PUTHI NË BALLË VARGUN TËND…!
Të pashë të vetmuar një ditë
Heshtur
Symekur , thellosur në hiç
Shpirti psherëtinte të ngrisë lart
Se ashtu çdoherë kisha vepruar
E desha besimin e miqëve
Që më rrethuan
Mendoja se ish çdo gjë gatuar…
E po ti e njeh mirësinë e dlirë
Do të pres edhe verën e fundit një ditë
Po edhe ditën e minutin fundit që ikë
Bashkë me emrin tim…
Nuk do të jem
Nuk do më sheh asnjeri në erën pa zë
Tornado do ta doja
Ti
Që padyshim don të mi shohësh sytë
Për së fundi herë..,
Nuk e di
Do jem verbuar nga pabesia
E fyer nga fjala
Braktisur për të renë që zjarrë ngjallë
Epitetin ,,shterrpë,, ballit
Djegur Hiroshim bërë
Përvëluar gurë qereçi…
Ah
Do ti kërkosh ndjesë kohës që e kurseve
Do pezmatohen dashuritë shpirtit
Më bëri mirë
Më dha të gjitha Hënë e Diell
Fajësia nuk murohet
As vorroset
Tërbuar helmuar shkronjash
Kërkoi prehrin që të prehet e qetë ….!
Puthi çdo fjalë që e shkrove për mua !
Shplarat e kohës i mbulon heshtja e natës
Ankth e nismë
Nuk dua të shoh muresh në dry
Të lutem më dergo ëndrrën tënde …!
h.j.
Zürich
Shkshz
“””””””””””

Sot ky mëngjes i hershëm i takon varrit
Qyteti i gjallërisë është humbur në frikën e trishtimit
Erë ankthi e lulet nuk po i sheh syri
Shi
Po a qanë qielli…?!
Pak më tutje
Këtu të gjallët kanë harruar dhembjen e trupit
Dua të mos jem – më tha zonja Vedi
Djalli ka përfshirë shpirtin e pafajshëm
Si ty
E syve i rrodhën lotë …!
Zbrazëtia e rrugëve i jep qenies sime dyshimin
Të jesh a mos jesh zonja Vedi
Në Çair të Shkupit më vdiq dje tezja
N‘gjysmë hark e diellit rrezja
Familja që për të shenjtëri ishte…
Nuk e përcollën ,
Dje ,
kufijë të ndarë padrejtësisht mallkuar
Sot barrierë kohe
Nuk hodhën një grusht dhe fshati…
Më duaj o Zot ,
Fëmijët e pleqët që ngadalë epideminë s‘durojnë…
Mos ma ngulfat motivin tim
Dua të fluturoj …
Fortunë
Erë të bëhem..
Shi
Borë
Vullkan
Të shkruaj vargje në gjerdan..!
Po unë komunizmin mbrapa e lash
Ku ndodhem sot thash
O zot të përulem na falë ledhatime
Nën mëshirën tuaj hallëmadhja ime..!