BUZËQESH KUR TË VRAJNË
Po numëroj dy , tri , katër
Prapë edhe një
Vrasje , therrje , varje
E zymtësia e njeriut është e trishtë..,
Grua po ti barte jetë deri në ditën e fundit
Gatove e poqe bukë
Bashkë me dhembjen e lodhjen e shpirtit tënd !
A ka ditë që t’i duhesh
Me gjarpërin hahesh
Përbuzesh e shahesh …
Grua pse therresh , djegesh e vrahesh…
Ç’farë po ndodhë në ditën tënde o hyjneshë
Buzëqesh
Rreth muresh pa zë përkundu aty prore
Hesht
Mos fol
Se një ditë do therresh në thjerrëtore!
O gjini hyjnore
Mbytje mortore
Nuk ngopen dot që të hanë të gjallë
Kam frikë nga këta kanibalë …!
Avaz i vjeter nga që kohë e lashtë
Zgjohu grua , bëju grusht
Bëhuni të gjitha bashkë …!Hyrije Jusufi