ARTISTES MARGARITA XHEPA (NDERI I KOMBIT) I UROJME GEZUAR DITLINDJEN.GAZETA “NJI DRITARE E RE”KA MIRESIN TE BOTOJE SOT SHKRIMIN E POETIT DHE SHKRIMTARIT Z.Hyqmet B Hasko
Ne vende te nje urimi per ditlindjen e te madhes Margarita Xhepa.
Margarita Xhepa, shkollë dhe misionare e artit kombëtar…
Nga Hyqmet Hasko..
Në këto kohë zhvendosjesh të mëdha shoqërore, etike, psikike, menatale, kur nga njëra anë liria punon me intesitet të lartë, por dhe frenimi për shkak të problematikave të reja që ndesh shoqëria është më shumë se i dukshëm, prania dhe kontributi i artistëve më në ze të botës shqiptare, i atyre që kanë bërë epokë me emrin dhe kontributin e tyre, është më shumë se sinjifikativ. Më shumë se i nevojshëm, për të kuptuar se ka dhe një realitet tjetër, përveçse atij që na rëndon çdo ditë (krahas arritjeve të dukshme dhe progresit ekonomik e social), pra ka një realitet që ka të bëjë me shpirtin tonë kombëtar dhe këtë më së miri e mishërojnë artistët e mëdhenj të skenës dhe ekranit shqiptar.
Nëse Platoni thoshte se poetët dhe artistët janë shpirti që nuk shuhet i një kombi, nëse Gëtja deklaronte se historia e një populli në thelb është historia e artit dhe kulturës së tij, atëherë nuk ka dyshim se çdo shoqëri ka shumë nevojë për kontributin e artistëve të tij më në zë, sidomos Shqipëria, e cila ende vuan pasojat e izolimit të gjatë, brenda vetë kufijve administrativë të tokës amë, por dhe në kufirjtë midis shqiptarëve, që tash njëzët vjet, falë rrethanave të reja e të favorshme, pas hapjes dhe liberalizmit të vendit, po bien dalëngadalë.
Ky meditim të shoqëron ndërsa ndesh thuajse në çdo aktivitet kulturologjik mbarëkombëtar, në Tiranë, Lushnje, Fier, Shkup, Tetovë, Prizeren, Prishtinë e gjetkë Artisten e Popullit, brilanten e papërsëritshme Margarita Xhepa, duke recituar poezi dhe duke u bërë pjesë e agjentave artistike në një shoqëri kombëtare, tashmë pa mure e kufij artificialë.
Gjithë jetën e saj njerëzore dhe aristike, Margarita Xhepa ka qenë dhe mbetet një personalitet serioz i kulturës sonë kombëtare, një ikonë e botës femërore, tek e cila gruaja shqiptare, por dhe gjithë shoqëria, ka parë dhe sheh një model për t’u ndjekur, për të mos e lënë barrën e kohës të të zërë përsipër, pa bërë asgjë në këtë jetë.
Edhe pse e shtyrë në moshë, energjia dhe sharmi i saj krijues të dehin e të japin gjallëri, të bëjnë të kuptosh, se një jetë në shërbim të të tjerëve, të popullit tënd dhe të kombit tënd, është zembreku I kësaj energjie pozitive, ora e kurdisur e një talneti të vërtetë, që nuk ka moshë.
Dhe nga këto auditore promovuese, aq të nevojshme për të ndier pulsin e përbashkët kombëtar, që rreh në çdo cep të botës shqiptare, mendja të shkon tek fuqia shpirtërore e njerëzve të artit, tek magjia e tyre jo vetëm artistike, por dhe fisnikëria e pashembullt njerëzore.
Sa herë shikoj në skenë apo në ekran Margarita Xhepën, këtë aktore të madhe, me një diapazon të fuqishëm shprehës, intrepretues dhe përcjellës mesazhezah për kohën dhe bashkëkohësin, mendoj për fuqinë dhe magjinë e artit të vërtetë, për mundësitë e pashtershme të artistit të niveleve të larta si ajo, për të vendosur ura të qëndrueshme komunimimi me shoqërinë ku bën pjesë, por dhe me një publik më të gjërë se një shoqëri e caktuar. Në fakt, ka më shumë se një gjysëm shekulli, që ajo iu jep brezave të këtij kënaqësinë e një fytyre të shndërruar në qindra fytyra nëne, gruaje, të dashure, heroine që mbartin psikologjinë dhe mentalitetin e kohëve dhe epokave që pasojnë njëra tjetrën.
