“”””””””””””””””””””””””””””””””””
Një zë buçiti fort, shumë mikpritës,
Larg, larg nga Istogu trim kosovar,
Eja më tha valltari shpirtthërritës,
Ta hedhim vallen të dy si shqiptar.
Në vatër të flasim të dy si vëllezër,
Për gjuhë, histori flamur e komb,
Zemrën në vatër bashkë ta ndezim,
Dashurinë shqiptare ngremë në këmbë.
Bukë e kripë e zemër ka vatra dhe zjarr,
Të pret baca Maxharri me shumë dashuri.
Vëllai im shqiptar je, për Shqipërinë mall,
Pranë zjarrit gjithë natën zemër rrëfejm.
Le të na dëgjojnë malet dhe të oshëtinë…
Le të bubullojë zjarri e të na ndrijë.
Vallen me ty bacë do e hell në konak,
Do valvitim flamurin e lar me t’kuqin gjak.
Me trupin lis ti prek lartësi, fluturon…
Me ngjyrat kombëtare qiellin rrezaton,
Me krahet shqiponjë malet e larta pushton,
Me zemrën e bardhë sofër bujare shtron.
Ti je ngjyrë flamuri supet ndrit me të.
Ti je histori e valles se bukur kombëtare.
Ti je lartësi lisi prek qiellin në thellësi,
Burrë shqiptar që fal respekt e dashuri.
“””””””””””””””””””””
Prit
Nuk…Nuk i madh.
Kurrë nuk…
Kurr nuk duhet të dorëzohesh…Qëndro.
Kurrë shumë shpejt.
Ose të festosh shumë shpejt.
Prit…Festo.
Momenti çudit.
Prit derisa historia të mbarojë,
Gjithçka është ende e mundur!
Pëson…
Pritja e ka një fije lumturie.
Prit.
Atë prit.
“”””””””””””
GJITHMONË
Momenti është i rëndësishëm.
Gjithmonë vendimtar.
Përcaktues.
Ah ti moment,
Që ndan të bukurën nga e shemtuara, dritën nga errësira,
Puthjen nga mosputhja!
Ah ti moment që errëson mendjen.
Bukuri e madheshti momenti.
Kjo është arsyeja pse unë mbaj mend,
I pari dhe i fundit
Nga puthjet tona.
Kujtimi i thjeshtë
E mban gjallë.
Ajo e egër dhe sublime,
Kapës dhe i arratisur,
I dashur dhe i përjetshëm.
Moment….
Momenti ynë.
Takoni…
Takimi ynë.
Takimi ynë në të bukurin moment puthje.