Reagim ndaj intervistës së z. Sherif Krasniqi dhënë në emisionin N’Demos datë 12.03.2022 në TV kanal 10
Nga familja Meha – Ilir Meha nip i heroit Tahir Meha
Sa i përket rezistencës-luftës së Nebih e Tahir Mehës më datë 13 Maj 1981, pikërisht për ditën kritike, z. Sherif Krasniqi le që jepen informata të pakta, por zotëria në fjalë jep narracionin e tij aspak të saktë. Ky ose merret me thashetheme, ose flet ashtu siç i ka konvenuar atëherë e si duket po i konvenon edhe sot në ditët e tij të pleqërisë së zymtë, pra z. Sherif Krasniqi para opinionit publik po plason gënjeshtra të pa krip, gjë që është e turpshme të flitet e të thuhen gënjeshtra të tilla për Heroin Tahir Meha, i cili në maj të vitit 1981, me trimërinë e guximin e tij ia prishi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.
Të thuhet se; “Tahiri ishte tregtar armësh”, kjo është e pakuptimtë fare dhe gënjeshtër e kulluar, e cila gënjeshtër del nga goja e një paranojaku të shtetit jugosllav, por sa kjo është e besueshme, le ta gjykoj vet populli liridashës, i cili më vonë i vuajti shumë pasoja nga regjimi i këtij shteti gjenocidial.
Po është e vërtet, së Tahiri i donte armët dhe kudo që shihte apo dëgjonte për një armë të mirë, ai shkonte edhe jashtë mundësive e blinte atë dhe është e vërtet se ka qenë edhe përdorues i mirë i tyre, gjë që e tregoi në luftë kundër milicisë pushtuese të z. Sherif më 13 maj 1981.
Ai vazhdon tutje me dezinformata duke thënë se policin Muhamet Selmanaj e kishte qëlluar më plumb pas rrethit të bunarit, derisa e vërteta është së polici në fjalë është vrarë në qoshe të odës së vogël që ishte afër kullës e që ishte e ndarë nga shtëpia.
Këtë e argumentojnë Sadik Meha, komshiu i Tahirit, i cili krejt ngjarjet e kishte pa më sytë e tij dhe Kadri Ferati, polic vendor, ish pjesëtar i kësaj ngjarje tragjike.
Për ta argumentuar këtë po ua sjell faktet e venit afër kullës ku ka ndodhur lufta; Pusi i ujit-bunari që Tahiri furnizohej me uji ishte 200 metra larg nga kulla dhe se në oborrin e Kullës nuk kishte as bunar e as rreth bunari.
- Sherif nuk ndalon me vetëm këto të pavërteta por vazhdon tutje duke thënë së; policia vendore i kishin nxjerrë gra e fëmijë nga kulla, gjë që është e pavërtetë e madhe sepse gratë e Tahirit ishin dalur vet nga kulla dhe për fat të keq e nga hutia e tmerri që kishte ndodhur aty, e kishin harruar vajzën e vogël në djep, Salen, e cila ishte vetëm 9 muajsh.
Këtë e argumentojnë dëshmitarët e gjalla, gratë e Tahirit; Shefkija e Haka, të cilat edhe sot jetojnë, Shefkija në Pejë ndërsa Haka në Shalë të Bajgorës. Poashtu për këtë tregojnë edhe policët shqiptar që ishin në rrethimin e kullës, Kadri Ferati e Rrahim Avdiu.
Të pavërtetat e këtij “sigurimci” nuk pushojnë as këtu, derisa vazhdon me paragjykime duke thënë së; “Nebihun e plagosur nga milicia serbe e që ishte futur brenda në Kullën e tij, aty, kinse paska hyrë milici Frans Kosi dhe e ka vrarë në katin përdhese të kullës”
E vërteta qëndron ndryshe, ama krejtë ndryshe. Nebihu, pasi i sheh gratë e Tahirit që dalin nga kulla, nga frika se mos i futen milicia Tahirit e po e zënë në kullë, ai del nga dhoma që ishte anash kullës, ndërkohë e bret një milic serb, plagoset edhe vet dhe ashtu i plagosur arrin të futet në kullë të Tahiri, kurse vajza Zadja që ishte me Nebihun, vrapon pas grave dhe atë e plagosin milicia serbe, ndërkohë që ajo arrin të strehohet në hambarë. Nebiju kishte marrë plagë të rënda vdekjeprurëse edhe nga tromblonat e bombat serbo-çetnike, e që pakursyer kishin gjuajtur në Kullën e qëndresës dhe për këtë kanë tregojnë edhe policët vendor, dëshmitar të ngjarjes.
Epilogu i krejt të pavërtetave të z. Sherif Krasniqi është, kur e thotë se; “Tahiri doli nga kulla duke ecur, u shti mbi të nga milicia, dhe më pas kur e shohin se e paskën vra Tahirin”.
Jo or dezinformator publik, edhe nëse këtë e bënë me apo pa qëllim, nuk është e drejtë të gënjehet historia e një ngjarje aq të rëndësishme historike, sepse; pasi kulla e Tahirit iu shembë nga autoblindat e milicisë serbijane, ai kërceu mbi autoblind dhe nga autoblinda mbi avli-gardhin e thurur me therra, pas asaj kërcen në tokë dhe duke mos i ndalur të shtënat nga revolja e tij, vrapon arave poshtë kullës, duke u munduat ta qajë rrethimin, milicia i kthejnë reflektorët në atë drejtim dhe pasi e diktojnë, shtinë në të dhe vritet diku 40 metra larg kullës.
Kur thotë paragjykuesi së; “lufta ka zgjatur vetëm 15 minuta hiq më shumë”!, ky dezinformator publik sikur kalon në një paranojak, sepse për 15 minutat e parë të kësaj lufte, Tahiri i vret milicët dhe vazhdon luftimet nga ora 10:00 e ditës deri në ora 22:00, kur edhe bie Tahiri përjetësisht. Kjo vërtetohet nga dëshmitarët dhe nga të dhënat në dosjen e Tahirit…
Kjo është gjithë e vërteta e jo sipas paragjykimeve të dikujt që ndoshta me ndonjë libër don të përfitoj dhe ndërkohë ta shtrembëroj historinë e vërtet të luftës titanike të Tahir e Nebih Mehës.