6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Hapen 6 zyra të reja aplikimesh për dokumentet biometrike jashtë Shqipërisë

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe 6 zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.

6 zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta, duke e çuar në 20 numrin e zyrave të aplikimit në mbarë botën

Emiratet e Bashkuara Arabe (Abu Dabi);
Kinë (Pekin);
Kanada (Otava);
Australi (Kanberra);
Brazil (Brazilia);
Rumani (Bukuresht)

Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.
Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).

Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.

Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri.

Ky vendim është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.