8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Halil RAMA

“NË INGANAZHET E MAFIAS”, NJË ROMAN INTRIGUES NGA DOGJAN DERVISHI


Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Pas romaneve “Zhgënjimi” ( 2013), “Shpresë e thyer” ( 2017 ), “Përandoria e medjave” (2019) dhe “Një histori qëndrese” ( 2021) Dogjan Dervishi botoi para pak ditësh romanin e tij të pestë “Në ingranazhet e mafias”.

I fokusuar në informalitetin e ekonomisë shqiptare si dhe tek pastrimi i parave si një proces i paligjshëm nëpërmjet të cilit, paratë e fituara nga krimi hyjnë në sistemin financiar legjitim, në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, duke fshehur pronësinë e vërtetë, D.Dervishi si ekepert i kësaj fushe, sjell artistikisht ngjarje e persoanzhe që lëvizin në ingranazhet e mafias.

Dhe këtë e bën nëpërmjet dy linjave: linjës së dashurisë së ekspertit Arsen Demi me Valbona Meron që personifikojnë kuadrin e ndershëm e kurajoz në luftën kundër korrupsionit e fenomenit të pastrimit të parave të pista, dhe linjës së dytë, në të cilën personazhet lëvizin në ingranazhet e mafias. Dhe kjo me lidhje të ndëlikuara që autori i vendos në ndërveprim aktiv,  nga Mira Kostaqi e shefi i saj Kosta Siriçi që drejtojnë rrjetin e trafikantëve shqiptarë të narkotikëve në Spanjë e deri te drejtues të strukturave të larta shtetërore në Tiranë.

Për ta bërë sa më të besueshëm për lexuesin, autori e lëviz personazhin kryesor të romanit nga Tirana ku punon si ekspert në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave të Paligjshme për në Paris ku takon dhe riafirmon dashurinë me ish shoqen studente Valbona Mero. Janë vërtetë mbresëlënëse për lexuesin skenat dashurore mes Arsenit e Valbonës, që nisin nga prekja rastësore e duarve kur po shihnin pranë njëri-tjetrit tragjedinë “Otello” të Shekspirit  në  Teatrin  Kombëtar  të  Francës, për të përfunduar te puthjet e zjarrta. Për ta bërë sa më të besueshme këtë linjë, le të perifrazojmë autorin në faqen 36 të romanit: “Shfaqja  mbaroi  dhe  ashtu  në  heshtje,  plot  emocione,  ata u  nisën  drejt  hotelit.  Para  se  të  ndaheshin  mbetën  ashtu  në  këmbë,   për  një  moment,  përballë  njeri tjetrit.  Inisiativën  e  kishte  marrë  në  dorë  Valbona,  dhe  i  foli  Arsenit :

– “Arsen !  Ne  e  njohim  njëri tjetrin,  që  në  fakultet  dhe  s’kemi  çfarë  të  hulumtojme”.  Pas  këtyre  fjalëve,  Arseni  e  tërhoqi  Valbonën  me  forcën  e  burrit  në  kraharorin  e  tij  dhe  e  pushtoi  me  të  puthura  të  vrullshme.  Edhe  Valbona,  iu  përgjigj  pa  fjalë  ndjenjave.  Kur  koha  po  nxirrte  jashtë  kontrollit   veprimet,  Valbona,  si  një  vajzë  e  zgjuar dhe  inteligjente,  u  shkëput  me  kujdes  dhe  i  tha  Arsenit:

– “Arsen!  Kjo  mbrëmje  nuk  do  të  harrohet  kurrë  dhe  të  uroj  një  natë  të  qetë  dhe  me  ëndërra  të  bukura !  Nesër  kemi  kohën  e  mjaftueshme    për     t’u   thelluar  në  detajet  e  punës  tënde,  meqenëse  më  ke  besuar  dhe  më  ke  kërkuar  ndihmë,  për  të  cilën,  unë  akoma  nuk  e  kam  idenë”.

Atë  natë,  si  Arseni ,  ashtu  edhe  Valbona,  mbyllën  sytë  me  emocione  mahnitëse,  për  atë çfarë  kishte  ndodhur në mes tyre.  Arseni  ishte  përgatitur  heret  për  t’i  shprehur  ndjenjat  dhe  propozimin  Valbonës,  por  ajo  me  shumë  finesë  i  ishte  shmangur,  për  të  shijuar  momentet”.   Më pas, duke mos e paragjykuar të dashurin, Bona nuk nguron ta rekomandojë si të infiltruar në rrjetin e kontrabandistëve shqiptarë të Spanjës tek ish-shoqja e saj, Mira Kostaqi.

Trillin artistik në këtë roman e bën aq të besueshëm aktiviteti i të vetëinfiltruarit A.Demi në këtë kompani, me pseudonimin Patrik Korumi. Këtu ai arrin të zbulojë gjithë skemën e pastrimit të parave.

