14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Hyrije Jusufi

Me të bukurën bisedoja shqip

Nga e zeza merrja përgjigjet në anglishten e dashur

Me shpresën për dyer të hapura

Vendit të ftohtë

Shqipen time e paqëtova bukur në xhep

Puthemi sy më sy çdo ditë !

(IV-26)

Hyrije Jusufi

“””””””””””””””

Nga shterrpësi kroi e femre
Ik fryma e fundit atypari
Po tretja e tyre ka shpërthyer drejtime
Që nga e papritura therren litaresh !
Të zgjatë dorën për pikë kur je tretur
Vërshimë që përmbledh një qytet bëhen !
(IV-25)

Hyrije Jusufi

“””””””””””

Me dëshirë në punë, në ndihmë të të tjerëve!
E diele!
Unë vetëm sa pranova punën time në Spitalin universitar psikiatrik të Zurichut, (PUK)!
Nga inforacioni, kuptoj që një grua e re, nënë, ka provuar të privohet nga jeta!
Organet shtetërore të Zvicrrës,(ligjet për azilkërkuesit),kanë vendosur ta kthejnë mbrapa, këtë nënë të re, atje nga vjen, Etiopia…!
E dhimbshme!
Raste të tilla, më lënë shpesh kujtime të trishta për një kohë!
Më burojnë vargje shpirtit, shpesh, kur ndiej bashkë me ta!

“dora jote e vogël shtirë ngopësisë çençe

buzëtharë e sy që derdhin dhimbje

mallëshpirtë ofshamash proteste

Ndjenjëfajësia për fëmiut, kafshatën peng

nota poezie që jetë përpushin “

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.