8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Historia e pabesueshme e dy vëllezërve Bakaj në Gjermani.

Shkruar nga Av.Gjergj Neli

Historia e pabesueshme e dy vëllezërve Bakaj në Gjermani.

Një histori mbresëlënëse na vjen nga Gjermania. Dy vëllezrit Lezhjan Robert dhe Amarildo Bakaj të cilët po na bëjnë krenarë në sportin e boksit në Gjermani.
I madhi, Roberti, i cili pa asnjë humbje deri më tani (2 ndeshje dhe 2 KO) po bën përgatitjet për fitoren e radhës.
Dueli i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi ai lufton për xherdanin e artë edhe pse ëndrra e tij është të ndeshet me një serb në në Londër ku atje ka shumë fansa dhe mezi e presin një duel të tillë.
Ai është i vendosur në qytetin e Dortmundit dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës edhe pse jo në kushte të duhura, për shkak të Koronavirusit, ai vazhdon të stërvitet fort në shtëpi që të jetë i gatshëm.
Ndërsa Amarlido, i vogli i cili edhe ai nuk njeh humbje, ku në 3 ndeshje i ka fituar me KO. A
i është vetëm 20 vjeç dhe premton shumë për të ardhmen.
Edhe pse kur mbërriti në Gjermani dhe takoi trajnerin e tij aktual, ai nuk i dha shumë vetëbesim edhe pse Amarildo nuk hoqi dorë dhe sot numëron disa fitore në ndeshjet në Gjermani vendin ku jeton prej gjashtë vitesh.
Vëllezërit Bakaj kanë një premtim për të gjithë sportdashësit shqiptarë anembanë botës, ato nuk do të përfaqësojnë asnjë flamur tjetër përpos atij kuqezi.
Dy vëllezrit Bakaj nuk bien në sy vetëm për talentin e tyre në sportin e boksit por edhe për jetën e tyre luksoze që ata paraqesin në rrjetet sociale.

Ato shihen shumë shpesh duke ndërruar makinat më të fundit dhe duke mbajtur sende me vlerë. Dyshja e vëllezërve që po na bëjnë krenarë në Gjermani ka edhe shumë nga ato që i xhelozojnë për arritjet e tyre duke parë që ata vijnë nga një vend si Shqipëria por ato po tregojnë mësë mirë që nuk janë rastësisht aty…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.