17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Hekuran Rapaj

NJË EPOKË E NDRITUR NGA DIFTIR H. HYSAJ NË TRANSPORTIN USHTARAK SHQIPTAR
Në mesin e atij dimri të acartë të vitit 1936, më datën 11 janar, familja e patriotit Hyso Hysaj, në fshatin Golëm të Kurveleshit, u bë për herë të tretë me djalë. Tradita e këtij fshati me histori, në Kurvelesh dhe Labëri, kështu e donte, familja lutej, andaj, lindja e Diftirit gëzoi prindërit e tij të dashur. Ekonomia e dobët që përpëlitej në krizën e madhe të atyre viteve, vështirësitë e vendit si dhe erërat e luftës që po vinin vërdallë, në familjet e traditës dhe vlerave patriotike e atdhetare, krahas vajzave, koha kërkonte më shumë djem. Djem për punë, djem për luftë e djem sigurinë e familjes.
Familjet e mëdha që bënin historinë e atyre viteve, që kurrë nuk rreshtin krismat e armëve për mbrojtjen dhe lirinë e vendit, domosdoshmëri kishin djemtë. Ishte koha kur Labëria, Kurveleshi dhe Golëmi bënin historinë, e shkruanin atë me barut, gjak dhe penë. E tillë ishe dhe familja e Hyso Hysaj.
Babai i Diftirit, Hyso Hysaj, djalë i ri, i gjallë, i kudondodhur, pjesëmarrës në luftërat e zhvilluara të fshatit Golëm, që nuk kanë qenë të pakta. Një luftëtar dhe patriot që nuk kurseu as shëndetin e tij, në moshën e bukur të rinisë, luftëtar i palëkundur kundër andartëve grekë në luftën e vitit 1914, i shquar në luftën e Cepos. Luftëtari patriot e atdhedashës, pjesëmarrës në Luftën e Vlorës, më 1920, në ato momente ku rënkimet e Shqipërisë kërkonin të kishte në zemrën e vet forcën e djalërisë dhe shqiptarizmin, për mjekimin dhe shërimin e plagëve që fqinjët “çakallë” po i shkaktonin. Kështu që, Hyso Hysaj, shumë i ri, në moshën 35 vjeçare vdiq nga një plevit akut, kur Diftiri ishte ende motak.
Kështu që, nëna e Diftirit, Bajamja, e bija e Hodo Bardhit nga Kuçi i Kurveleshit, mbeti grua e ve, shumë e re, me 5 fëmijë jetimë, dy vajza dhe 3 djem. Ajo e lidhi fatin e jetës me rritjen e fëmijëve të saj jetimë, me sakrifica e privacione të mëdha, me plot halle, varfëri, deri sa i rriti dhe i nxori në jetë fëmijët e saj. Ajo ishte babë dhe nënë e zonja, e dashur, kërkuese dhe e rreptë për edukimin e familjes së shenjtë. Çdo sukses i mëpastajshëm i Diftirit dhe i fëmijëve të tjerë, i kanë rrënjët pikërisht tek kjo nënë heroike labe.
Kaluan vitet dhe Diftiri po rritej në kushtet dhe në ato rrethana mizerabël ekonomike, sociale dhe krahinore, së bashku me traditat, virtytet e trashëgimisë fisnore si djalë i Hysos dhe nipi i Hodo Çelit, përthithi dhe i bërë karakter të vetat traditat më të mira të atij fshati dhe krahine të lavdishme. Diftiri u rrit në këto ambiente. Varfëri, luftë dhe përpjekje. Populli i Kurveleshit dhe Labërisë heroike, ndonëse të tradhtuar e të gënjyer, të kapur në befasi dhe në mjerim, i vuri gjoksin me trimëri agresionit të poshtër të Italisë fashiste. Nderi i familjes Hysaj domosdoshmëria e historisë kërkonte reagimin për Shqipërinë Mëmë. Ashtu si i gjithë Kurveleshi, familja e Hodo Çelit dhe Bajame Hysaj e priti jo vetëm me urrejtje, revoltë dhe zemërim pushtimin fashist të Shqipërisë, por u përfshi totalisht dhe pa rezerva në Frontin e Rezistencës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri.
Vëllai i madh Sulua, në moshën 15-vjeçare, doli me armë në dorë partizan, inkuadruar në Çetën e Rinisë të qarkut Gjirokastër. Mbas shumë luftimesh e betejash, në tetor të vitit 1943, ai ngeli dëshmorë i lirisë në luftimet e zhvilluara në Luginën e Fterrës, Kurvelesh, kundër nazistëve gjermanë. Kështu, me kërkesën e partizanëve të çetës dhe me vendim të qarkut, çeta e Rinisë së qarkut Gjirokastër, mori emrin e tij: “Çeta Sulo Hysaj”.
