13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Ibadete Humolli-Tetaj

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
LUMI
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Me rrjedhen e lumit
takohemi sy më sy…
Dallgëzohet Hudson River valë- valë,
po imagjinata ime dhe diellin kap,
n’mendjen time valëzohet lumi Llap
si djepi me femije nga nje nane.
Pulebardhat se ç’më kujtojnë
Nositin e t’madhit Lasgush,
nga malli i tokës sonë
që djeg porsi prush.
Prit – ti anije ngjyrëqielli,
që trazon lumin dhe erën
merre fjalëmiren
me peshën dhe vlerën.
Merre fjalëbardhen porsi urëkalim,
e stinëve të blerta deri në lulëzim,
plot dashuri e bukë në t’ madhen sofër
buzëqeshje verore në çdo skaj e votër.
Ibadete Humolli-Tetaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.