13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

Hatixhe Xani

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

TË PRES
T’i kthehesh kullës së fjalës
Aty ku kam qëndisur për Ty
ëndrrat më të bukura të jetës
Të ma kthesh buzëqeshjen
Që shtrihej zvarrë nëpër rrugë
Si ushtari i plagosur në betejë
Të pres
E rri zgjuar deri në mesnatë
T’i rinoj këngët e pafund
Që i kam vargëzuar
Kur heshtja binte mbi dhomë
Skënderaj, më 4.7.2021
“”””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Hatixhe Xani

SA MALL KAM
Qershori ka thyer heshtjen
Në dhomën time ka rënë
Heshtje
Unë mbledh lule metafora
Që ta nis dallëndyshen andej
Që ta sjell diellin e Jugut
Dhe lulet që i kam mbjellë
Për Ty
Çdo natë i ujis ëndrrat
Që kam thurur për Ty
“”””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Hatixhe Xani, në këmbë dhe ambiente të jashtme

NËSE (S’) VJEN
Në stinën
E mbushur me lumturi
Mos më thuaj
Se qielli nuk paska re
E sytë lot
Vetëm në ecje horizontale
S’e harroj udhën
Që ta shkruaj në heshtje
Romancën e lirikave të mia
Që i ruaj
Si pylli gjethet
Nga erërat e tërbuara
Nëse (s’) vjen
Nata do të gurëzohet
Dhimbja s’do të pushojë
Për asnjë çast
Skënderaj , më 4.5.2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.