Familja Hysaj, shtëpia dhe vatra e nënë Bajames u kthye kështu në një bazë të sigurt të Luftës Nacionalçlirimtare të krahinës së Labërisë. Jo vetëm kaq, nënë Bajamja, u bë kryetare e parë e organizatës së grave, anëtare e këshillit Antifashist fshatit Golëm, anëtare e këshillit krahinor të grave të Kurveleshit, anëtare e denjë e Partisë Komuniste Shqiptare. Reagimet e pushtuesve, tradhtarëve e spiunëve, sigurisht që nuk do të ishte më ndryshe nga dhjetëra e qindra familje patriotësh të tjerë të cilët u dogjën dhe u vranë në zjarrin e luftës për çlirim. Shtëpia e Hysajve e djegur dy herë: nga shovinistët grekë më 1914 dhe nga nazistët gjermanë më 1943, ndërsa nënë Bajamja u dënua me vdekje në mungesë.
E kështu formohej karakteri, personaliteti, psikologjia e Diftir Hysaj, në një terr dhimbjesh e vuajtjesh, duke kaluar e përjetuar mbi shpatullat e njoma të moshës, i tmerruar dhe lebetitur nga vuajtjet e jashtëzakonshme. Ndërsa dy motrat, Vovua dhe Hankua dhe vëllai tjetër më i madh, të palodhur në aktivitetet luftarake dhe në ndihmë të çetave territoriale, Diftiri rritej mbi shpinën e nënës.
Në vitin 1945, kur ende plagët, flakët e Luftës Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe vendi ende kullonte gjak, ku grumbullohej copa e bukës dhe kokrrat e kripës për ndihmë, kur kërkoheshin eshtrat e dëshmorëve të lirisë e kur tymi i shkatërrimit të vendit vazhdonte, Diftiri u largua me zemër të plagosur nga Golëmi për në qytetin e Shkodrës. Me kujtimet e tmerrshme të luftës, dridhmat dhe tmerret e përjetuara nga ulërimat dhe të qarat e nënave labe për bijtë e tyre që nga lufta s’u kthyen më, dhimbja për vëllain, Sulon e vrarë në luftë, kujtimet e qëndrimet e burrave të Golëmit, në pamundësi mbijetese, Diftirin e mori me vete Sherif Zeneli, në atë kohë, kryetari i qarkut Gjirokastër, vëllai i Heroit të Popullit Asim Zeneli dhe, e dërgoi në strehën varfërore në qytetin e Shkodrës. Atje ai filloi shkollën fillore në Shkodër dhe më vonë e përfundoi atë në “Strehën varfërore” në Tiranë. Mbas tre vitesh kthehet pranë familjes në fshatin e tij të lindjes ku dhe përfundoi shkollën 7-vjeçare me rezultate të shkëlqyera.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, people playing musical instruments
Vendlindja ngeli në zemrën dhe shpirtin e Diftirit, një energji përkushtimi dhe vullneti. Në moshën 15 vjeçare ai zgjidhet anëtar i Plenumit të Organizatës së Rinisë të Qarkut Gjirokastër me detyrën e promovimit me të rinjtë të problematikës që kërkonte koha për zonat, Zagori, Lunxhëri, Dropull, Kardhiq e Përmet. Energjia dhe palodhshmëria, karakter i lindur dhe i përforcuar në zjarrin e jetës, detyrat transmetoheshin dhe realizoheshin, duke formësuar njëkohësisht përvojë dhe vlera të përzgjedhura, në vitet që pasuan u bënë për të udhërrëfyes.
Në vitin 1955, ai kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak si shofer në parkun e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Periudha e shërbimit ushtarak jo vetëm si obligim ligjor i detyrueshëm i kohës, por një ndjenjë patriotizmi atdhetar për t’i shërbyer Atdheut dhe nevojave të tij. Kështu që, pas mbarimit të shërbimit ushtarak, në vitin 1959, Diftiri titullohet oficer dhe merr gradën nëntoger, me detyrën e shefit të kontrollit në qarkullimin rrugor të ushtrisë. E paskësaj një periudhë e re po niste. Me atë karakterin solid që e shoqëroi atë gjithë jetën, vullneti përkushtues po i bashkëngjitej rrugëtimit në karrierën profesioniste: ushtarak në Forcat e Armatosura. Shumë shpejt, merr gradën e kapitenit dhe në vitin 1961, ai emërohet komandant i Parkut të Veturave në Ministrinë e Mbrojtjes, një detyrë që kërkonte njerëz jo vetëm profesionistë, por të ndërgjegjshëm e me moral të lartë.
