KUR TE SHOH TY KENDOJ NEN ZE.

Kur të shoh ty këndoj nënzë,
Mike e bukur vetullape,
Lehtas koken ti e kthen,
Dhe me sy me mbërthen.
Syri yt ma shpon zemrën,
Më afër ma sjell ëndrrën
vibron gjaku ma ngre zënë
syza moj vetullahënë.
Sy zeza moj vetullahënë,
për ty nisa rrugën e poetit,
me ca vargje të pa zënë,
gënjenj veten se jam profeti.
Një melodi kur vërshëllej,
Syri yt më zbret diellin,
Nga ti unë kokën kthej,
Rreze zjarri ndez mengjesi.
Për ty rremujë e bëj botën
Se ti shpesh më bën dredha
Bëhem fllad e largoj shqotën
Me krahët e erës vij si predha.
Mike e bukur vetullahënë,
Për ty nisa rrugën e muzës,
Kur të kam asgje s’më dhëmb
Dhe kur jam në flake të furrës.
H…@…B…H.