“Patriku, i entusiazmuar  se  kishte zbuluar  rrjetin,  sapo arriti  në  dhomën  e  tij,  hapi  telefonin  tek fotot  dhe  filloi  t’i  hedhë  në  letër.  Duke  e  zbërthyer  skemën  dhe  rrjetin  e  bashkëpunëtorëve  në  këtë  veprimtari  kriminale,  arriti  të  ndërtojë  besueshëm,  burimin  e  parave  të  jashtëligjshme, si  dhe  rrugët  e  qarkullimit,  deri  në  futjen  e  tyre  në  financimin  e  ndërtimit  të  komplesit  gjigant  në  Shqipëri.

Nga  Barcelona,  lënda  narkotike  e  amballazhuar,  tërhiqej  nga  një  rrjet  i  organizuar  kriminal  në  Napoli  të  Italisë,  me  para  kesh,  në  dorë. Këto  para  grumbulloheshin  në  rezidencën  e  Kosta  Siriçit,  në Hotel  Europa.  Kosta,  pasi  mbante  përqindjen  e  vet  si  aksioner,  parat  i  transferonte  në  Bankën   “Parajsa  Fiskale”,   në  Zvcër,  për  t’ iu  shmangur  tatimit,   në  llogarinë  e  Selfo  Markut. Ky  i  fundit,  kishte  një  llogari   të  hapur  në   një   nga  bankat  shqiptare.  Paratë  e  depozituara  në  Bankën:  “Parajsa  fiskale”  në  Zvicër,  sipas  nevojave  i  transferonte  në  llogarinë  e  tij,  në  Bankën  Shqiptare.  Dhe pikërisht, këtu,  në  këtë  Bankë,  duhej të  fillonte  kontrolli  mbi  origjinën  e  këtyre  parave, pasi  këtu  fillonte  edhe enigma,  që  duhej  zbuluar”, -shkruan autori (fq.57-58).

Me mprehtësinë e ekonomistit me përvojë, por edhe të prozatorit tashmë të sprovuar, Dogjan Dervishi arrin të improvizojë dyluftimin e intelektualit të ndershëm Arsen Demi me “demat”e mafias të implikuar në skemat e parajsës fiskale.

Kështu ai arrin të sqarojë, se si  ishin  pranuar  nga  drejtori  i  Bankës  së  Shqipërisë,  gjithë  këto  transaksione  valute në euro,  pa  kërkuar  origjinën  e  tyre …. dhe se se me  cilët  hallka  të  administratës  shtetërore, ishte lidhur  Banka dhe  drejtori  i  saj,  për  të  vepruar  me kaq  siguri në pastrimin e parave të pista.

Skema bëhet edhe më bindëse kur autori, pas konsultimeve të vazhdueshme me mikun e tij Sefer Deli, punonjës i brendshëm i bankës, arrin të zbulojë mënyrën e kryerjes së transaksioneve të paligjëshme. Kështu ai arrin të zbulojë se paratë  që  transferoheshin  nga  Banka  (Parajsë  Fiskale)  e  Zvicrës,   depozitoheshin  në  llogarinë  e  Selfo  Markut,  në  Bankën  e  Shqipërisë.  “Tani  ishte  e  qartë,  se  pronari  dhe  financuesi  i  gjithë  këtij  aktiviteti  kriminal,  ishte  Selfo  Marku.  Nga  llogaria  e  tij  në  Shqipëri,  ishin  bërë  transferta  të vazhdueshme  parashë,  në  llogarinë  e  aksionerit  të  vogël,  Agron  Mema.  Ky,  për  të  mbuluar  dhe  evituar  dyshimet  mbi  burimin  e  parave, kishte   marrë  edhe  një  kredi  bankare,  të  cilën,  me  shumë  korrektësi  e  kishte  likuiduar,  sipas  afateve  në  kontratë.  Dhe në fakt, Agron Mema,  njihej  si  financuesi  i  gjithë  këtij  investimi  të  madh,  për  ndërtimin  e  Kompleksit  Tregtar  në  Tiranë.  Prapa  tij  fshihej  Selfo  Marku,  pronari  i  vërtetë” (fq.72-73).