Ishin kohët kur kërkohej të gjendeshin rrugë dhe mundësi të reja, kreativitet dhe profesionalizëm, për modernizimin dhe përshtatjen e shërbimit të transportit ushtarak. Bashkë me fazat e rritjes dhe fuqizimit të ushtrisë shqiptare, në përshtashmëri me kohezionin, transporti ushtarak ka shërbyer si një tregues shembullor, duke qëndruar në pararojë të zhvillimeve në rritje. Për të realizuar këtë domosdoshmëri kërkoheshin drejtues të aftë, të palodhur, të përkushtuar, të vullnetshëm, të sakrificës, atdhetarë dhe të ditur. Diftir Hysaj po rrezatonte të ardhme në punë, në sjellje dhe veprimet praktike tekniko-profesionale. Këto cilësi bënë që në vitin 1966, djalë i ri, energjik dhe i palodhur, të emërohet në një nga detyrat më të rëndësishme të kohës, zëvendës komandant për teknikën në komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, e cila kishte në varësi: artilerinë kundërajrore, aviacionin luftarak, radiolokacionin, repartin e raketave dhe sinoptikën e ushtrisë shqiptare.Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, people playing musical instruments, njerëz që qëndrojnë dhe njerëz në skenë
Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore në atë kohë, ishte një nga strukturat më të mëdha dhe superiore e ushtrisë shqiptare, një rëndësi e tillë, personeli ushtarak drejtues përzgjidhej në aftësitë më të spikatura komanduese, morale dhe drejtuese. Armatimi dhe teknika në këto njësi e reparte ishte e re për kohën, e larmishme, nga më specialet që kishte ushtria. Ato vite pune, pranë ushtarakëve të mirënjohur si, Bejdo Isufi, Halim Ramohiti, Todi Naço, Rahman Përllaku etj., për oficerin e ri, Diftir Hysaj, ishin vite shkolle dhe përvoje, vetëdisiplinim në aftësitë drejtuese dhe komanduese për strukturat e transportit ushtarak.
Gjithsesi, një nga prioritetet kryesore të kohës ngelej përgatitja dhe rritja e aftësive, dijeve kualifikuese inxhinierike dhe tekniko-profesionale të kuadrit drejtues. Krahas kërkesave për modernizimin dhe jetëgjatësinë e teknikës, kërkonte zgjerimin e nivelit arsimor, kulturor dhe profesional. Në vijën e parë të frontit të dijes, prioritet i kohës, gjendet i vullnetshmi Diftir Hysaj. Mbasi përfundoi Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”, u hap për herë të parë Fakulteti për studime të specializuara për autotraktorë, pra për përgatitjen e kuadrove që shërbenin në strukturat e nivelit drejtues të transportit ushtarak. Në grupin e parë të këtij fakulteti, më 1971, fillon dhe mbaron shkëlqyeshëm studimet edhe Diftir Hysaj.
Në vitin 1975, krijohet njësia më e madhe e ushtrisë shqiptare deri në atë kohë: “Grupimi i Tiranës”, duke pasur në vartësi të gjitha njësitë dhe repartet ushtarake “Rezerva të Komandës së Përgjithshme”. Komanda dhe shtabi i kësaj njësie ishte i nivelit të lartë dhe përzgjedhja e kuadrove u bë me precedencë. Komandant i kësaj njësie ishte Bejto Isufi, një ushtarak i lartë karriere, i shquar dhe me mjaft eksperiencë drejtuese e komanduese, ndërsa zëvendës komandant për teknikën u vendos Diftiri, tashmë një ushtarak elitë, me dije përvojë dhe vizion.Imazhi mund të përmbajë: 4 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe people playing musical instruments
Më tej karriera, personaliteti dhe autoriteti i Diftirit po hynte në radhët e ushtarakëve të lartë, me kurajë e guxim në shërbim, në përgjigje të thirrjeve dhe nevojave që kërkonte koha. Në vitin 1974, me propozimi të ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehut, si dhe me vendim të Byrosë Politike të asaj kohe Diftiri emërohet në postin më të lartë të drejtuesit në transportin ushtarak të ushtrisë shqiptare: Drejtor i Përgjithshëm i Autotraktorëve dhe Agregateve të Ushtrisë Shqiptare. Ishin kohët e vështira ku detyra të tilla i merrnin mbi shpinë njerëz të guximshëm, vizionarë dhe organizatorë të talentuar. Ndoshta, nuk mund t’i shmangemi subjektivitetit, në këtë moment, në dobi dhe në vlerë rritjeje të mëvonshme për shërbimin e transportit ushtarak, ishte zgjedhja saktësisht e duhur.
