22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Hyrije Jusufi

 

GRUA E HALLAKATUR

Imazhi mund të përmbajë: Hyrije Jusufi, duke qëndruar, Këpucë, qiell dhe jashtë

Shetita shetitorës së qytetit të vjeter
Rrugës takova një grua thash se ç’qënka çmendur…
Rrobe copë-copë çantën zvarrë tërhiqte
Shante e kërcënonte , gishtin lart e ngrinte …
Shante në të huaj , çirrej n’gjuhë të nënës..
Këmbët seç përplaste në dorë një thupër t’thanës
Sa pështynte tokën sa sytë në qiellin e lartë
Çfarë e ka tronditur thash këtë kokëthatë …?!
Më drejtua vet më kërkoi një cigare
Nga çanta i nxorra një dhjetëshe ja fala
Që shante , bërtitte desha ta qetësoj
Je ti një shqipëtare , shqip e vargëzoi…
Tunda kokën , qesha , po thash njëra nga ato
I dua shqipëtarët ma priti ajo….
Të dëgjova vet thash – deri tash ti shave
Gjithë të tjerët po , jo ju , me zemër të madhe
Pse tash , ta dhash 10shen e të rehatova
Dje ma dha shqiptari e prapë se harrova….
Danke , danke foli prapë n’gjuhën e nanës
Viva Albania , viva end Tiranaaaaa

Hyrije Jusufi

SHKRUAR NGA:

Poetja e Luginës
HYRIJE JUSUFI
E ka një emër të shenjtë Hyrije. Një emër të tillë vajze e gjen shumë herë në Luginë e në trojet shqiptare. Mbase është dëshira e familjeve, ëndrra e madhe që të ketë mbarësi në jetë .Ka ardhur e re e shoqëruar me vëllaun në Zvicër. Të gjithë ata që kanë kaluar testin e mërgimtarit e dinë sa e vështirë është ambjentimi në fillim. Kjo bëhet e vështirë kur është fjala për vajzat e gratë.
Jemi mësuar që të njihemi me persona që kanë patur jetën e tyre në lëmi të ndryshme. Kemi parë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në vendlindje dhe diasporë.
Kësa jradhe, kemi një dashamirëse e kulturës, edukatës dhe talente e lindur edhe për letrat shqipe, sidomos në fushën e gjinisë letrare në mbretërinë e poezisë shqipe. Nga ky moment kjo grua do të eci drejt horizonteve të kësaj shoqërie dhe do e pasuroj letersinë tonë me një tufë të larmishme në këtë gjini poetike. E pra, asnjëherë jeta në emigracion nuk mund të kuptohet pa kontributin e nënave të motrave, të grave tona. Nuk është fjala vetëm për atë pjatë gjelle që e bëjnë gratë e nënat me aq dashuri dhe ia vënë familjarëve kur ata vijnë nga puna që shumë herë është edhe e lodhshme. Me mijëra vjet që kur njeriu nisi belbëzimin e parë më parë se të bënte kasollën me degë që të mos njomej nga shiu, kur eci shtigjeve të largëta edhe pa dyshim ka menduar edhe për poezinë . Më vonë kur u bë usta vargjesh, nisi të thurë të parët vargje për jetën, dashurinë, për hallet e gëzimet e tjera. Jo më kot historia e letrave shqipe ka një risitare të kësaj poezie poeteshën Hyrije Jusufin. Por Hyrija është poetja e dashurisë për atdheun,për gëzimet dhe hidhrimet e shumta që e ka në çdo qelizë të vargut të saj. Vërtet me fat është Hyrija përderisa ajo është dhe poete. Lugina krenohet me djemtë punëtorë të mençur, të fortë , trima, por edhe me zonjat poete që i bëjnë nder vetes, që mëson me kaq dashuri dhe me kaq patriotizëm, shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe mbarë shqiptarizmit. Detyra e poetes në mërgim është shumë e veçantë.
E bukur dhe me shumë përgjegjësi. Nuk është thjesht një hapje dere,po është një detyrim i madh. që kërkon shumë kulturë për ta shkruar dhe krijuar.
Ajo ka lindur në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen në Preshevë. Që nga rinia tani akoma jeton në Zvicër por kohë pas kohe jeton edhe në prishtinë dhe në Luginë.
Ishte nxënëse e dalluar si në mësime dhe aktivitete të ndryshme shkollore , si grupin teatral , kore shkollore e posaçërisht në interpretime të ndryshme të poezisë ku edhe u kualifikua shpesh !
Vazhdoi studimet në FSHMN në Prishtinë , dhe koha e trishtë e mësimeve nëpër shtëpi e gjeti ne prag të vitit të tretë , Më vonë diplomoi në fakultetin Iliria në Prishtinë .
Në fillim të 1993 la mbrapa gjithëçka për të shtegëtuar atdheut të huaj së bashku me vëllanë , ku sot Ai është i sukseshëm me bisnesin e tij në Göpingen të Zurichut !
Me poezi u morrë që nga bankat e shkollës fillore , por këto vitet e fundit poezia u bë ngushëllimi i saj !
Është anëtare e SHKSH në Zvicërr asaj Feniks në Preshevë etj .! U nderua me mirënjohje të ndryshme për krijime !
Poezitë e saj vazhdimisht po botohen në faqe të ndryshme online , me librin ,, Kthinave të Jetës ,, u ftua si mysafire në Radio Kosova , në Tv ,, Syri blu ,, në Zvicërr..,etj
Është edhe anëtare e korit të grave ,, Lyra Zvicër ,, që po vepron bukur duke promovuar , vlerat e kulturës sonë me këngë të vjetra qytetare!
Ky është libri i saj i dytë me poezi !
Ajo ka një emër të bukur. Hyrije. Shumë
të bukur. Është fati, drejt të cilit vrapojmë gjithë jetën. Po vëmë
këtu një nga poezitë më të mira të ditëve të fundit që na e dërgoi Hyrija
LARG …,
Nënë edhe këtë ditë ndërruam fjalë
Ti nga karentinë e unë poashtu
Më pyete çfarë bëra sot ..?
Kisha pritur shumë gjatë para poste
Aty rreshtuar një nga një dy metër varr largësie
Aty ku pritnin të jepnin nga djersa e tyre
Si me dhunë
Postës së vendit ku po marrë frymë
Askush , nuk flitnin
hanin buzët
Bebëzat ngjiteshin qiellit pa ngjyrë
si të ishte fshehur shpëtimi …
Të thash – jam mirë nënë
por më duket ajo është tretur që moti
Po thahet bashkë me lulet e pranverës
pragut saj mallkuar …!
Në shtëpinë ku bëra orët në ndihmë të tjetëve
kumtuar lajmit covi kishte zgjedhur disa
jam mbyllur që sa ditë
Jo për mua
Se nuk i frikohem kurrësesi
Le të vjen kur të donë
Por po mbyllem për ty nënë
Për tokën që e dua …
Do të përbija virusë që shihen e nuk shihen
Për ty…
E çfarë të them nesër
Kur shpirtin ma kanë hidhëruar
Të lutem
Rri mbyllësh mes muresh të ftohta
deri te largësia nga unë
Per dy meter vend varri ….
Ti mbyllë lidhjen me fjalët
Zoti është një …!
Të dua o nënë edhe kështu me plagë …!
Do bëhem dallëndyshe të fluturoj
Qiellit tim ti jap ngjyrë
Të shtrëngoj fortë
Paçim një gisht të bekuar mjekimi
O diell !