Lindur më 2 prill 1932 në Lushnje, ajo e mbarti qytetin e lindjes por dhe gjithë botën shqiptare si një dhimbje dhe amanet në të gjithë krijimtarinë e saj skenmike dhe filmike, Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar, në kohën e saj artstike nuk ka asnjë pauzë, asnjë grimë kohe bosh, pasi edhe tani në këtë moshë disi të thyer, ajo punon, mendon dhe jeton për artin e madh.
Në maj 2004 Margarita Xhepa u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjeçare si artiste e kuotave të epërme. Me këtë rol, ajo dëshmoi se ka mbetur ajo e para dyzet viteve më parë, kur e re dhe e bukur, (ajo ende është e bukur, pasi bukuria gjen strehë në shpirtin e saj të dlirë e të kulluar) sfidoi vetë kohën dhe u bë simboli I femrës që çan në jetë, në një fushë aq të minuar dhe plot të paparitura, shpesh sfidante, siç është arti.
Historia e marrëdhënies së saj të ngushtë me teatrin dhe filmin artistik zë fill që nga viti 1950, kur ajo u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njekohesisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.
Ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlinden tek “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njejtin titull të J. Xoxes), Filja tek “Cuca e maleve” (L. Papa), Zonja Meme tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me të njejtin titull të I. Kadarese), Nëna tek “Përballë vetes” (R. Pulaha) etj.
Jo më pak shprehëse dhe sinjifikative janë rolet e saj në drama të autorëve të huaj, ku ka qene njesoj e suksesshme, në rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dyte tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, mbreteresha Margaret tek “Rikardi i III”, te Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushte” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e nje komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), ShejIa tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Rolet në kinema janë një faqe tjetër e shkëlqyer e karrierës së saj artistike, e cila ende vazhdon, edhe në këtë moshë, ku ajo e shikon veten rishtas me pasion të gjallë e të pa ftohur për asnjë çast për skenën dhe ekranin, ku kaloi pjesën më të bukur të jetës.
Veç roleve në teatër, Margarita Xhepa ka realizuor edhe 32 role në kinema, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë, si me K. Dhamon tek “Vitet e para ” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron tek “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë dhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me V. Gjiken “Gjenral Gramafoni “, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës ” dhe “Vitet e pritjes ” (E. Musliu), me K. Çashkun “Dora e ngrohtë, me Dh. Anagnostin “Gurët e shtëpisë sime “, me P. Milkanin “Pranvera s’erdhi vetëm “, me S. Kumbaron “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit ” dhe “I dashur armik”.
Një galeri kaq e pasur personazhesh, në shumicën e të cilëve ajo ka qenë protagoniste, tregon për thellësinë e artit të saj skenik e filmik, për talentin e lindur artistik, të përpunuar e të përsour në vite të gjata pune e përkushtimi estetik e njerëzor, ku ajo ka shkëlqyer e vazhdon të shkëlqejë me finesën, natyrshmërinë, punën plot passion, duke na dhënë figura të gjalla impresiouese në skenën dhe në ekranin shqiptar.
Sot është koha që artistët më shumë se kurrë të jenë në ballë të proceseve të hapjes së gjithënashme të shoqërisë dhe të botës shqiptare, për të përmbushur misionin e tyre, që shkon përtej skenës e ekranit, prtej telajove të pikturës e notave të pentagrameve muzikore. Shkon në hapësirën mbarëkombëtare, si një kontribut i vyer, për çlirimin dhe emoancipimin kombëtar, si një mundësi për të dhënë maksimumin e resurseve dhe energjive në familjen e madhe europine, ku bëjmë pjesë tash sa kohë.
Dhe Margarita Xhepa është një misionare e artit, kulturës dhe shpirtit mbarëshqiptar, një modele për gratë dhe femrat e këtij vendi, që nuk mund të vetërealizohen brenda për brenda katër mureve të shtëpisë, një ikonë e skenës dhe ekranit, tashmë shndërruar në shkollë artistike për të gjitha brezat e artit tonë kombëtar.
H…@,,,B,,,H.