“””””””””””””””””””””
Edhe një natë, dy e java
ti nuk bëre gjumë në sy
qerpiku ishte varur rrugës së portës së madhe
nuk e di cilin pritje
kush të mungonte më shumē
po pse moj nanë
pse nuk bën gjumë….?
Kur dritat e sokakut fikeshin në ora dy
merreshe me frikën për mungese rryme
a sikur doja ta tregoja
marrëveshjen me Zotin tënd
për përjetësinë e përjetëshme
plot dritë e bekime
Po ti nuk e mendove
sa e madhe ishte brenga ime për ty
të vështroja edhe në terrin e zi
ofshamat nga dhimja jote
coptonin këtë zemër të ngrirē
me kohë nënë
shumë moti
që kur morra rrugën e mos të qenit njeri
se mërgimi nënë
të gjithë e thanë
vërtetë qenka i zi
e pa ty
nuk ka shtëpi
nuk ka vend ku ke folenë
ka vetëm mallkim
pa atëdhenë!
Nënë, e din ti
se unë nuk fjeta kurrë
kur isha afër teje
jo se asnjë lodhje nuk e ndjeja
nga uria e malli për ty
pritja një fjalë të bukur
veç një gram dashuri…
E sa e madhe është fjala nënë
për atë doja ta falja pak gjumë
sa të harroja këtë emër të bekuar
sikur të ish e mundur
të gjithë me më kuptuar….?
Ani nënē, mos u brengos
ti vetëm të jesh mirë unë dua
të gjithë dhimbjen tënde falma mua
do ta mbaja e pranoja me zell e dashuri
do doja ti të ikësh, e kënaqur me fēmijē
ne po mundohemi por mjaftë nuk do ketë kurrë
se dhimja për nënën shkallmon çdo gurë
gjithë të mirat nga vehtja që bëre për të tjerë
sikur do të mundem në lesh do ti kisha t’jerrë
të bëj perin e hollë e të ngrohtë për ata që le pas
të kapërdihen përmes gishtash të bëhen bashkë
do ta doja, përmes duarsh të bëhen qoftë një xhemper
le të ngrohen e ngushëllohen
sa herë malli për nënēn ti merr!