Romani bëhet edhe më tërheqës në vijim, kur Arseni, pasi e  kopsiti  mirë  materialin  trokiti  në  derën  e  zyrës   së   Shefit të tij, eksponent, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të  Pastrimit  të  Parave  të  Pista ku insistoi në vënien para përgjegjësisë penale të eksponentëve të këtij rrjeti kriminal. Por mafia vihet në veprim për ta parandaluar mosndëshimin ligjor. Ja se çfarë shkruan autori në këtë rast: “Eksponenti  i  rëndësishëm  i  institucionit  të  parandalimit  të  pastrimit  të  parave,  njoftoi  urgjent  dy  bashkëpunëtorët,  hierarkun  e  Bankës  dhe  të  qeverisë,  të cilëve  u  la një  takim,  në  një  nga  lokalet  e  një  hoteli  në  Lundër.  Ata i qëndruan korrektë  orarit të caktuar të takimit  dhe  u  futën  në  një  ambient  të  ngushtë,  ku  shkruhej  “Rezervuar”.  Kafetë  që porositën u  erdhën shumë  shpejt.  Drejtori  i  Bankës  dhe  hierarku  i  qeverisë, të  frikësuar,  e  pyetën   Shefin  e Madh,  Sami Kurtishi, që  vinte  pas  Drejtorit  të  Përgjithshëm,  të  Parandalimit  të  Pastrimit  Parave:

– Çfarë  ka  ndodhur  Sami !?  Na  thuaj  shpejt  dhe  mos  na  lerë  të  presim gjatë !

Sami  Kurtishi  shpjegoi  shkurt:

-Hetuesi  im,  juristi  Arsen  Demi,  ka  qenë  deri  në  Spanjë  dhe  ka  zbuluar  rrjetin  e  kultivimit  dhe  të  trafikimit  të  bimëve  narkotike,  si  dhe  kanalet  e  qarkullimit  të  të  ardhurave  nga  shitja  e  tyre,  deri  në  destinacionin  përfundimtar, që është financimi  i  objektit  gjigand  në  Tiranë.  Materiali  që  më ka   dorëzuar mua, është i  plotë,  i  hollsishëm  dhe  i  besueshëm.  Ai po   pret vetëm reagimin  tim,  për  ta  dorëzuar atë  në  prokurori.  Në  material,  akuzohet  direkt  me  emër  drejtori  i  Bankës,  sepse  nuk  ka  kërkuar  origjinën  e  parave.  Në  vazhdim,  ka  lejuar  herë  pas  here,  transferimin  e  këtyre  parave  nga  llogaria  e   Selfo  Markut  në  llogarinë  e  aksionerit  Agron  Mema  dhe  pastaj  në  financimin  e  objektit.  Në  material  zbulohet  pronari  i  vërtetë  i  kësaj  veprimtarie të paligjshme, që është Selfo  Marku.  Ky  i  fundit,  nga  llogaria  e  tij, që  ka  hapur  në  Bankën  e  Zvicrës,  parajsë  fiskale,  transferonte  herë  pas  here dhe  sipas  nevojave, paratë  në  euro,  në  llogarinë   sekrete,  që  kishte  në  Bankën  e  Shqipërisë.Të  dy  hierarkët, si ai  i  bankës  dhe ai  i  qeverisë,  dukeshin qartë, se ishin  të zbehur  në  fytyrë.

Dhe pas  këtyre  shpjegimeve,  Sami  Kurtishi shtroi  pyetjen:

-Si  do të  veprojmë tani !? “.

Me gjuhë të pasur e mjete shprehëse artistike autori D.Dervishi, do të vijojë më tej me përshkrimin brilant të tronditjes së pësojnë eksponentët kryesorë të kësaj skeme kriminale: Hierarkët e ftuar në takim, mbetën të tronditur dhe pa fjalë. Ata ishin të bindur tanimë, se materiali  ishte  i  plotë  dhe  i  kontrollueshëm, i cili nuk  të  lejonte,  as  hapsirën  më  të  vogël,  për  t’iu  shmangur  rrezikut.  Por, ishin të bindur gjithashtu edhe në faktin, se me  të  dërguar  materialin  në  Prokurori,  i  pari  që  arrestohej  menjëherë,  do të ishte  drejtori  i  Bankës,  dhe  pastaj  vetë ata të dy hierarkët, i bankës dhe i qeverisë”.

Të ndodhur përballë këtij rreziku, hierarkët ndërtojnë edhe skemën për ta zbrapsur specialistin e ndershëm e kurajoz Arsen Demi që kishte  vënë  në  rrezik  edhe  jetën,  për  këtë  hetim. Dhe pasi nuk arrijnë ta joshin me metodat e tyre, inskenojnë rrëmbimin e Arsenit, i cili padyshim do të pësonte tronditje të thellë, që do ta çonte deri tek dorëheqja.

Si përfundim, mesazhi që përcjell romani i Dogjan Dervishit është vërtetë tronditës: Lufta  kundër  korrupsionit  dhe  krimit  të  organizuar,  është  vetëm  një  propagandë  demagogjike.  Në  fakt,  shkaku  i  kësaj  gjendjeje  të  Shqipërisë,  edhe  pas  30  vitesh,  është  korrupsioni,  korrupsioni  dhe  vetëm  korrupsioni…!!!???”

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.