MANTlL BARDHËT
Mes kësaj mjegulle dal prej ferrit
Nëpër zemra sa fortë dhemb
Shoh parajsën te mantil bardhët
Luftë me viruesin sy pa tremb
Mes të zezës shoh të bardhën
Heronjtë me viruesin si përballën
Duke mundur të pa dukshmen
Dhe të sigurt po e fitojnë garën
Këtë të zezë po e mund e bardha
Nga dorë e bekuar që ka mjeku
Por kujdes mbarë njerëzia
Mos të vuaj ,nga njëri-tjetëri
Ky virues i padukshëm
Nuk po më lejon me pa pranverën
Mjekët po bëjn të pa mundurën
Dhe po sjellin shpresë për jetën..
NË KRAH ZOGJSH..
Ah, aromë e bukur lulesh
që e mund helmin ,horizontit
në krahët e zogjve
të jetoj shpresa
se do t’i sfidoi bota edhe ne
këto ditë të dhimbjes e të mortit
E këtij helmi mbi viset e mia
do të ia vë para shpresën
aromë jete që të mbijë
dhe atëherë kur të lënduar
e kemi zemrën
edhe shpirtin
ta ndarë për gjysmë
si vetëtima që ndan bjeshkën
Sërish do të ndëgjojmë këngë zogjsh
e do të shohim gjallëri
nuk do të ketë ankth për zemra
por buzëqeshje
për çdo njëri
Ta shohim gjelbërimin
e bukur të pranverës
e kopshtet me aroma lulesh
Ah,me ju së bashku…
ta ndaj besimin në Krijuesin
e mjeksin
e ta mundim helmin
e vdekjes
“””””””””””””””
PRANVERAT FLASIN
Nëse shikojmë të djeshmen tonë
Në sytë e tanë s’ sheh fëmijërinë
As,cicërima e këngë zogjsh
Por, ëndërronim
Gjithnjë lirinë
Nëse e shikojmë të djeshmen tonë
Ah ,një libër e grisur stinëve
Fund e krye e shkruar
Me dhimbje dhe e vulosur
Me gjak rine
Kopertina tona të jetës
Sa fort të grisura nga stuhitë
Trëndafila në krahror të nënave
Aromë lirie ,
Dhe e krenarisë
Çfarë frymëzimi na dhanë shekujve
Jo nënshtrim s’ka dashtë nënlokja
Ecëm zjarrit ,tymit ,flakës
Jo s’ndalohej kurrë shqiponja
Gjeneratë pa fëmijëri
Gjysmë të gjallë
E gjysmë të vdekur
Matanë bregu e pamë lirinë
Që e priste me ardhë pranverën
E kaluam këtë dhimbje të kohës
Dhe menduam që jem të mëdhenj
Por harruam se robëria
Mbi supe tona
Ende peshon