12.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Hekuran Rapaj

DIFTIR HYSAJ – MIRËNJOHJE E LABËRISË

Është, ndoshta, një nga momentet më të spikatura, në morinë e punëve vlerësuese dhe promovuese që në vite ka bërë Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, NDERI I KOMBIT; sot, kur vlerësoi “Mirënjohje e Labërisë” një personalitet, Diftir Hysaj, me këtë motivacion: “Ushtarak shembullor me një kontribut të shquar në drejtimin, organizimin dhe modernizimin transportit ushtarak, si Drejtor i Përgjithshëm i Autotraktorëve të Ushtrisë Shqiptare si dhe veprimtar i shquar në promovimin e vlerave kulturore, atdhetare dhe patriotike në shoqatën Labëria”,Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe uniformë ushtarake
Diftir Hysaj, zotëron një nga veçoritë e rralla që shumë pak personalitete, të këtij rangu, ndajnë dhe përjetojnë në jetën e tyre: lindur në Golemin e lartësisë së Labërisë dhe Kurveleshit dhe rritur jetim, kur babai i tij, Hyso Hysaj, patrioti dhe luftëtari i Luftës legjendare të Vorës, 1920, u shua tepër i ri, duke e lënë Diftirin motak, në djepin e shpinës së nënë Bajames, midis pesë fëmijëve (tre djemë e dy vajza).
Askush nuk do të mendonte, që me një jetë të filluar me plot halle e vuajtje, rritur nëpër jetimoret e asaj kohe, sa në Shkodër e në Tiranë, të ecte shkëlqyer, në një karrierë brilante, jo vetëm ushtarake, por në radhë të parë njerëzore, miqësore, shoqërore dhe këmbëngulëse profesionale, disiplinore, patriotike e atdhedashëse.
Nga një aktivist i talentuar i organizatës së rinisë, drejt një ushtaraku të thjeshtë profesional, të nisi dhe përfundoi, duke krijuar tek ndokush në Transportin ushtarak shqiptar, njeriun legjendë që transformoi vetveten dhe krejt strukturën e pajisjeve motorike tokësore në Forcat e Armatosura të Shqipërisë,Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Njeriu Lab, Diftir Hysaj, me jetën dhe karakterin e tij të veçantë, të burrit që i kishte peshë dhe lezet mendimi i dhënë, që spikaste me organizimin e drejtimin e punëve të vështira, paraqitet si një nga fenomenet më të habitshme në historinë e personaliteteve të shquara të ushtrisë shqiptare, që në këtë kohë nuk ka pse të çuditemi që pak është shkruar e dokumentuar për të.
Të mundësh “armikun” padije dhe ta detyrosh të pranojë vullnetin tënd, ta nënshtrosh në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme “përgjithmonë”; ta plazmosh dembelizmin dhe plogështinë sipas vullnetit tënd, duke luftuar e ”ringjallur” me të pamundurën, të krijosh historinë individuale në shërbim të së përgjithshmes, në shërbim të historisë së vendit tënd, duke influencuar në rrugëtimin e rritjes, modernizimit dhe profesionalizmit të strukturës së Transportit ushtarak shqiptar: ja përse vlejnë përpjekjet, mundimet, sakrificat dhe privacionet deri në këtë ditë ku meritori, “Gjenerali” i Transportit ushtarak, Difrit Hysaj merr këtë Mirënjohje nga Labëria dhe Kurveleshi, që do të thotë: “Mirënjohje” nga i gjithë Kombi shqiptar.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe kostum
Ky njeri që zhduku me këmbëngulje nga jeta praktike e tij, padijen dhe injorancën, duke mos u vetëkënaqur kurrë me atë çka kishte fituar, momentalisht, një ushtarak i thjeshtë, specialist i ushtrisë (nënoficer-shofer në Parkun e Ministrisë së Mbrojtjes) me vizionin, për arritje e më të largëtit, bëri çmos, derisa përfundoi Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, u titullua oficer, dhe pak më vonë përfundoi Akademinë Ushtarake të Mbrojtjes. Duke njohur vetveten, karakterin e qetë, zemrën miqësore dashamirëse bujare me këdo, njerëzit në nevojë, me bashkëpunëtorët e tij, i pandarë nga problemet e vendlindjes, mundi të shkallmonte pengesat e së “pamundurës”, të drejtonte e të udhëhiqte denjësisht shërbimin më të spikatur, e pse jo, më të vështirin në Forcat e Armatosura: Transportin Ushtarak – aq sa ndokush, pjesë e këtij oborri profesionist ta “dashuronte” Diftirin, mendimet dhe këshillat prindërore që nxirrte përherë dhe pa u lodhur për këdo që rrezatonte dëshirë, vullnet e përkushtim për punë, për këdo që ishte besnik ndaj ushtrisë dhe Shqipërisë.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Diftir Hysaj, luftoi me një qëndresë këmbëngulëse dhe të egër kundër plogështisë e punëve të pambaruara, që në hapat e para të karrierës së drejtuesit të Transportin ushtarak. Për këtë ai ishte i ndërgjegjshëm. Përkushtimi, autoriteti, sinqeriteti, besimi në organet e larta drejtuese dhe mbështetja e vazhdueshme dhe e pandërprerë që kishte si asnjë tjetër, që në ditët e para të emërimit si Drejtor i Përgjithshëm i Autotraktorëve dhe Agregateve të Ushtrisë Shqiptare, pasqyroi mjeshtërinë më të madhe, duke e kthyer në shkollë kombëtare, profesionale këtë shërbim.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
Mjaftojmë shkurt të përmendim: Hapjen e Fakultetit të Transportit Ushtarak, si shkollë e lartë universitare, shkollat dhe kurset e ndryshme profesionale pranë çdo komande Korpusi, Regjimenti, Divizioni e Brigade të ushtrisë, ku përgatiteshin shoferë dhe profesionistë drejtues të niveleve të ulëta të transportit, nënoficerë, mekanikë të profesioneve të ndryshme të mirëmbajtjes, riparimit e shfrytëzimit, përdorues, administrues e planëzues. Me këmbënguljen e tij të vazhdueshme, qendrat e mëdha studimore e shkencore të ushtrisë u lidhën, bashkëpunuan dhe u familjarizuan me universitetet politeknike të vendit, me institutet e ndryshme kërkimore e shkencore, me ndërmarrjet dhe uzinat e mëdha mekanike, anë e kënd Shqipërisë.
