8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Hyrije Jusufi

Ishte dehur tapbërë

Kur ia kënduan këngën e atdheut

Kur u çdeh e morri vesh

Nga çirrje ishte shterrur qesja

Ajo e dontte mëmëdheun shumë

Ai u shua me melodinë atë natë !

Hyrije Jusufi

“””””””””””””””

Nata pa sy tmerronte fustanbardhën
Sa herë deshi të flas për të
Agimeve ishin drejtuar këpucë paradere
Të gjallët kanë fjetur varreve kaherë …!

Hyrije Jusufi

“”””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, libër dhe teksti

E BUKUR DHE PIKË
( në perkujtim të poezisë )
Ajo , Selinë
Ajo që e vrava
Turbullova qiellin e bukur të saj
Vegimin e mëngjesit ia morra me vete
Bebëzat ia vrëra , të lotojnë
E lash , po e lash pa sy
E mezi e ç’porra
Saherë rrugën në shpinë ja ngarkova !
Ah , asaj
Syri gjak le ti rrjedhë
Ja kam shkel hijen e buzëve
Ajo me shpirtn e saj
Pushton
Gjitha botërat i përgjunjë
E zgjatur mbi vetullën e ylbertë flen
Larg saj e pa qetësi jam kudo …
Ah , ajo
Për këmbët e saj të bardha
Mbahu njeri
Shkrirë në lëkurën time ngjirur është
Degët e mollës nuk më falin hije
Qerpikët yje ka
Nën qiellin puthem buzësh
E dashuria ime për të
Friket
Përgjimi i perherëshëm
Perditëshëm shpirti
Nostifikoj
E BUKUR JE DHE PIKË !
E pse nuk ta thash
Sa të bukur ,
Sa të thellë ishin sytë e tu
Ku mbytesha , dehesha
Tash në çdo ditë
Dhimbjes ia kaloj fytyrës
Asnjë ngushëllim nuk më vjen i dashur
As zëri i ëmbël i ZOJE ‘s sime
Buzëqeshje e saj virur yjesh …
As e reja nuk më djeg më poshtë
Përzëllohem kujtimesh
Dita më ngulfatë …!
Për kohën që haja buzët
Ylberet e mia ndriçonin unin tim
Zotin doja ta kapja me dorë
Ti ma vjidhje çdo ditë pak shpirtë
Qetësisë nuk i gjeja rrugën …
A është e thënë ti bie tupanit
Përmes artit …!??
Selinë të lutem
Falmë të vetmen fjalë e dashur
Në bankën e drejtësisë kam shkruar emrin tënd
Alfabeti i prushit djeg shpirtin
Po edhe nëse të humba
Dorën zgjas nesër tek shpresa
Besimi i ngjyrave shkëlqyse
Te burimi i shpirtit tënd …
Se mirë jo , joooooo
Nuk dua të jem më
E mira ime !
E çdo ditë dhimbjes ja kaloj fytyrës
Asnjë ngushëllim nuk më vjen i dashur
Se tradhëtia thellë
Ma ka shkrirë ashtin
Pa frymë e ditë jam , pa shpresë
Selinë
Ah Selinë
E bukura që kisha !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.