FITORJA

Sa herë në bast u lidha me ty
Më ke mashtruar
Sa herë në lojë u futa
Ke fituar
Sa herë desha lart të ngjitem
Më ke rrëzuar
Sa herë debatet eskaluan
Putha tokën e flokun
Sa herë së bashku kemi shetitë
Ç’farë të pëlqente ty
Në trup kam çitë
Pak kremë në fytyrë doja me vu ‘
Jo se pa të tilla unë ty të du ‘
Sa herë mbështetesha për murë
Forcohej dashuria bëhej veç gurë
Sa herë ti qeshje e unë rrënkoja
Ç’ farë sillej përreth të gjitha i harroja
Punë – shtëpi pak orë pushim
Cikël i pandaluar pa asnjë rënkim
Sa herë në punë në mëngjes shkova
Me një puthje të ëmbël nga dera dola
Sa shpesh unë qaja që nuk zintte farë
Unë ty të dua , je dritë e paparë
O nuk vras mollët o gojë kuti
Çka ndodh nesër unë nuk e di
Tani unë asgjë më nuk di
Le ta merr dreqi këtë dashuri …!
Nga libri im i parë ,, Kthinave të jetës ,,!
“”””””””””””””””””
SHIU ATË DITË
Ajo ditë e rrugës me shiun që rrëmbente dhimbjen shpirtit tim
lante mëkatet
Hua ditën e parë të lindjes së manushaqes
Era tundtte flokun nga jasht
Mbrënda dhezeshin qirinjë shpirtit
Pak festë …?!
Rrugët nuk njihnin hapin tim
Aromën e jetës nuhatja shijonte
Shoku rrëfente në tavolinë për gruan e vajzën e hastretit
Mbyllur muresh në vetmi
Kafja avullonte dëshirat e ëndrrës …
Ishim derdhë kahjesh e formash të ndryshme …
Degëzuar drejtimesh !
Futur isha botës sime
Ëndërrat e bardha notonin lartësive
Për të prekur kaltërsinë
Princin ballë- ballë si në kalë të bardhë
Ëndërrat ushqenin shpirtin e uritur…
Ne shiheshim sy më sy
Pingul merrnim frymë bashkë
Duart ishin kapërthyer gishtërinjë lidhur
Jeta lule të bukura ngjyrash
Ylber pas shiut që shkëlqen
Mrekulli natyre ..!
Shiu atë ditë !