Njëkohësisht, ky personalitet vizionar pa qartë se modernizimi, stërvitja, organizimi, ruajtja dhe mirëmbajtja, nuk do të kishte perspektivë qëndrueshmërie në qoftë se drejtuesit e saj nuk do të përgatiteshin me kulturën e arsimit të lartë universitar profesionist. Kështu që, në të gjitha shtabet dhe komandat e Korpuseve, Divizioneve, Brigadave dhe reparteve autonome të Shtabit të Përgjithshëm, në drejtim të transportit u vendosën ushtarakë inxhinierë, me shkollë të lartë ushtarake dhe me një personalitet të veçantë drejtimi strukturor të emëruar: Zëvendës komandant për teknikën motorike tokësore.
Njerëzit, ndoshta e kanë të vështirë tani, të kuptojnë këtë transformim njerëzor dhe krijimin e këtij potenciali profesionistësh, një armatë e tërë vlerash që përgatiteshin në të tilla kursesh e shkollash profesioniste ushtarake, pa kosto e shpenzime familjare, por që i shërbenin jetësisht vetvetes, familjeve të tyre, por edhe tërë shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe ambiente të brendshme
Diftir Hysaj ishte një fenomen i asaj natyre, ku organizimi, këmbëngulja e tij e vazhdueshme bëri që në çdo qelizë Transporti ushtarak të funksiononte si një sahat, kudo në çdo kohë dhe në çdo vend; dhe kjo, realizohej e sinkronizohej, krahas planëzimit, njëkohësisht, disiplinohej nga rregulloret dhe manualet e ndryshme ushtarake. Rregullore të tilla si ato të shfrytëzimit, mirëmbajtjes, stërvitjes, ruajtjes dhe administrimit të teknikës, janë ende dhe sot në përdorim të ushtarakëve profesionistë dhe që ndikuan, sado pak, në modernizimin dhe futjen e ushtrisë shqiptare në strukturat e mirëpritura të NATO-s.
Epopeja legjendare drejtuese dhe organizuese për vite të tëra e këtij njeriu, lidhet me fenomenin historik që ka marrë emrin “Si koha e Diftir Hysit”. Stërvitjet teknike, organizimi i kolonave të transportit në ndihmë të popullsisë dhe ekonomisë së vendit, fatkeqësive natyrore e për çdo nevojë që kishte vendi, shoqëria dhe popullsia, ende dhe sot, rregullohen e sigurohen nën siglën e historisë së asaj periudhe,
Ky ishte me shumë pak fjalë, talenti që Diftir Hysi, gdhendi në histori, duke dhënë përcaktimin e tërësisë së cilësive që duhet të ketë një njeri, një Gjeneral i madh, një drejtues i ushtrisë, që dashuron profesionin, Shqipërinë, familjen dhe shoqërinë.
Kjo hapësirë dimesionale, si nga lartësia ashtu dhe nga baza – që kuptojmë karakterin e një njeriu sfidues, trimërinë, guximin, vendosmërinë, dhe me lartësinë e tij përherë në ngritje si; inteligjencën, cilësinë, profesionalizmin dhe vizionin në shërbim të Kombit, Atdheut e Ushtrisë.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
Prandaj vlerësoj dhe mirënjohje për Kryesinë e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, “Nder i Kombit”, për Kryetarin e saj, Prof. Dr. Ago Nexha; sekretarin organizativ, Historiani ushtarak, Bashkim Qeli; Kryetari i shoqatës “Labëria” për Tiranën, Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj, si dhe mjaft pjesëmarrës në veprimtari nga Transporti ushtarak shqiptar, familjarë dhe të afërm nga Golemi i Gjirokastrës, miq dhe shokë nga Burreli, Vora, Korça etj., që morën pjesë në këtë event.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.