HYQMET B HASKO Pakategori 18 Mars 2020 Updated: 18 Mars 2020 Nga Gjin Musa Shum dashuri në shpirtin e një Mjeku…TREGIM.I bazuar nga një postim te mikes F.L.Nderim dhe respektë për të gjithë mjeket që përballen me semundjen e Korona Virusit.Doktor Mariglen Maja është një nga lexuesit e mi, e thënë në mënyrë modeste, i pëlqen tek-tuk ndonjë tregim, kur ka kohë të lexoj dhe mbajmë kontakte thuajse të vazhdueshme.Para disa ditëve, shoh në celular numrin e tij, që për shkak të ndonjë rutine timen, kishte mbetur pa përgjigje. E mora me nxitim dhe ai më tha se kishte dëshirë të takohej, të pinim një kafe dhe të bisedonim. Cfar thotë ky pershperita me vete se koha e kafeneve dhe takimeve kokë më kokë tanimë duket si një erë e largët sepse ai ësht ë large në Milano, por këmbënuli dhe më tha se do të flisnim virtualisht, në kushtet e alikimit të tekonlogjisë moderne. Në zërin e tij lexohej një grimasë trishtimi, gjë që ai, me sa duket, rrekej ta fshihte, duke i dhënë zërit një imspostim sigurie. Meqense nuk arritëm te flasim as virtualisht pas disa orëve më solli një video, ku kishte rregjistruar rrëfimin e tij prekës. Në hyrje të videos shkruante: M M: Nëqoftëse ky rrëfim përben një shtysë për të shkruar ndonjë tregim,shkruaje. Do të isha i lumtur që të të jepja një shtysë për të reflektuar estetikisht, miku im. M’u kujtuan kafetë e pira me mikun tim në kafenetë e shumta të qendrës së Tiranës, që në verë n e kaluar, atë kohë, para coronavirusit, gjallonin nga gazi dhe hareja e të pranishmëve. I premtova se do ta dëgjoja rrëfimin e tij deri në fund dhe do të bëja diçka…Pa e bërë të gjata hapa sidinë dhe në vesh më erdhi zëri i tij i shtruar, si korda ovale të një basi të thyer…Kishte një zë të mbytur, një zë të thellë grykor, sikur fjalët nuk i nxirrte nga goja por nga errësira e katakombeve.“Siç e di miku im, unë jam prej vitesh reanimator në Spitalin e Sëmundjeve të Rënda Infektive në Milano të Italisë dhe më ka ndodhur shpesh të vihem në pozitë shumë të vështirë. Në këtë spital vijnë kryesisht të moshuar dhe me shpresa të pakëta për jetën, kështuqë nga goja ime shpesh dalin fjalë fatale, të cilat jam i detyruar t’i shqiptoj nga rrethanat. Kohët e fundit, ky pavion është adaptuar dhe përshtatur për të sëmurët me corona-virus. Nuk janë shumë dhe vetëm pak prej tyre në gjendje të rëndë.Mbrëmë iu afrova një të moshuari, të vetmuar, që priste me ankth kthimin e vajzës së tij të vetme nga Londra, ku ishte emigrante dhe jetonte familjarisht prej disa viteve. Ditë e natë, sidomos në gjumin ankthioz dhe në kllapinë e etheve të sëmundjes, përmendte emrin e saj, Elisa e quanin, emër të cilin nuk e hiqte nga goja.Mbrëmë ai u pëkeqësua dhe i kishim vendosur aparatin e frymëmarrjes. Ai shikonte përreth i frikësuar. Iu afrova dhe ai me pëshpëriti:-Atëhere qënka e vërtetë? Kjo flamë po më mund, apo jo?! Jam kaq rëndë?! Jam në orët e fundit?!Heshta. Kryqëzova sytë me të tijët. Vura re atë shikimin e tij të zbrazët dhe kureshtar në të njejtën kohë, si ai i një qenushi të rrahur e të frikësuar dhe kuptova që kësaj here nuk kisha përgjigje.cfarë mund ti thosha? Por ai e donte një fjalë, e kërkonte me ngulm…-Domethënë do t’i jap fund pa e parë për herë të fundit Elisen time?-foli me sytë gjysem të shuar e të zhytur në jerm.-Do të luftojmë gjer në fund, i dashur mik!-iu drejtova me zë të ëmbël e të butë. Do ta mposhtim këtë sëmundje kaq të pabesë.Ai më hodhi një vështrim sikur të shihte një alien.-Nuk dua asgjë, veçse të shoh për herë të fundit Elisën, time bijë!