JASHTË IMAGJINATËS
Janë dhe do të ngelen shokuese në tërë udhëtimin historik pamjet apokaliptike që pamë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tempulli lider i demokracisë dhe i së drejtës botërore u përul.
Demokracia u plagos rëndë.
Ekuilibri dhe sistemi gjeopolitik botëror u trondit.
Pasojat do të jetë deri në katastrofike, në të gjithë rrjedhën e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe për vetë Shtetet e Bashkuara. Shteti lider e njollosi legjitimitet e një superfuqie botërore.
Pse? Shkurt! Ka kohë që politikën botërore, shtetet dhe një pjesë e fuqive të mëdha, ekuilibrin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk drejtohen më, si dikur, nga burrat e shteti, por nga “prostitucioni” familjar e farefisnor, nepotizmi miqësor i bizneseve të fuqishme sponsorizuese, me të dashura e dashnorë, lesbikë dhe gay, që mbushin ekranet e masmediave dhe portalet publike, duke skenaruar fatkeqësinë dhe trishtimin, zullumin dhe stuhi ogurzeza.
Amerika do rizgjohet, por “Trampizmi”, ndoshta si një qasje e re, tashmë ka mbjellë farën e së keqes, si një ferrë, që e ka mbështjellë demokracinë me telat e saj me gjemba, duke turbulluar gjithësinë. Çfarë do të bëhet me Trampizmin? Është për t’u parë, por ajo mundësia është që të digjet në koshin e së keqes historike.
Mu kujtuan fjalët e të madhit Uinston Çërçilli: “Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha formave të tjera të qeverisjes që janë provuar kohë më parë”.
Mirëpo kambanat e rëna në Shutet e Bashkuara ndoshta kërkojnë një qasje tjetër të qeverisjes shtetërore, rajonale dhe botërore. Tashmë të gjithë jemi demokratë. Liberalët, konservatorët, socialistët, komunistët, anarkistët, madje edhe fashistët, të gjithë të etur për të shpallur virtytet e demokracisë dhe për të treguar kredencialet e tyre demokratike.
Fara e mbjellë në Shtetet e Bashkuara, na çon drejt të panjohurave, që ngjasojnë me lapirinthet-imune që po përhapet nga pandemia COVID-19. Në vende të ndryshme, gjejmë qasje, imune e qëndrime të ndryshme.
Çdo të ndodhë?! Pikëçuditëse dhe habitëse njëkohësisht. Për shumë kohë, ashtu siç shpresojmë tek rezultatet e vaksinës kundër coronavirusit, bota do të qëndrojë mbi një lavjerrës tërmetesh, deri në një ekuilibër të ri, të një Rendi të Ri Botëror, që sa ka filluar. Ndoshta një koktej përzierjesh i qasjeve të ndryshme ideologjike, politike, ekonomike, kulturore, udhëheqje, që nga ato tradicionalet që përmendëm më lart, deri te mendimi dhe reformat e reja filozofike e politike që po lulëzojnë në këtë botë të teknologjisë dhe informacionit të shkallës më të lartë.
Lufta dhe paqia, dija dhe padija, informacioni dhe dizinformacioni, e reja dhe e vjetra, të ndodhura në konflikt, deri në një ekuilibër të ri, koha do të jetë e madhe dhe e gjatë. Por, njerëzimi do t’ia dalë. Fuqitë e Mëdha dhe burrat e shtetit, të shkëputur nga “laviret” e interesit personal, do t’ia dalin, dhe do të vendosin ekuilibrin dhe atë që kërkon e ardhmja e njerëzimit.