9.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Hyqmet B Hasko

NË KËTË MOSHË…Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe ambiente të jashtme
Unë në këtë moshë nuk vrapoj si më parë,
Nuk rrembehem si dikur në rininë e hershme,
Shumë gjera shtruar dhe pa nxitim përherë i marrë,
Zemra ime është dobësuar, është më e ndjeshme.
Tani jam si një pikë vese që sapo shfaqet tretet,
Qelizat e mia nuk janë të afta të thithin rrezet,
Ndaj gjaku ime nuk është si me parë i vrullshem,
Mushkritë e mia me ajrin e pastër mezi mbushen.
Këmbët nuk janë më të shpejta si më parë,
Por shkopin për ndihmë kurrë nuk e kam pranuar,
Ndaj ai nga zemrimi me mua është tharë,
Për inat të pleqërisë unë ndihem i bekuar.
Vërsnikët e mi në këtë moshë lozin domino,
Zihen dhe ulërsain për dopjogjashtën,
Jeta në këtë moshë më ka thenë mos i dëgjo,
Jan pleq e digjen si flaka djeg kashtën.
Në këtë moshë të tretë unë zgjodha përsëri librin,
Lexoj, shkruaj dhe memorjen e mbaj gjallë,
Të nderuar miq, vepra të mëdha nga unë mos prisni,
Më shumë se ç’kam dhënë unë kurrë nuk marr.
Kam dhe unë inatet dhe mangësitë e mia,
Ndoshta janë pjesë jetësore në vazhdim,
Nga njëherë aty qëndron e sinqertë lumturia
Dhe kjo moshë e bukur qenka dhe nuk paska çmim.
Në këtë moshë gjithçka mund të ndodhë,
Përshembull nesër mund të mos jem më,
Por është mirë fjalën e hidhur kurrë mos e lëshosh,
Se dhe një shpirt I plakur diku ka një atdhe.
Ditët prap janë këtu, agimet dhe muzgjet
Dhe gjaku është i ri, koha nuk gulçon,
Se çeliku special nga korentet nuk përulet
E vargu ndez një dritëz në ag të kohës sonë…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Të dy bashkë udhëtuam me autobus…
Nuk e di, ndoshta ishte rastësi,
Ti dhe unë ulur pranë e pranë,
Shkëmbyem vështrimet me çiltërsi,
Njohje njëri tjetrite nuk i dhamë.
Ajo rrugë ishte shumë e gjatë,
Do udhëtonin së bashku shumë orë…
Shpesh ti njomje buzën e thatë,
Dhe sytë të shkëlqenin si meteorë..
Si pa dashje mbi dorën time dora jote,
Ti e skuqur në heshtje më vështroje…
Asaj prekje duhej t’i dilja për zotë…
Mos vallë ishte një trill apo lojë?
Në këtë botë ndodhin shumë çudira
Qëllon të afrohen femrat më të mira
Dhe pse ti mendon se nuk je i duhuri
Sytë të errësohen nga çdo lloj pluhuri…
Vështrimi yt, një ftesë në heshtje
Në lëndinën e pritjes, një verë dehje,
Sytë e tu preknin trupin dhe në buzë,
Zjarrin që kish zemra s’e shuan një lumë.
U drodh një lis në pyllin me blerim
Një zog krahët hapi në kaltërsi
Një zjarr u ndez në shpirtin tim
Kaq papritur në zemrën time hyre ti…
Si një ëndërr e bukur m’u duk ajo ditë
Një ëndërr që notonte në yjësi
Por shpirti logjik më tha ti pritë,
Je në moshën me emrin pleqëri.
E shava veten në atë moment
Kur sytë e tu u njomën me lot qelibar…
E di që një zemër e lënduar dhëmbë
Në një dimër pelqërie nuk ka beharë.
Por ti nuk pyete për logjikën e fjalëve
Rrëmbyshëm dhe një puthje të ndezur
Buzeqeshën lisat në bjeshknajë
Më zgjove qelizat e trupit të vdekur…
Ti më puthe disa herë serisht…
Disa herë të thashë mjaft të lutem, prit…
Por puthjet e tua ishin si rakia.
Me dehjen vjen dhe dashuria.
Të dy bashkë udhëtuam në një autobus
Për në një qytet që nuk shkuam dot…
Hallka e dashurisë pleqërsihte u këput
Disa re fjalamane e prishën atë mot.
Tani më duket sikur me ty udhëtoj
Në një kohë ëndrre pa fillim e fund…
Nuk njeh moshë batica e gjakut tonë
Dashuria ujëvarën e viteve e mund…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.