9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Hamit Majkovci

TJETËR PLANET

Sikur të kishte një tjetër
planet jetë,
askush përveç djajve,
këndej s’kishte mbetë….
Njeriu bishë,tokë në zjarr,
qielli pa zogj,bomba mbi krye,
trupa dhimbjes s’i pa emra,
pa kokë e gjymtyrë
lundrojnë lumenjve gjaku,
botë sa herë ferri
të erdhi para syve?!
Unë që e përjetova qiellin pa diell,
e pranverën pa këngë,
e di mirë çka është lufta,
sa lule të njoma
i pashë duke
u djegur
në flakë.

Çfarë egërsirash njerëz kohës

dhimbjes po humbas,

kur i shoh të ndaluara

lojrat e fëmijëve,

s’di a vlen më shumë zjarri

i armëve,

a loti i nënave e foshnjëve

që rrugëve të ferrit,

zjarrin e helmin e mbajnë,

nënat në gji,

fëmijët në grusht…

“””””””””””””””””””””””

QIELL I PADUKSHËM

Kur femra qan,qielli kryset,

stuhia i mbulon malet

degët e lisave përplasen,

mbi shkëmbinjë

copa dhimbjesh bien,

fushat dridhen

riga lotësh,

shtratit të jetës

flasin me kohën.

Sa qiej të padukshme

heshtjeve rigojnë

në oazën e shpirtit,

lot i ri përqafohet më të vjetrin.

Dihatje melodi e çdo kënge,

betim i lavdisë,

rrufe që portret e dijeve,

më dridhje i grisë.

Identitet i pathyeshëm,

mbi djajtë,

kështjellë e dashurisë,

stuhisë,

forcë prej shkëmbi,

ku stërkalet përplasen,

lot i kristalt,murosur akullnajave,

femër e papërulur asnjëherë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.