmisë njerëzorja humbi gzofin e pruar
Fitimtar të humbjeve, n’dasmë t’hienave t’thërasin….
*
Krenar t’shekujve, intereset këmbyer n’turpërit
T’hipnozuar n’mjegull qiellit, fluturuar pa kokë
Diagnozimesh analizë thurur mbi të uriturit
Helmuar nëna të gjalla, vjedhur liritë në tokë
*
Krenari e turpit, armatosur deri në dhëmbë sot
Ç’faj t’i lëmë t’pafajëve, me lot e gjak qajtur n’ikje
Hakmarrjes nuk i bëhet vendi kurrë, nëse ske lot
Krenar të vrasjeve, vritni veten nesër pa dhimbje…
Hajrun Toçi Korabi
“””””””””””””””””””
HAMBAR FOLE HAPUR
*
Për të shkruar sot vargje për botën
Duhet njohur mbi të gjitha edhe t’gjithve lotët…
Veten pa lënë anash n’hambarë t’sotshmës
Ikur, përmbajtur me penën i pashoq si kalorës..
*
N’kandar të masës si qiri tretemi
Uritur pas dritës së ndjekur ka mote
Shqetësuar foshnje, n’barqe të nënave rritemi
Eeh çfarë i thua shpresës së kësaj bote??…
*
Eskortim valësh thumbuar n’asht t’zemrave.
Për të shkruar n’dritë hëne, vargje t’botës.
Për të qëndruar pa ikur n’radhë t’pa zërave
Në gji t’votrës, emanetin kërkuar të lokes
*
Atdheut i flas, rrënjëve mëmëfole…
Përkushtuar n’fuqi si shkujë e tërbuar
Kasap e hajdut t’kohës, t’kësaj kohë dore
Armiqësisë, n’miqësi dikur lënë fjalë betuar
*
Penë ,këmbej miq n’vargje, historisë treguar
Shumicën t’a pajisim n’të paskajuarën dritë diellë
Valëvitur besërisht djepit t’paharruar
Farën e rrezet zë me zemër, pa përtuar mbjellë.
Hajrun Toçi Korabi