13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Halil Rama

KUB, HISTORI SUKSESI ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE NË 10-VJETORIN E KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Dhjetë vjet më parë pata fatin të nisja studimet Master Shkencor në “E DREJTË PENALE” pranë Kolegjit Universitar të Biznesit, studime të cilat i përfundova me rezultate të shkëlqyera, për të vijuar më pas Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe për të fituar titullin “avokat”.Mund të jetë një imazh i teksti KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT – ish Akademia Profesionale e Biznesit (APB), si institucion i arsimit të lartë jopublik, vjen në këtë jubile të lavdishëm të 10-vjetorit të tij me një histori suksesi, si konkurrent dinjitoz në sistemin e arsimit të lartë shqiptar, mbështetur në filozofinë e një edukimi cilësor, me standarde bashkëkohore dhe me synimin e qartë për të kontribuar me seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj si dhe për të kontribuar në rritjen e prosperitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të vendit tonë.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë Siç pohon Prof.asoc.dr.YLBER BEZO-president i këtij institucioni: “KUB është rritur si rezultat i përvojës së themeluesve të këtij Institucioni me karrierë të gjatë akademike dhe profesionale”. KUB-i listohet ndër 10 shkollat e larta publike dhe private më të mira në vend. Ky universitet ka të gjitha diplomat të akredituara nga MASR. Agjencia Britanike e Akreditimit, nga vlerësimi që i bëri veprimtarisë së këtij universiteti në të pesë fushat, e akreditoi me 4 vite nga 6 të mundshëm. Nga ana tjetër Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në vitin akademik 2018-2019, i ka riakredituar programet e KUB me 5 dhe 6 vjet nga 6 të mundshëm.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. KUB-i ka një staf akademik mjaft të përgatitur dhe të dedikuar për t’i përgatitur studentët për tregun e punës. Ky staf përbëhet nga Profesorë Doktorë me emër në fushën e tyre, nga Profesorë të Asociuar, Doktorë dhe të rinj që kanë mbaruar studimet me rezultate shumë të mira brenda dhe jashtë vendit. Mbi 90% e studentëve që janë diplomuar në këta 10 vjet në KUB janë të punësuar në profesion. Në KUB sot gjen studentë nga e gjithë Shqipëria të cilët ndjekin studimet në degë të ndryshme të tre njësive kryesore të këtij universiteti: Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Drejtësisë dhe Kolegji dy vjeçar i Studimeve të Larta Profesionale. Personalisht ndjej krenari legjitime, që në këtë jubile, u vlerësova me ÇERTIFIKATË MIRËNJOHJE “Për kontributin e çmuar në zhvillimin, modernizimin dhe standardizimin e veprimtarisë akademike të Kolegjit Universitar të Biznesit…”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.