5.5 C
Tiranë
E hënë, 16 Mars 2026

Hyqmet B Hasko

Në njesin e fshattit Golem Lushnje u zhvillua panairi i produkteve bujqësore e blegtorale si dhe punimeve me dorë
Një veprimtari impresionuese, që ishte e para dhe urojmë të mos jetë e fundit…
Çdo udhëtim drejt Golemit, fshatit tim të lindjes, ku kam lënë gjurmë dhe malli e kujtesa kulmojnë në të njejtin vektor, është një udhëtim impresionues, me një gravitet të fortë emocional.
Por, këtë radhë, udhëtimi drejt Golemit është disi më ndryshe, është një mundësi për të shijuar jo vetm bukuritë mbresëlënëse të natyrës dhe sharmin e përndezur njerëzor, por dhe punimeve artizanale me dorë, për të cilat shquhen gratë dhe vajzat shijeholla të Golemit. Është një lloj panairi impresionues, me shumëllojshmëinë dhe cilësinë e prodhimeve bio të Golemit, produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe të prodhimeve artizanale me dorë të grave e vajzave të Golemit, i ideuar dhe realizuar me shije nga protagonistët e pushtetit vendor të njësisë vendore Golem dhe bashkisë Lushnje.
Kjo veprimtari mbresëlënëse do të realizohej me datën 4 tetor, me iniciativën e kryetarit të njësisë vendore Golem, Enis Kapedani dhe drejtorit të Muzeut të Lushnjës Niko Ferra, me mbshtetjen e kryetares së bashkisë së Lushnjes, veprimtari që nxorri dhe një herë në pah vlerat e një fshati si Golemi, me performancë brilante kulinarie dhe të një artizanati me vlera, që dëshmon traditë dhe novitet.
Në këtë veprimtari isha i ftuar dhe unë dhe atë ditë, që në orët e para të mëngjesit, u ndodha në Golem, ku si gjithmonë ndjesitë e mallit dhe emocioni i rikthimit në vendin që më zgjon aq shumë mallë dhe emocionet më pushtuan, ndërkohë që isha në pritje të zhvillimit të veprimtarisë.
Ishte një ditë mbresëlënëse, me shumë sharm dhe emocion, me ekspozim të vlerave turistike, të shijeve gastrnomike dhe më gjërë të një fshati që ka një histori të shkëlqyer qytetërimi dhe civilizimi të shpalosura në kohë hapësirën e Myzeqesë dhe gjithë shqiptarisë.
Kishin ardhur bashkëfshatarët e mi golemas, burra e gra, të rinj të reja dhe fshati kishte veshur petkun festiv, për të mirëpritur miqtë dhe të ardhurit nga larg.
Kishte kohë që Golemi im nuk kishte pasur në gjirin e tij kaq shumë njerëz dhe kaq shumë interesim për vlerat e traditës së tij kulinare e artizanale, vlera që tregojnë qytetërimin e këtij fshati, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kohë-hapësirën shqiptare, që nga kapedanët e Skënderbeut gjer në kohën tonë të internetit.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Kryetarja e bashkisë vajti në çdo tavolinë dhe bisedoi me çdo fermer, duke dëgjuar me vëmendje vërejtjet dhe sugjerimet e tyre, për të shumëfishuar prodhimin në Golem dhe që fermerët, bujqërit e blegtorët, të mund të gjejnë tregun e duhur për prodhimet e tyre të bollshme dhe me vlera konkuruese në tregun shqiptar e më gjërë.
Edhe pse panairi i parë jo vetëm për Golemin, por për gjithë territorin që përfshinë bashkinë e Lushnjes, ky panair dëshmoi dëshirën e qeveritarëve vendorë për të vendosur ura bashkëpunimi me fermerët dhe për të krijuar një model të konkurimit të ndershëm të prodhimeve bio të Golemit e më gjërë.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "REDMINOTE 9 PRO MAX AI QUAD CAMERA"
Impresionues ishte për mua pritja që iu bë botimeve të mia, librave të mi, që për rreth njëzet minuta pushtuan tavolinat, të cilat u boshatisën, ngaqë librat u “përpinë” nga bashkëfshatarët e mi dhe në tezga nuk mbeti asnjë kopje.
Ju jam mirënjohës që më vlerësuan dhe kjo audiencë në fshatin tim, mes njerëzve të mi të rrënjëve dhe të gjakut, më mbushi me më shumë krenari se sa po t’i kisha ekspozuar librat e mi në sallonet mundane të Londrës a Parisit.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, pemë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "REDMI NOTE 9 PROMAX PRO AI QUAD CAMERA"
Veçanërisht më suprizoi interesi i fëmijëve, që janë vazhduesit e stafetës sonë, ata që do të marrin në duar fatet e këtij fshati dhe të këtij vendi dhe treguan aq shumë interes sa nuk gjej do të fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimet.
U largova nga Golemi me mallë e krenari në zemër, me dëshirën për t’u kthyer rishtas në vendin tim të degëve e rrënjëve, duke uruar me shpirt që veprimtari të tilla të jenë sa më shpeshta dhe gjithëpërfshirëse, pasi jo vetëm Golemi e Lushnja, por gjithë shqiptaria kanë nevojë për t’u shkundur nga plogështia e gjatë dhe cflitëse e pandemisë, në kërkim të emocioneve të reja dhe vlerave të reja të startit të lirisë…Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Një veprimtari impresionuese, që ishte e para dhe urojmë të mos jetë e fundit…por të pasohet nga veprimtari të tjera, për të cilat ka aq shumë nevojë ky fshat dhe kjo bashki, për të përcjellë më të mirën e mundshme në këto kohë të trazuara që po kalon shoqëria shqiptare dhe gjithë bota…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.