16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Hekuran Rapaj

Liber i vleresuar nderkombetarisht me ccmimin “Poleard” si dhe libri i vitit 2018 nga Lidhja Nderkombetare e Poeteve, Shkrimtareve dhe Krijuesit Boteror.
I pari botim krijues i ketij formati.
Falenderimi per studentet dhe studiuesit mrekullueshem te Marredhenieve Nderkombetare..May be an image of Hekuran Rapaj
Doli nga shtypi dhe u vu në qarkullim nga shtëpia botuese “GEER”, libri, PRAKTIKË DIPLOMATIKE, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë. Redaktor Përgjegjës, Prof. Dr. Kristaq SHABANI, Bashkëpunëtor shkencorë, Prof. Dr. Mixhait REÇI dhe Prof. Dr. Ambasador Lisen BASHKURTI. Recenca, Prof. Asoc. Dr. Ngadhnjim BROVINA.
Libri u dedikohet: Studentëve të mi të nderuar, duke iu uruar suksese në vazhdimësinë e veprimtarisë studimore dhe akademike.
Kur, para disa vitesh, studentët më kërkuan që grupimin e leksioneve në lëndën “Praktikë Diplomatike” ta përgatisja në një libër, fillimisht, m’u duk si “kompliment”, nga ato që ngandonjëherë studentë të veçantë u bëjnë për t’u bërë “qejfin” pedagogëve. Por, kur disa breza të tjerë studentësh, këmbëngulnin në të njëjtën ide, atëherë, mendova se diçka më serioze ishte, mënyra se si mund ta realizoja e si mund të gjeja rrugët e zgjidhjes.
Kështu që, midis shumë gjerave të mira, që kanë ndodhur në jetën time, nuk ka asgjë për të cilën unë krenohem më shumë se sa marrëdhëniet, mirëkuptimi, respekti e përkushtimi i ndërsjellët, që si ura të hekurta lidhëse, kam krijuar me studentët. Sigurisht, që do të kënaqesha më shumë, duke kaluar nga prezantimi i ciklit të leksioneve “Praktikë Diplomatike” drejt e te botimi i librit “Praktikë Diplomatike, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë”. Lutem që ky libër t’i shërbejë qëllimit dhe dëshirës së studentëve dhe auditorëve të shkencave politike, historike e të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Diplomaci, si dhe më gjerë, studiuesve dhe lexuesve.
Qëllimi kryesor i këtij punimi: “Praktikë Diplomatike, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë”, jepet nëpërmjet trajtimit teorik të mënyrës së negocimit, si aktiviteti më i rëndësishëm i tërë sistemit botëror të diplomacisë.May be an image of Hekuran Rapaj Botimi është një punim plotësisht i kompletuar nëpërmjet një lidhjeje të teorisë me fakte, praktikë dhe shembuj të aktorëve, “lojtarëve” kryesorë të politikës diplomatike botërore, organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare qeveritare dhe shoqërisë civile globale, në momentet më kryesore të krizave dhe konflikteve ndërkombëtare, gjatë procedurave negociuese, rezultate dhe dështime të tyre. Si i tillë ky libër, është punimi i parë akademik i këtij lloj-formati, në shërbesë të studentëve dhe studiuesve të niveleve të ndryshme (Bachelor, Master dhe Doktoraturë), në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, në shkencat Politike dhe Historike. Gërshetimi ndërthurës i teorisë me fakte dhe studime empirike, e bën këtë libër mjaft tërheqës dhe domosdoshmërisht pjesë e librarive shfrytëzuese në universitete dhe në bibliotekat personale të studentëve, studiuesve, diplomatëve dhe lexuesve të interesuar.
Libri është një punë përpjekjese tërësisht personale, i cili kërkon një impenjim të thellë në të menduar, konceptuar, në radhitjen dhe gërshetimin e teorisë me praktikën, fakteve dhe aktorëve kryesorë shtetërorë e jo shtetërorë, në përputhje me problematikën e çdo kapitulli. Gjatë këtyre përpjekjeve disavjeçare, që, shpeshherë, kërkon kujdes të madh, por disa herë dhe mjaft vështirësi, ky libër nuk përbën ndonjë përjashtim, ku gjithçka të jetë maksimumi i arritjes.
Struktura organizative e këtij libri është i ndarë në shtatëmbëdhjetë kapituj, në lidhje dhe në shërbim të njëri-tjetrit, duke menduar që për lexuesin, do të ishte si një tekst akademik, ku secili kapitull ka lidhje me tjetrin.
Punimi mjaf voluminoz me 660 faqe, i pajisur me Listën e shkurtesave, me një Fjalor të pasur të termave të përdorura, si dhe me Treguesi të larmishëm të literaturës dhe burimeve arkivore të cituara.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.