Nga GJIN MUSA
Në 23 librat e tij sjell artistikisht ngjarje e personazhe që të lënë mbresa


• Krijimtaria e Halil Ramës është vlerësuar nga personalitete të shquara të letrave si: Teodor Laço, Prof.dr.Shaban Sinani, Prof.Bujar Kapexhiu-“Nderi i Kombit”, Prof.Dr.Fatmir Terziu – “Mjeshtë i Madh” (dekoruar edhe me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si dhe nga shkrimtarët e mirënjohur: Preç Zogaj, Dr.Mujo Buçpapaj, Shpendi Topollaj, Dr.Hajri Mandri, Andon Andoni, Shefqet Meko, Sakip Cami, Dr.Fejzulla Gjabri, Naim Berisha, Namik Selmani, Dr.Selman Mëziu etj.
Me 23 libra: monografi, profile, reportazhe, tregime e kritikë letrare, Halil Rama renditet padyshim ndër shkrimtarët dhe publicistët më produktivë e cilësorë. Kjo edhe për faktin se librat e tij janë vlerësuar nga personalitete të letrave shqipe, si Teodor Laço, Prof.Dr.Shaban Sinani, Prof.dr.Bujar Kapexhiu-Nderi i kombit”, Prof.Dr.Fatmir Terziu, poeti, prozatori dhe politologu Preç Zogaj, Dr.Mujë Buçpapaj, Dr.Hajri Mandri, Dr.Fejzulla Gjabri, nga shkrimtarët Shefqet Meko, Andon Andoni, Namik Selmani, Sakip Cami, Selman Mëziu, etj.
Kështu, nëse Preç Zogaj shprehet për librin e parafundit se “Magjia e fjalës” (Botim i UET PRESS), përveçse një adresar titujsh për t’u lexuar dhe një koleksion citimesh që në lidhjen e tyre krijojnë një buqetë perlash për njohjen dhe kujtesën, është një shërbesë e madhe letrare dhe intelektuale në këto kohë të vështira për artin dhe kulturën…” dhe: Nëse do të përfytyronim një “Urdhër” për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës si pasuri e shoqërisë dhe njerëzimit, Halil Rama është aty në shërbim të librit në gjuhën shqipe”, Prof.dr.fatmir Terziu, për librin e 23-të të këtij autori Ëkzaminimi ï diktaturës në vepra letrare, të sapobotuar nga Shtëpia Botuese “Nacional” shkruan se: “Shkrimtari nuk do fjalë “ngushëlluese” prej miqve shkrimtarë, ai nuk do të ndjejë në vend të realitetit ato fjalë që do ta ngushëllonin, qoftë pak ose aspak, por një kritikë që i shërben pozitivitetit dhe inkurajimit të të shkruarit. Këtë e bën mrekullisht Halil Rama. Ndaj gjithçka që ndodh në këtë libër është ndryshe, është korrekte, është përcaktore, është dashamirëse, është një ndjesi profesionale që kërkon të paraqesë, prezantojë dhe jo të sulmojë në asnjë rast”.


VEPRIMTARIA KRIJUESE E SHKRIMTARIT
DHE TË PUBLIÇISTIT HALIL RAMA

Halil Rama u lind në Muhurr të Dibrës, në një familje tradicionale dibrane. Ka kryer Shkollën 8-vjeçare Nexhat Agolli” – Muhurr (1967-1974), shkollën e mesme bujqësore “Nexhat Agolli”- Muhurr(1979-1983), kurs regjisure në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, në Tiranë (1979-1980), studimet e larta për gjuhë-letërsi (pa shkëputje nga puna) në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër (1989-1993) kurs pasuniversitar për “Marrëdhënie Diplomatike dhe diplomaci” në Akademinë Diplomatike Shqiptare(2011), Fakultetin Juridik në Shkollën e Lartë universitare private “S&P Qiriazi” (2008-2011), Master Shkencor “E drejta Penale” te Akademia Profesionale e Biznesit Juridik((2011-2013), “Mbrojtja e të dhënave personale” në Institutin e Trajnimit të administratës Publike (2012), Certificate of Achievement ETC-TOEIC (2013), Shkollën Kombëtare e Avokatisë (2014) Status “Nëpunësi Civil” në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (2015).

Halil Rama ka kryer detyrën e gazetarit e redaktorit në dy nga gazetat më të mëdha ditore të vendit dhe detyrën e kryeredaktorit e të drejtorit në 5 (pesë) gazeta të tjera periodike: Kryeredaktor i 
1.Gazeta “Bulqiza” (1992-1997),
2. “Bota SD” (1997-2003),
3.gazeta “Kamza” (2010-2012),
4. gazeta “Vizioni Liberal” (2008-2012),
5. Gazeta “Veterani”-organ i Organizatës së Veteranëve të LANÇ ( 2000 e në vazhdim),
si dhe gazetar-redaktor në gazetat ditore “Albania” dhe “Rilindja Demokratike”.
Që në vitet 80’ të shekullit kaluar ka botuar kronika, shkrime problemor, reportazhe dhe krijimtari letrare në gazetën “Ushtima e Maleve”, në gazetën “Dibra”, si dhe në gazetat ditore “Bashki”, “Zëri I Rinisë”, “Puna” e “Luftëtari”.. 