…Atë çast, bëra atë që kisha disa kohë që e bluaja me vete. Nxorra telefonin dhe bëra thirrjen me video. Vajza e tij Elisa dukej e zbehtë dhe e frikësuar njësoj si i ati. U përshëndetën. Në sytë e plakut lëvrinin shkëndijat e jetës. Fjalët e tij buronin si një gurrë malli e mirësie…E bija më kot rrekej të mbante burimin e loteve, që rridhnin si një ujëvarë …Ishte diccka thellë isht prekëse, miku im!A e di, miku im, se cila është pjesa më dramatike në punën tonë? T’i shohësh pacientët të vdesin të vetmuar, t’i dëgjosh teksa të përgjërohen t’iu dërgosh përshëndetjet e tyre fëmijëve dhe nipërve.Çuditërisht, pas asaj bisede në video me të bijën, Elisën, plaku sikur u gjallërua dhe brenda disa orëve doli nga ajo gjendje gjysëm kome. Elisa iu betua se do të vinte dhe ai duhet ta priste, ta priste me çdo kusht.-Më prit, babushi im! Unë do të vij, do të vij patjetër…Dhe plaku u qetësua dhe sikur u ripërtëri nga premtimi i së bijës.Më hodhi një vështrim të ngrohtë e mirënjohës, të cilin kishte kohë që nuk e merrja nga ndokush, madje as nga njerëzit e mi më të dashur.Ai nuk e di se e bija, edhe po të kthehet-dhe shpresoj të kthehet së shpejti, këto ditë, nuk mund ta takoj të atin, për shkak se ai është i infektuar. Por këtë nuk kam pse ia them. Ai është në një betejë të fortë për jetën dhe në këtë betejë ai ka nevojë për aleatë. Unë si mjek duhet të jemë aleati i tij jo vetëm me barna dhe shërbime të tjera spitalore, por dhe me anën psikologjike, duke u përpjekur që t’ia japë sa më shumë hapësirë shpresës dhe dashurisë…Elisa duhet të kthehet, miku im. Elisa duhet të kthehet, qoftë dhe për t’i dhënë një kuptim vdekjes së atij që i ka bërë kokën, për t’i dhënë një kuptim dashurisë dhe përjetësisë.Unë shpresoj që i ati t’ia hedhë dhe të shpëtojë nga kthetrat-makth të koronavirusit, por, edhe po nuk ia doli, të paktën vdekja e tij të ketë një mesazh, të përcjell një kumt tek të gjallët, tek e bija, Elisa, të cilës i ka bërë kokën dhe për të cilën ka jetuar çdo çast të jetës së tij!”…Këtu mbyllej rrëfimi i mikut tim Mariglen Maja , mjekut reanimator, në Spitalin e Sëmundjeve të Rënda Infektive. Më vuri në mendime ky rrëfim dhe më shtyu të shkruaja këtë tregim modest.Kanë kaluar disa ditë dhe nuk guxoj ta marrë në telefon mikun tim reanimator. Ç’u bë vallë me plakun e sëmurë me coronavirus? A erdhi e bija e tij, Elisa? Një gjë e di, me siguri, miku im, mjeku reanimator, tenton të përcjellë shumë dashuri, në këtë kohë të rëndë stresi dhe dhimbje të coronavirusit!…Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëzit me shpirt të madh, qëndrestarët e pathyeshëm, mjekët e sëmundjeve infektive, këta heronjë të heshtur të një lufte me një armik të padukshëm dhe vrastar!… Gjin Musahttp://dritare.info/Dritare.Info Gjin Musa, Botues Shpërndaje FacebookTwitterPinterestWhatsApp Shkrimet e fundit PakategoriNGA.Mira Zaho MëhilliGjin Musa - 22 Nëntor 20240PoeziNga.Xhaxho PlakuGjin Musa - 18 Nëntor 20240PakategoriMisionar: Kryeta i Partise Shpresa Demokrate, Prof. Pëllump G Pilinçi🇺🇸🇦🇱Gjin Musa - 12 Nëntor 20240PakategoriNga.Amijete Çollaku!Gjin Musa - 11 Nëntor 20240PakategoriNga.Jaku AlmaGjin Musa - 4 Nëntor 20240 Pakategori NGA.Mira Zaho Mëhilli Gjin Musa - 22 Nëntor 2024 Poezi Nga.Xhaxho Plaku Gjin Musa - 18 Nëntor 2024 Pakategori Misionar: Kryeta i Partise Shpresa Demokrate, Prof. Pëllump G Pilinçi🇺🇸🇦🇱 Gjin Musa - 12 Nëntor 2024 Pakategori Nga.Amijete Çollaku! Gjin Musa - 11 Nëntor 2024 Pakategori Nga.Jaku Alma Gjin Musa - 4 Nëntor 2024 Lajme relevante Pakategori NGA.Mira Zaho Mëhilli Gjin Musa - 22 Nëntor 2024 Poezi Nga.Xhaxho Plaku Gjin Musa - 18 Nëntor 2024 Pakategori Misionar: Kryeta i Partise Shpresa Demokrate, Prof. Pëllump G Pilinçi🇺🇸🇦🇱 Gjin Musa - 12 Nëntor 2024 Pakategori Nga.Amijete Çollaku! Gjin Musa - 11 Nëntor 2024 LINI NJË PËRGJIGJE Anulo përgjigjjen Koment: Ju lutemi shkruani komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruani adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, email dhe uebfaqen në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Δ Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.