Ju që më keni përcjellë dhe ju kam përcjellë në çdo hap krijimtarie e arritje, vështirësie e dhimbje, shprese e sfide!
Poetë, shkrimtarë, artistë, kritikë arti, miq të facebook-ut e dashamirës të mi, kudo që jeni, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal tëZi, diasporë, në gjithë hapësirën e botës shqiptare e përtej saj, kudo ku flitet gjuha e bukur shqipe e ku nuk flitet por dashurohet ajo me zjarrin e shpirtit; ju uroj: GËZUAR VITIN E RI 2022!

Lexuestë mi, ju që keni ndarë me mua ëndrrat dhe dashuritë që vijnë nga bota e shkrimit, që keni qenë pjesë e ëndrrave të mia poetike e njerëzore:
Gëzuar Festat e Bekuara të Fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ardhshin këto festa të shënuara në jetën njerëzore për ju dhe të gjithë ata që ju rrethojnë të bardha e të ndritshme, të bukura e vezulluese, plot gaz e hare, plot paqe e mirësi. Paqa dhe dhe dashuria qofshin përherë me ju, në sjelljen tuaj, në mendimet tuaja, në veprimet tuaja, me ju dhe familjet tuaja.
Në këto ditë të bekuara dhe në të gjitha ditët e jetës suaj le të fryjë flladi magjik i dashurisë për të drejtën, të bukurën, të mirën dhe gadishmëria juaj për të ndihmuar të varfërit, të nëpërkëmburit dhe nevojtarët.
Paçi gjithmonë gezime në jetën tuaj të përditshme, në familjet tuaja, tek të gjithë ata që ju rrethojnë, shpresë për një jetë më të mirë dhe një jetë vërtet më të mirë e më me kuptim, ku të sundojnë sot e mot e në të gjitha ditët, paqa, bollëku e fisnikëria.
Qofshi gjithmonë të lumtur e të gëzuar dhe paçi të gjitha të mirat e kësaj jete, sepse ju e meritoni të jeni të lumtur dhe dini ta ndani lumturinë dhe fisnikërinë tuaj me të tjerët, me të gjithë ata që ju rrethojnë.
Edhe një herë Gëzuar!
Gëzuar sot e mot!