7.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Hyqmet B Hasko

GEZUAR PASHKET ORTODOKSE…
Sot është, Dita e Dashurisë Hyjnore, Dita e Shpresës dhe Bekimit të Madh.
Në këtë univers ku pikëzohen të gjitha dashuritë e kësaj bote, dashuria që navjen nga Krijuesi I Gjithëfuqishëm, është dashuria më e madhe, më e dëlirë, më e plotë.
Është dashuria që n açliron nga të gjitha grackat e botës dhe të vetvetes.
Na rrethon me përkujdesjet më të çmuara dhe me ndjesitë më të bukura, na jep mundësitë reale në një botë të errët, ku vështirë të dallosh rrugën dhe drejtimin e duhur.
Gëzuar Pashket, ditën e bekuar, që na fton për të reflektuar, për të bërë më të mirën në këtë jetë, ku ka aq shumë dhimbje, stres e pamundësi, për të qenë një dorë e zgjatur për ndihmë ndaj gjithëkujt që ka një nevojë!
Përpara se të na kuptojë dhe mirëkuptojë bota, ne duhet të kuptojmë dhe mirëkuptojmë veten tonë, ta nisim rrugëtimin e lirisë dhe dashurisë brenda vetes, pasi siç thotë me të drejtë Borgesi, përsosja fillon mësëpari brenda vetë nesh.
Këtë na mëson, kjo Ditë e Shenjuar Bekimi Hyjnor.
Kjo është një ditë ftesë, për të ndërtuar një urë brenda vetes sonë, ngaku të mund të kalojë vetëm Dashuria, Harmnia, Paqa e përkushtimi ndaj fatit të tjetrit, për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve, të pamundurve.
Koha e Dashurisë është e vetmja kohë reale në jetën e një njeriu.
Pashkët na e mësojnë këtë dhe shumë gjëra të tjera, që duhet ta nisin njeriun në një udhëtim real drejt vetevetes.
GëzuarPashket!
Zoti ju bekoftë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.