Ditari i Hyrijes është i mbushur me sa e sa mbresa. Nuk do të jetë e largët dita kur të kemi në duar edhe ca libra të saja me prozë dhe me poezi.

Do të ishte një nga gëzimet më të mëdha të luginasve në Zvicër. Se poezia do shpirt, do liri dhe atje ku liria shpërthen me ngjyra të bukura edhe poezia merr jetë.

Zvicëra, shtëpia e saj e përbashkët e bën më të qetë jetën dhe ia jep këtë mundësi.I urojmë shëndet motrës sonë Hyrije Jusufit, suksese në punë, shëndet dhe sa më shumë begati në familjen e saj që kanë gjurmë të mjaft bashkombas, por edhe të komunitetit vendas zviceran. Ajo është e lumtur dhe këtë lumturi e ndan edhe me lexuasit e saj.

Te ne askush nuk komandon! Askush nuk urdhëron,thotë Hyrija, prandaj ai që sjell idenë më pozitive, ne e perkrahim, sepse ne duhemi shumë me njëritjetrin në familje.. Familja është e shenjtë dhe do respektin vijoi me bindje Hyrija mendje dhe duararta.

Bëjmë përpjekje që sa më shumë të ruajmë dhe të kultivojmë gjuhën e traditën kombëtare..

Jemi aktivë në të gjitha aktivitetet që organizohen këtu si Festa e Gruas” 8 Marsi”, “17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës”,”Dita e Flamurit 28 Nëntori”,“7 Marsi Dita e Mësuesit” , darkat dhe festat e Xhamisë shqiptare në Zurich “Bajrami i Madh”, “Bajrami i Vogël”,Kocertet e galat e ndryshme që organizohen për qëllime humanitare dhe ato komerciale e tjera vazhdon me buzëqeshje Hyrija. Jemi shumë të lidhur me familjen e madhe që e kemi këtu. Organizojmë shpesh tubime për festat dhe ditëlindjet e fëmijëve, bëjmë ahengje familjare, vizitojmë njëri tjetrin dhe sidomos gjatë vikendeve. Për atje të them të drejtën jemi shkëputur ca, sepse biznesi nuk na lejon të qëndrojmë gjatë në vendlindje. Falë mjeteve komunikuese, flasim e dëgjohemi sa herë kemi nevojë .

Hyrije është një zonjë model për punën që bën për edukimin.Ndjehet e lumtur dhe lumturinë e ndan edhe me familjen e saj dhe me familjet tjera shqiptare nga Lugina e Preshevës e më gjërë. Hyrija kur flet të gjithë e dëgjojnë. Ȅshtë shumë komunikative dhe e afërt duke i tërhequr njerzitë me humorin e saj të leztshëm. Për të, gjëja më e shenjtë është familja, e sidosmos Nëna që e viziton shpesh e çmallet me të…Për Hyrijen kemi mjaft për të thënë, sepse e meriton të flitet

pozitivisht. Në të gjithë udhët e jetës njeriu kërkon shokë miq kërkon një fjalë të mirë që i mungon në një ditë të caktuar. Kërkon një dorë miqësore. Në kohët moderne kjo dëshirë dhe nevojë është bërë më e madhe në ritmin e madh që ka jeta, që ka lëvizja drejt shteteve të tjera.Edhe Hyrija ka një brengë që nuk ia shpalos gjitjkujtë por kuptohet se diçka zihet në brendinë e saj. Unë e kuptoj dhe për ate e nderova me këtë shkrim të vogël!

Edhe shqiptarët e Zvicrës e kanë mes tyre një zonjë të vërtetë që ia ka bërë më të mirë e më të bukur atyre jetën. Është një emër që sa herë kujtohet, me njëherë ndrin fytyra, gëzon se ajo është vetë burimi i gëzimit. E kjo është HYRIJE JUSUFI me të cilën qëndrova pak kohë por kuptova shumë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.