9.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Prill 2025

Hasan Aliaj

Lexues, dashamires e bashkepunetore nga te gjitha trevat shqiptare dhe diaspora me pyesin: Ne çfare pike shitje ndodhet gazeta “Rrenjet”?. “Fatmiresisht” gazeta “Rrenjet” nuk ndodhet ne asnje pike, se ajo nuk shitet, por jepet falas. Qe me botimin e numrit te pare, maj te vitit 2002, kemi vendosur qe kulturen e historine t’ua percjellim falas bashkekombasve tane. Mundesine e pare ne e kemi gjetur midis nesh, tek shume e shume bashkepunetore qe kontribuojne me deshire e perkushtim. Jo vetem kaq, por ata e kane per nder qe shkruajne ne gazeten tone.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Mundesia e dyte eshte se ne çdo cep te globit, ku ndodhen shqiptare, si ne Australi, Kanada, SHBA, France, Gjermani , Turqi, Greqi, Itali, Belgjik, Spanje…, e kemi realizuar daljen e ekzemplarit tone jo vetem ne saj te bordit te gazetes, por edhe prej ndihmes te burrit te mençur Beratas Ylli Polovina, te shtypshkronjes me drejtues Bujar Karoshi dhe te qindra e qindra misionareve visionar si: Andrea Llukani, Leonard Asllani, Luan Rama, Keda Kaceli, Agron Lluka, Saimir Lojla, Gezim Llojdia, Naum Prifti, Dalan Luzaj, Dorian Koçi, Stefan Kume, Moikom Zeqo, Eva Brinja, Edmond Aliaj, Murat Geçaj, Sitki Cerekja, Anastas Shuka, Fatbardha Demi, Visar Zhiti, Faruk Myrtaj, Dardan Leka, Arben Malaj, Fotaq Andrea, Kujtim Morina, Sedat Guraziu, Etnor Canaj, Elton Varfi, Fatjon Pajo, Vasil Qesari, Robert Goro, Laurant Bica, Agim Bacelli, Elida Buçpapaj, Rexhep Doçi, Mathieu Aref, Spiro Butka, Lek Pervizi, Besim Dervishi, Selman Meziu, Ilirjan Gjika, Agim Jazaj, Aleksander Papa, Selim Memishi e te tjere, te cilet jo vetem kane bashkepunuar me redaksine tone, por njekohesisht e kane shperndare ate fizikisht e virtualisht, duke e postuar ne FB.
Shpesh here na behet pyetja: Por si keni mundur te rezistoni, duke mos u lidhur me politiken?. Duke u nisur nga realiteti ekzistues kjo eshte nje pyetje me vend, por ju them me bindje se e kemi realizuar duke u perqendruar me teper tek historia e kultura, te cilat na kane mesuar dhe edukuar qe nje kopshtar i mire eshte i zoti kur di te grumbulloje rreth vehtes njerez bujare e patriote te devotshem, qe me dijet e mençurine e tyre dine t’i ujisin rrenjet e kombit, te cilat kane nevoje te ujiten shpesh me durim e pasion. Kete formule kemi ndjekur prej shume kohesh ne periodikun tone, qe tashme eshte kthyer ne nje tryeze te rrumbullaket. Tek ne shkruajne jo vetem arkeologe, historiane, gjuhetare, etnografe, shkrimtare e poete, por edhe nje numer i madh njerezish pa as me te voglin dallim politik e fetar. Te gjithe se bashku ne kemi krijuar nje identitet, nje liber te hapur ne sherbim te kultures dhe historise se lashte te kombit tone. Shkak i ketij mesazhi u be kjo foto e ketij pensionisti, i cili pret me padurim daljen e gazetes “Rrenjet”. Per kete falenderojme fotografin e talentuar per çfare na ka dhuruar. Pensionisti ka shume te drejte, sepse shpesh here per motive teknike ne s’kemi dale ne kohe, por jemi te bindur qe ne saj te ndihmes dhe te sensibilizimit ne mase te gjere te njerzeve te mire, qe kane mundesi financimi, t’ia arrijme qellimit qe gazeta “Rrenjet” te dale rregullisht.
Ne shqiptaret kemi cilesi te mira e te keqia, por kemi nje te veçante: Kur flitet per histori e indentitetin kombetar te gjithe rendim si bleta per te dhene nektarin e vete. Ja per kete nektar kemi nevoje. Ju faleminderit.
Me respekt, Hasan Aliaj Rome, Itali.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.