Rrugët për në Lushnje asnjëherë nuk kanë të njejtin “programim” dhe qëllim, pasi shkuarja në vendlindje çdo herë është suprizuese. Këtë radhë supriza është e bukur, shumë e bukur, pasi ka të bëjë me pasionin më të madh të shkrimtarit, pasionin që të krijojë një urë me lexuesin e trevës së tij, ku gëlojnë shumica e subjketeve shkrimore, në prozë e poezi.
Në fakt, udhëtimet e mia drejt Lushnjes, sado të shpeshta, janë udhëtime malli e nostalgjie, shoqëruar me ujëvarën e kujtimeve që më zgjon në çdo hap që hedh vendlindja ime, vendi i rrënjëve dhe degëve të mia. Këtë radhë po udhëtoj për të qenë i pranishëm në panairin e librit në qytetin e Lushnjës, me ftesë te kryetarit te Shoqates AK Myzeqeja Niko Ferra dhe të bashkisë së këtij qyteti të dashur, që gjithmonë më zgjon sensacionin e mallit dhe suprizimit. Është hera e dytë që kjo bashki organizon panair libri me autorët lushnjarë, duke u bërë një shkollë përvoje për bashkitë e tjera, që mund ta merrnin si shembull për t’u ndjekur, pasi rruga me librin duhet të jetë e gjithëkohshme për cep të kësaj shqiptarie.

Me datë16 08 2021, në ora 18, isha në qytetin tim të dashur, në shoqërinë e miqve të mi, Valter Dauti dhe Elmas Qerreti, poetë dhe shkrimtarë të mirënjohur lushnjarë, që me librat e tyre cilësorë I bëjnë nder këtij panairi dhe publikut libradashës të këtij qyteti me kulturë. Panairi u zhvillua para bashkisë, në mjediset e jashtme, nën masa të rrepta dhe rigoroze të përkujdesit ndaj pandemisë, e cila po bëhen rreth dy vjet, që përpiqet (dhe ia ka dalë) të kufizojë takimet dhe emocionet e krijuesve kur janë së bashku. Kjo është hera e dytë që bashkia e Lushnjës organizon në mënyrë të përsosur, me një rregull dhe organizim rigoroz një panair libri për autorët lushnjarë, që ata të gjejnë vetveten dhe krijimtarinë e tyre të shumëllojshme, botimet e shumta në poezi e prozë, në mesin e lexuesve të kësaj treve libradashëse, që gjithmonë ka pasur një komunikim të ngrohtë dhe afektiv me njerëzit dhe botën e shkrimeve.

Nëpër stenda janë vendosur librat e autorëve më të njohur ku mund të veçojmë:Lola Shehu e ardhur nga Tirana bashke me poetin Perikli Shuli, poetja e mrekullushme Elona Tabaku ,Shire Kasapai shkrimtarja e re Ilda Ndoni Vangjel Thoma Boçi, Vangjel Kici Bello, ILDA Ndoni, Edlira Gorreja, Kozma Gjini, Elmaz Qerreti, Sherif Bali,
Ishte e pranishme Kryetarja e Bashkise Lushnje Znj Eriselda Sefa, Nenkryetari Z. Gentian Nushi. Drejtori i Personelit Artur Hajdari, Pergjegjesi i Muzeut Niko Ferro, Pergjegjesi i Kinoteatrit Shahin Petriti
Kryetarja e bashkisë znj Eriselda Sefa qëndronte herë midis shkrimtarëve e poetëve, të mbledhur në grupe dy e nga dy, herë mes lexuesve që kishin ardhur nga qyteti dhe rrethinat për të parë panairin dhe për të marrë ndonjë libër të bashkëqytetarëve të tyre.
Një ngjarje e tillë, që mund mund të quhet më shumë se një event kulturor për qytetin e Lushnjës dukej se ishte kaq i dëshiruar për njerëzit e këtyre anëve, të mbyllur e të izoluar nën sfidat e distancimit social për një kohë të gjatë dhe që tani dukeshin shpenguar e të çliruar.

Libri, ndoshta më shumë se gjithçka, i ofrion njeriut dimensionin e hapësirës, dimensionin e lirisë, brenda së cilës ka vend për realitetin dhe fantazinë, për realitetin dhe ëndrrën…
Të bënte përshtypja hollësia me të cilën qe përcaktuar gjithçka, që nga stdendat e autorëve, tek shumëllojsmëria e titujve të librave dhe të autorëve, tek prezantuesit dhe prezantuesiet, që qëndronin në këmbë dhe me shumë hijeshi e xhentilesë luanin në mënyrë të përkryer rolin e tyre në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Zhaneta Kemobra ishte hijeshia dhe miresia e ketij aktiviteti,me temperamentin e saj te mrekullushem beri qe ky aktivitet te merrte vlera larta menaxhim dhe organizimi.
Prezantuesja e stendës sime, një vajzë e re, me një energji të paparë, e çiltër dhe spontane, tentonte të prezantonte librat e mi, drejt të cilëve erdhën mjaft lexues dhe dashamirës të librit, të cilët blenë mjaft nga librat e mi dhe unë i falenderoj. Nuk mund të mos ndihesh mirë kur ballafaqoheshin me kërshërinë e lexuesit, i cili e don librin dhe kërkon të gjejë tek ai gjurmët e jetës së tij, të historisë dhe përditshëmërisë së trazuar…
Kjo veprimtari sikur na çliroi neve, të gjithë pjesëmarrësve, autorë e lexues, nga ankthet e kësaj përditshëmrie të sëmurë, nga rropamat dhe vikamat politike, nga tymnaja e zjarreve dhe të kësaj vape zhuritëse, që sikur ka zbritur nga portat e katakombeve të vjetra të ankthit. Grupii vallave i vajzave i dha ketij evenimenti Gjallerin dhe Hijeshin e traditave tona kombetare.

Do të doja që në veprimtari të tilla të bukura e kuptimplote të vija sa më shpesh në gjirin tënd qyteti im, Lushnja ime e dashur, Itaka dhe Edeni im, jo vetëm me libra dhe me botën e shkrimeve, ku gjallon në çdo rresht, varg e shkronjë, por dhe me çdo prani tjetër të ngrohtë nejrëzore, që na i bën më të afërt e më të dashur qytetin dhe njerëzit…