13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Halil Rama

FERIT KETA NA BËRI MË KRENARË SE KURRË…Mund të jetë një imazh i 4 persona, duke përfshirë Defrim Methasani dhe njerëz në këmbë
Fitorja e titullit Kampion bote në kikboks e ngjiti mbrëmë Ferit Ketën në majën e piramidës së këtij sporti të shumëpreferuar anë e mbanë rruzullit. FITORJA në ndeshjen e mbrëmshme në Kalanë historike të Bashtovës, përballë Guillerme Blokland- kampion bote, që u ndoq nga qindra mijëra sportdashës, e ku ishin të pranishëm dhjetra personalitete, si presidenti Alfred Moisiu, kryeparlamentari i RMV Talat Xhaferi, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, pinjolli i Jasharajve, Rifat Jashari, gazetari i mirënjohur Marin Mema, tenori Kastriot Tusha etj, na ka bërë më krenarë se kurrë. Padyshim që meritë për këtë ka dhe trajneri Ismail Keta, një nga personalitetet shqiptare me famë botërore në botën e sportit.
Më krenarë se kurrë edhe me Ju miku ynë Defrim Methasani, që si ikonë e gazetarisë sportive e moderuat me mjeshtri të rrallë këtë event historik, duke i dhënë kalasë së Bashtovës atë gjallëri që s’e ka parë e ndjerë shekuj më parë…
“””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

MALLKIMI I NJË GRUAJE
-Pas një seance divorci-
Ti jetën ma ka nxirë,
Më ke bërë kockë e lëkurë;
S’më bëre asnjë të mirë..
Ç’të të dua ty për burrë?!
Isha vetëm 15 vjeçe,
Kur marrëzisht të dashuroja,
Por sot në këtë gjendje,
Të të shoh me sy s’do doja…
Me ty qesh veç një fatkeqe,
Një ditë të mirë s’gëzova;
Ti, shërbëtore më deshe…
Sa keq me ty përfundova!
Gjithë prapësitë ti fala,
Por ti kurrë nuk ndyshove,
Të të divorcoj guxova,
Kur zbulova se më tradhtove…
Ti ishe veç mallkimi im,
Pijanec e bixhozxhi;
Tashmë tek Ti s’ka kthim…
Kush guxon gjen mirësi…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.