15.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Hyrije Jusufi

NË LUGINË KAM NËNË E BABA
Kam mallë për rrugën gjarpërore
Që shpien Luginës
Asaj rruge plot hije
Vargmalet marrin frymë
malli i ka marrë për ushtarë lirie
E diku një postbllok që ta ndalë fluturimin
Padrejtësisht!
Ma ndanë Atdheun !
Pse po digjen njerëzit e mi
Atje në Luginë
Poshtë atje
Ku po pritojnë të zdirgjen..
Atje në fund ku kryqëzohet Europa!
Atje ku kalon vija e Teodosit
dhe ku i lan duart Pilati…!
Po unë po qajë çdo ditë vuajtjen e tim atë…
Pasha plisin e tij
E flamurin e fshehur diku thellë për shekuj
Rilindjen e pritur
E llogarinë e mortalitetit të Serbisë..!
More ju lutem
bëni diçka për të mirën anë
pėr malet e fushat e bukura tona
trimat e intelektualet e dhënë
edhe pse kokë në trung e trup aty i palarë
Era gjak po i vjen
kurban u bëfsha e varrin Jusufoviq mos ma lë
Do të më nxjerr jasht tradhëtia
Bën diçka për mua
Mos më shit se çmim nuk do të gjesh
dhe nëma do të të vë lakun në fyt
do të të gjej në mbretërinë tënde
Shqiponjat do të gjakosin flamurin
e do të therren kater anë bote
Thërret Lugina
Luginë e jona
Aty ku marrin frymë babë e nanë
shkëlqimin e diellit në ballë ta kisha vënë …
Lutje nanash në kupë të qiellit
janë pa komb edhe pa fe – atdhe
Derisa mundem të shkruaj vargje
ty të dua edhe të vrarë , kështu si je …!
“”””””””””””””””

Stinat i kishim ndarë
Zgjodhe bardhësinë dhe shiun që nuk ka të sosur
Në qafë mi vare diellin dhe ngjyrat
Lulet
Trëndafilen e kuqe
Premtim i Azem Shkrelit !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.