Athua poetet
Zemërimet e zhgënjimet në funddet i murosin
Bukuritë e gëzimet majemalesh i lartësosin
Ëndërrat e bardha të tyre i falin lumit në fshat
Mallin e dashuritë poetët i ngritkan mbi çardak …!?
Fletët e bardha në ngjyra shkëlqyese i shëndërrojnë
Janë të ndërlikuar nga e para nuk dinë të numërojnë
Për lirinë e fjalës i gjallë mbetet ferri
E pulsin e damarit si çekan ta ndiej Dielli …!
Të njejtë janë poetët të ikurit e të rinjtë
Mbrenda shpirtpoeti revulucion çdo ditë
Kurorë e njerëzimit ata janë të paparë
Si shqiponjë të zeza në një shpirtë të bardhë …!!!
Sonte kam vendosur me u lutë
Qetësisë sime shpirtërore
Aty n‘ballkonin e vogël rrethuar xhamash
E shoh një pjesë qielli mes ndërtesash të larta , të turpëshme këtu
Po digjet nga malli për ta parë agimin
Vesën me sy me e prekë…
Pa të pyetur as ty e mua
Ndërron edhe lindja e diellit
Kam vendosë të shoqërohem edhe unë
Ta bëj ditën të rroj ..
Me lindjen ha mëngjesin
E darka përcjell perëndimin e diellit
Mendoj kështu edhe për ata që nuk kanë lindë ende
Fëmijët e rrugës
E pleqët e pastreh që ndihen të harruar
Luten edhe ata të drejtohen në siguri ku nuk ia prish më kush…
Dëshirat e mia janë në mëshirën tënde o Zot
Bëje mirë
Edhe kështu si jam – je këtu
Të ndiej , të shoh e të prekë
Të shijoj si kujtime që frymojnë në mua
E nesërmja më takon …?
Falmë të lutem për dashurinë e shpirtit
Që me më denuar , ma dhurove ti
Madhëria ime…!
Sa bukur më udhëzove
Të këndellem në kopshtin e luleve
Të më sashtrisë aroma e trëndafilit të bardhë …
Shkronjat në fjalë…
E dua , fort përqafoj e gjallë të e mbaj….