REÇAKU
Ah,moj dhimbje që s’ke kufi…
Se përpin dhimbjen koha
Çfarë tiranie përjetoi Reçaku
Mizoria aty vrau shqiptarë
Deri në gu rrodhi gjaku
Bota u tronditë se çfarë tmerri
Edhe në qiell dhembja u ngritë
Gjenocid tha William Walkeri
Lumë i kuq, toka u dridhë
Ah,gjamë e lot përmbi Kosovë
Re të zeza kishin mbuluar qiellin
Bota kur e pa u tmerrua
Si shqiptarët përjetonin ferrin
Nën atë dhimbje pati të gjallë
Dal prej dhimbjes si një hije
Nën kufoma ,avuj jete
Gjaku fytyrës ,ngjyrë lirie
Portretit të atdheut lexoi dhimbjen
Pikturë lirie zemrave tona
Jo nuk mbyllet lehtë kjo plagë
Sa të tilla ka Kosova…
15.01.2020
PËRMENDORET E HARRESËS
Që sa shekuj brengave të brezave
Ti udhëtar o atdhe
Fatin tënd duke bart mbi supe
Pa buzëqeshje sërish më je…
Përmendore të ngritura në shpirt
Në dëshirat e atdhetarëve
Fjalë e tyre mbeti dhimbje e si hije
Pa më thuaj ,pse,oj koka shqiptare ??
Ah,moj fjalë ç’ m’ ishe dritë
Në tokë flitej prekshe qiellin
Miliona zemra i ngrohe tona
Mbi atdhe kishim veç diellin
Veprat e tyre përmendore t’harresës
Mbetën emrat diell i perenduar
Por sërish toka i kërkon
Në parajsë qielli i ka pranuar
Pas të mdhënjve të vegjël mbetëm
Si një hije pas perendimi
Pas emrave të ndritur ,sikur më
Në atdhe s’po duket dielli
Ah,moj koha e Kastriotit !!!
Që gjatë shekujve ke shndërrit
Shpata e Gjergjit ,Diell i Kombit
Më atdheut s’ju kthyen ato ditë…
“””””””””””””””””””””””
URTËSIA E TIJ SHEKUJT I SHKUNDI..
Atdheun fati e kish uruar
Gjuhë,plis ,flamur e identitet
Shekujt krenarinë na dhuruan
Mbarë Kosova, me një zë flet
Erë e tërbuar shkaktonte dhembjen
Mjegull e dendur i thriste vdekjes
Urtësia e tij e gjurmonte shpresën
Shpresa u bë buzëqeshje e jetës
Tokë e djegur qiell i nxirë
Rrugë e zjarrtë të përpinte
Flakës fliste fjalën e lirë
S’ndalej shqipja, diellin kërkonte
Reve të zeza brigjeve të dhimbjes
Erë lirie e përflakur
Kurorë pavarësie mbi Kosovë
Rugova shekujve ua merrte hakun
Midis dhembjes vinin rrezet e lirisë
Mbeti pemë me rrënjë të thella
Kurorë e artë e mençurisë
U mbeti brezave sa të jenë jeta
Jo nuk vdesin burrat e mdhenj
Dhe pse ikën në botën tjetër
Sepse vepra jeton brezave
Udhërrefim i kohës së vjetër
(Punoi portretin prof . Faton Aliu )