Sa herë shkoj në Lushnje, vitet më kthehen prapa në kohë dhe kujtesa bashkohet me ëndrrën e të dyja tok rendin drejt magjisë dhe plotërisë.

Këtu gjej gjurmët e mia, kohën time, gjakun dhe limfën e dëshirave që u nisën në rrugëtim nga portat e qytetit të vogël drejt mijëra portave të jetës, të cilat do të hapeshin para meje një ditë.
Veçanërisht kam mall që në këtë qytet të takoj poetët, shkrimtarët, artistët, njerëzit e fjalës së bukur, të cilët ushqejnë me shpirtin e tyre fisnik pemën e letërsisë dhe të dashurisë njerëzore.
Kështu u ndjeva dhe ditën e Ejte me datë 24 05 2018, kur takova dy miqtë e mi poetë Petro Soto dhe Kujtim Hajdari me të cilët ndava një pjesë të kohës sime dhe ata më dhuruan pjesë nga koha e tyre e çmuar, e mbushur me magji fjale dhe kumtime estetike shpirëtrash të thellë e të trazuar nga magjia e kërkimit.
Orët e kaluan si vetetima dhe më mbushën muzën me magjine dhe hijeshine e miresise , më shtytën të hedh në letër këto rreshta modestë, si shenjë mirënjohje dhe faelnderimi përdy miqtë e mi të mirë.
Fjala solli fjalën e ashtu nën trazimet e ndonjë gote, jo për hir të pijes, por për shkak të sinqeritetit mes miqsh, që ndajnë të njëjtat rrugë dhe ëndrra, orët rrodhën bashkë me frushëllimën e erërave dehëse pranverore e neve na mbështollimuzgu me hijet e tij, na mbështolli misteri shuëmdimensional i poetikës.
Teksa flisnim e flisnim pa pushim, pata ndjesinë e një endjeje të pafund, ku imazhet dhe gjendjet këmbëhen pambarimisht dhe kujtesa si mesazh dhe si emocion kthehet në semantikë të identifikimit të derivateve poetike.
Poezia juaj theksova une më ka dehur dhe atashuar në një botë ndjenjash të vrullshme, pasi ju miqte e mi e keni kthyer kërkimin e unit në një mënyrë të identifikimit të shqetësimeve të tua vetjake dhe kolektive, e keni shkrirë në një fatin tuaj si individ me fatin e atdheut tone. fabulën poetike ju e ndërtoni në përputhje me strukturën liriko-dramatike të vjershërimit dhe përjetimin e gjendjes vetjake si emocion, që buron nga pavetëdija juaj poetike, nga ato trajta arkitipale, që duke u përthyer në vetëdijen tënde estetike kthehen në mesazhe gjithëkohore. Ju jeni poet te angazhuar me fatet e vendlindjes tone, me shpalimin e kujtesës si një derviat lirie dhe emancipimi, si një mundësi çlirimi nga e kqeja dhe përsosje në rrugën e vyrtytit njerëzor. Thellësia e sondës tuaj poetike nxjerr në sipërfaqe gjendje dehëse e trallisëse të shpalimit të kujtesës, nxjerr në pah kërkimet e një shpirti, i cili nuk pajtohet me të rëndomtën dhe lyp konture në ikje që vazhdimisht largohen nga fokusimi fillestar dhe kthehen në vizatime të shkujdesura, më dorë të lirë. Kjo thellësi, miqt e mi te shtrejte ju çon në gjurimime historike dhe përditshmërie, në mitolgji dhe faktologji, në përvojë individuale dhe kolektive, në kujtesë, përjetim, mbresë, emocion të beftë dhe të gjitha këto mpleksen e ndërthuren harmonkisht në vargje e strofa, të renditura në ritmet e brendshme dhe strukturat e një lirizmi harmonik e spontan.
Të gjitha këto e të tjera reflektime pa fund për magjinë e artit tuaj poetik, Ç’të them për artin tuaj te shtrejtit miq Petro Soto dhe Kujtim Hajdari.
Poezia na bujisur siç buisin sythet në pranverën plot lëng jete dhe dejhe, siç shpërthejnë të gjitha ngjyrat e gjalla të ekzistimit, bashkë me çeljen e luleve dhe lidhjen e frutave.
Imazhet që na përfton poezia juaj, me ben te jem krenar qe ju ka miqe .Befasia që na sjell vargu juaj befasimi që buron nga strukturimi modern poetik, me vargje të hapura, ku metafora dhe enumeracioni ngërthejnë dritëhijet e një bote poetike plot ndjesi dhe emocion,më bëjnë të ndihem vërtetë mirë dhe të ëndërroj. Dhe siç thotë Borgesi, poetët zakonisht na bëjnë të reflektojmë, kurse disa prej tyre, ata që e transifurojnë botën sipas modelit të ëndrrës së tyre, na bëjnë të ëndërrojmë.
Ju jeni te natyrshëm në aktin tënd shkrimor;si poet , Botëvështrimin juaj në hullinj të njohur përjetimesh, por mënyra se si ti vështron në këta hullinj është suprizuese; duke na sjellë ritme dhe melodi të hazdisura e trillere, që na rrëmbejnë e na bëjnë për vete. Kjo shpalosje e juaj, sjell me vete një aromë të veçantë jete, si një kumt ndjellës drejt përsosmërisë shpirtërore, në kufijtë mes realitetit të rëndomtë, që ushtron presion dhe ëndrrës së kulluar, si produkt i mirëfilltë poetik…
Poezia juaj dallohet për figuracionin xixëllues, trazimin e thellë dramatik, ndjesitë e holla, zhgënjimin, dhimbjen dhe rebelimin qytetar, për antikonformizmin, për magjijimin e tablove, akuareleve, mesazheve, poliseminë e figurave dhe trajtave të imazhit poetik, kontrapunktin dhe befasimin, si elementë të rëndësishëm të mozaikut poetik.
Do të doja të flisja pambarim për artin tuaj poetik, miq të mi, do të doja që të mbushja fletë të tëra dhe të shkruaja libra të tërë, pasi vargu juaj dhe shpirti juaj janë në të njejtën valë, në valën e dashurisë pa kusht, që buron nga shpirtërat e çiltër, të mbushur me Poezi dhe Harmoni.
Ishte një takim i bukur, që nuk doja të mbetej vetëm midis nesh.
Doja ta bëja “pronë’ të miqve të mi, miqve tanë të përbashkët, lexuesve dhe adhuruesve të Poezisë, të gjithë atyre që jetën e tyre nuk e konceptojnë thjeshtë si një përmbushje ekzistimi material, porsi një mundësi për të marrë dhe përcjellë vlera të përbashkëta poetike dhe njerëzore…
Faleminderit qe me takuat dhe me dhat kenaqesin e nje miqesie te vertet poetesh..