Nga viti 2010, boton në vijimësi opinione, dossier dhe reportazhe në të përditshmet “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Koha Jonë”, “Telegraf”, “Standard” dhe “Dita”, sidhe në portalet prestigjioze dritare.info; fjala e lirë: alb-spirit, etj.
Mjeshtri i Madh Halil Rama është qëmtues i hollë i ngjarjeve e fenomeneve shoqërore dhe politike, personazhet e këtij autori, asnjëherë nuk kanë qenë rastësor dhe të çfarëdoshëm, por janë të përzgjedhur dhe me vlera e kontribute në fushat e tyre. 
Halil Rama deri më tani, ka shkruar e botuar 23 libra: monografi, reportazhe, tregime, poezi e kritikë letrare; që të gjitha të mirërealizuara dhe me vlera ideo-artistike, të cilat kanë përcjellë te lexuesi i shumtë vlera të padiskutueshme letrare, historike e shoqërore.
Librat e shkruara e të botuara nga Mjeshtri i Madh Halil Rama janë:
“Dine Hoxha, një filozof popullor në oborrin mbretëror” (me bashkautor -2008),
“ Muharrem Xhediku-kompozitori i tangos shqiptare” 1917-1959 (me bashkautor -2010,
”Fundi i rrugës së vetme” -2010,
“Rrahman Parllaku, një legjendë në kufirin e dy kohëve”- (me bashkautor 2014) ,
“Testamenti i Atdhedashurisë”-2014,
“ Bajram Ndreu i Zall-Dardhës”-2015,
“ Sefer Efendiu, Hamdi, Vesel dhe Ruf Kazazi, pinjollë të një dinastie të rrallë” (me bashkautor -2016),
“Liri Belishova-gruaja që sfidoi diktaturën”-2016,
“Në panteonin e vlerave”-2017,
“Rizgjime meteorësh”-2018,
“Memoria historike e Kombit” -2016,
“Një shekull në memorie” -2019,
“Lutfi Ndreu, mësues dhe artist”-2018,
“Gjenerali që sfidoi kohërat” (2019),
“Skënder Cala, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare” (2019), “Muhurri, histori dhe personalitete (2020), “Fluturon shqipja mbi Korab” (2021),
“Magjia e fjalës “(2022); “AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut” (2022) dhe
“Ekzaminimi i diktaturës në vepra letrare” (2022).
Ky autor, ka realizuar 7 dokumentarë televizivë kushtuar personave të njohur publik, si:
1. “Legjendë në kufirin e dy kohërave” -2014,
2. “Lutfi Ndreu-mësues dhe artist” -2018,
3. “Gjenerali që sfidoi kohërat” -2019,
4. “Skënder Cala në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”-2019,
5. “Fadil Hoxha, arkitekt i Kosovës së lirë” -2020; 6.”AND-ja e pandryshuar e Shefki Karadakut”-2022;
7. “Setki Jashari, poeti i dashurisë dhe dhimbjes njerëzore…”.

Gjithashtu, është me vend të theksohet se edhe detyrat që ka kryer gjatë jetës së tij janë kryesisht në fushën e kulturës, si në Muhurr edhe në Bulqizë, dhe në atë të administratës publike, ku punon prej vitesh dhe aktualisht, në bashkinë e Tiranës: Përgjegjës i shtëpisë së kulturës Muhurr (1980-1981), metodist i punës kulturore në minierën e mermerit Muhurr (1983-1987), metodist i punës kulturore në Shtëpinë e Ushtarakëve në Bulqizë (1987-1991), Sekretar i Këshillit Pluralist të Këshillit të Qytetit të Bulqizës (1991-1992), përgjegjës i sektorit të Administratës dhe kryeredaktor i gazetës “Bulqiza”-Këshilli i Rrethit Bulqizë (992-1997), gazetar-redaktor në gazetën “Albania” (1997-1999), gazetar-redaktor në gazetën “Rilindja Demokratike” (1999-2008), zëvendëskryetar dhe kryeredaktor i gazetës “Vizioni Liberal”, Bashkimi Liberal Demokrat (2008-2012), përgjegjës i sektorit të marrëdhënieve me publikun dhe kryeredaktor i gazetës “Kamza”-Bashkia Kamëz (2010-2012), specialist në sektorin e koordinimit të marrëdhënieve me njësitë administrative të bashkisë së Tiranës (2012- e vijim).

Duke pasur parasysh sa më sipër, ndajmë mendimin se ky autor, me punë, kontribute e dinjitet e ka rreshtuar veten në elitën e publicistëve dhe krijuesve dibranë dhe në mesin e atyre më me kontribute në vend.
Ndaj, edhe titujt e lartë “Mjeshtër i Madh” (2018) dhe “Akademik” (10 qershor 2022), Avokat-Dhoma e Avokatisë Tiranë dhe “Ambasador i Paqes” (2022), për zotin Halil Rama janë plotësisht të merituar.

Halil Rama është edhe anëtar i kryesisë së “Shoqatës Bulqiza” dhe kryeredaktor i “Gazetës Bulqiza” që prej vitit 1992 e në vazhdim, duke merituar respektin e dhe mirënjohjen e të gjithë bashkëpunëtorëve për kontributin e tij me kompetencë, përkushtim dhe profesionalizëm, si dhe ku e ka afirmuar veten si një zë i fuqishëm dhe me autoritet, si një model për brezat e rinj.