Ishte momenti që të merreshin masat e duhura organizative dhe teknike për realizimin cilësor të programeve stërvitorë dhe kualifikues në formacionet ushtarake të transportit. Ngritja teorike dhe aftësia e personelit shfrytëzues e mirëmbajte ndikonte drejtpërsëdrejti në jetëgjatësinë e teknikës luftarake dhe asaj në përdorim. Stërvitjet luftarake që janë kryer nga Ushtria dhe Forcat e Armatosura Shqiptare, janë vlerësuar edhe për shërbimin e Transportit ushtarak, si një gur i vërtetë prove përgatitjen e këtij shërbimi. Gjatë këtyre viteve u vendos mbi baza shkencore stërvitja dhe kualifikimet, përgatitja teorike dhe praktike e tyre që çoi në rritjen e besimit që, me teknikën që kishin në zotërim, personeli realizonin pa ngjarje apo premisa të jashtëzakonshme detyrat e shumta që ngarkoheshin.
Drejtoria e Autotraktorëve dhe Agregateve u bë modeli i vizionit. Diftir Hysaj ishte në këmbë kudo, në stërvitje, në shkollat profesionale që u hapën, në laboratorët e qendrat e mirëmbajtjes e të shfrytëzimit, në ballë të kolonave të transportit në stërvitje dhe në ndihmë të komunitetit në rastet e fatkeqësive natyrore, në bujqësi dhe në nevojat e kërkuara të cilat ishin të vazhdueshme.Imazhi mund të përmbajë: 8 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Truallin real, material e profesional mbi të cilin do të lartësonte modernizimin, sigurinë dhe funksionimin e strukturës transportuese, Diftiri e gjeti në mundësitë prioritare dhe kushtet që do t’u krijonte profesionistëve ushtarakë. Nën kujdesin e vazhdueshëm filloi një riorganizim në strukturat vertikale, në njësitë dhe repartet e FA, duke u përqendruar dhe dhënë aktivizimin e vet në shumë stërvitje, seminare, konferenca, mbledhje mësimore përgatitjen teorike dhe praktike të personelit të transportit ushtarak.
Kualifikimin e mëtejshëm të kuadrove drejtues të transportit ushtarak, ai asnjëherë nuk e ndau nga organizimi planifikues i punës shkencore nëpërmjet këshillave, bërthamave dhe katedrave që i ideoi dhe i ngriti posaçërisht. Vizioni i tij i qartë për këtë domosdoshmëri, bëri që për herë të parë, nga fundi i viteve ’70, të Krijohej në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve Fakulteti i Autotraktorëve, me programet e përsosmërisë inxhinierike, si dhe kurset e niveleve parauniversitare dhe universitare. Në këto vite, pothuajse në të gjitha strukturat drejtuese të transportit ushtarak, në çdo njësi dhe reparte, pothuajse të gjithë kuadrot ishin me arsim të lartë inxhinier. Ndërsa, për kualifikimin specialistëve, në vitin 1975, u hap për këtë qëllim, shkolla për automekanikë në Elbasan, e cila kualifikoi gjithë strukturën e nënoficerëve që punon në transport. Njëkohësisht, mbështetja me literaturë, tekste mësimore, manuale, literaturë bashkëkohore inxhinierike dhe teknike e përkthyer, klasa dhe kabinete, rregullore dhe instruksione të ndryshme për çdo tip dhe markë të teknikës, ku një pjesë e mirë e tyre janë ende në përdorim edhe sot në strukturat e shërbimit të transportit në Forcat e Armatosura. Metoda praktike, organizative dhe kualifikuese shkëlqeu gjatë kohës që drejtoi këtë strukturë Diftir Hysaj.
Në vitin 1975, ushtria shqiptare mori detyrën e vështirë, e veçanërisht transporti ushtarak, atë të fortifikimit të të gjithë territorit të vendit. Kjo detyrë kërkonte vënien në dispozicion dhe organizimin e disa detashmenteve me teknikë, mjete speciale transporti, (si buldozerë, traktorë, autovinxha të ndryshëm, automjete të kalueshmërisë së lartë, karroofiçina, autoguzhina, grupe elektrike, agregat të ndryshëm etj.), shoqëruar me personel të aftë e të përgatitur. Drejtoria Autotraktorë dhe Agregate shkëlqeu dhe në këtë detyrë.
