20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Hamit Majkovci

DËSHMORËT
Në robëri ata panë
hijen e lirisë,
se si ishe shtrirë
qiellit të atdheut,
lartësive rrezet e diellit
e erë e krenarisë,
e ngrohni përsëri
tokën tonë,
e valvisnin flamurin
e Skënderbeut.
Posht qiellit kishte
zbritur dashuria
për atdheun,
ndërsa lart
atje në Koshare
heroizmi i trimave të lirisë
ishte ngritur deri tek retë.
Trimërinë time, tha
Rifat Goxhufi,
do t’ia dhuroi
heroizmit përvëlues,
krisma e armës
t’u shkojë bjeshkëve të mia,
ndërsa jehona
Kosovës nënë.
Në sofrën e burrërisë
ishte pjekur atdhetari,
aty ku flitej me armë
për atdhe,
dua tha, të jem i pari.
Në Koshare ku dielli,
zbriti përmbi kreshta
ishte hija e shqiponjeve,
që me heroizëm
përmbi vdekje,
lindje u bë jeta.
Zjarrin e lirisë,
flladi i flamurit,
u’a shuante shekujve.
Dëshmorët lindin
përmbi zjarre,
me kokë lart,
ata jetojnë dhe
përtej kësaj jete.
“””””””””””””””””
NJË LOT JETËS
Një rigë shiu, kohës sikur i vodha
dhe e futa në zarf të shpirtit
i lagur mbeti zarfi kohës
duke kërkuar
rrezet e diellit
nuk ishte kjo rigë e shiut
por ishte një lot i jetës
që ka kohë universit
vetëm helm
i sjell zemrës
s’po e tret këtë rigë moti
po veson kjo ende mes nesh
sa mungesa qielli jetë
ka humbur kuptimin
e vërteta krejt
në adresën e këtij zarfi
sa dhimbje të fshehura
flasin kujtimeve
tani vlerë sikur fare
nuk ka më jeta….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.