Problemet e kohës kërkonin përgatitjen, stërvitjen dhe kualifikimin personelit civil, një organizim perfekt, me programe të mirëstudjuara, të kujdesshme, sipas profesioneve (inxhinierë, shoferë, mirëmbajtës, shfrytëzues, profesionistë ofiçinash, projektues, drejtues të ndërmarrjeve dhe parqeve të transportit civil etj.) u inkuadruan në njësitë dhe repartet e ushtrisë, nëpërmjet funksionimit dhe të shkollave të lira ushtarake.Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Niveli arsimor, profesional dhe kulturor erdhi në ngritje të vazhdueshme, format e përgatitura dhe rekomandimet e diktuara nga Drejtoria e Autotraktorëve dhe Agregateve erdhën në përsosmëri, në përputhje me gjendjen e teknikës dhe mjeteve të transportit, me kërkesat e kohës. Mbledhjet mësimore, stërvitjet dhe metodikat e përvitshme me të gjithë kuadrot e transportit ushtarak të çdo niveli të njësive dhe reparteve të ushtrisë, realizuan unifikimin e kritereve, standardizimin e detyrave funksionale që kishin të bënin me sigurimin e mirëmbajtjen e teknikës. Ndërkohë, me këmbënguljen dhe autoritetin e drejtpërdrejtë të Diftirit, për herë të parë ushtria shqiptare u modernizua me teknikë e mjete speciale transporti të markave dhe prodhimeve perëndimore.
Vitet që transporti ushtarak kishte në krye Diftir Hysaj, pa e tepruar, madje me bindje të plotë: shkëlqeu duke lënë gjurmë për të ardhmen. Këto vite, karakterizohen nga një mobilizim i gjithanshëm i efektivave të shërbimit të transportit ushtarak, të cilët, shtuan përpjekjet për rritjen e kulturës së shërbimit në fushat e organizimit e të drejtimit. Transporti automobilistik u shtri në thellësi të njësive dhe reparteve, duke u vendosur më mirë në shërbim të mbrojtjes, nevojave të popullatës dhe të ekonomisë së vendit, duke përballuar një volum pune dhe ndihme konkrete mjaft të madhe dhe të vazhdueshme.
Në morinë e detyrave mjaft të rëndësishme dhe njëherësh me përgjegjësi të lartë për Transportin ushtarak, ka qenë pjesëmarrja në paradat ushtarake, që ky shërbim ka përballuar. Këto veprimtari ushtarake të rëndësishme dhe me përgjegjësi, janë vlerësuar, ngelen të paharruara dhe, madje, të parealizuara, sepse në gatishmërinë e mjeteve në tërësi, varej mbarëvajtja e vet paradës.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz të ulur, people playing musical instruments dhe tabelë
Shërbimit të Transportit ushtarak nuk i kanë munguar oficerët dhe drejtuesit e talentuar, por ai që ka spikatur dhe la gjurmë të padiskutueshme në historinë e këtij shërbimi është Diftir Hysaj. Respekti dhe mirënjohja nga gjithë brezat e transportit ushtarak qëndron dhe në atë se kuadrot e transportit në këto vite, janë dëgjuar përherë e me respekt, për aftësitë e larta, kompetencën profesionale që zotëronin, mbështetjen dhe kujdesin e treguar nga Diftiri.Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
Për meritat e shquara, si ushtarak shembullor, me një kontribut të jashtëzakonshëm në drejtimin, organizimin dhe modernizimin e transportit ushtarak, dhe më gjerë, si Drejtor i Përgjithshëm i Autotraktorëve të Ushtrisë Shqiptare, Diftir Hysaj është vlerësuar me mjaft medalje dhe dekorata nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Njëkohësisht, si dhe veprimtar i shquar në promovimin e vlerave kulturore, atdhetare dhe patriotike në organizata dhe shoqata të ndryshme, ai është “Personalitet” i Kurveleshin dhe “Mirënjohje” e Labërisë.Imazhi mund të përmbajë: 7 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Historia e Forcave të Armatosura nuk mund të shkruhet, të dokumentohet e të lexohet pa brendinë e qenësishme të transportit ushtarak. Ndërsa, historia e transportit ushtarak, do të krenohet, i është mirënjohës, për vitet e shkëlqyera të drejtimit dhe organizmit nga ana e Diftir Hysaj.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.