9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Ibrahim Abedini

Erdhen Arbereshet

Elita e kombit erdhi e te pa, moj vejushe
Gjurmeve te shkeli, te bekuan kreshnike
Me flamurin kuq e zi perseri te bene nuse
Ne qiell te ngriten kala e Ohrit heroike

Erdhen Arbereshet, u ulen mbi kala

“Foleja kombetare” per ty me gju ra

Flamurin shkabe Gjergj Preçaj te dha

Kala e Kastriotit ketu na ke, te tha…

Ibrahim Abedini

Mölnlycke/2019

“””””””””””””””””””

Dashuria ndihet
Për herë të parë kur trokita për mbi dhe
U rrëzova dhe këmba dorës prap u ngrita
Për herë të parë kur mësova fjalën, atdhe
Rrugës së vështirë e monopateve iu ngjita…

Çdo cep mali, fusha edhe deti që ka

Unë në poezi bukuritë e tua i ngrita

Kur s´munda i tërë qielli mbi mua ra

dashurinë kur ndjeva, thashë, u rrita…

Poeti Strugan(I:A)

Prill/2022

“””””””””””

Bregu
Bregu i detit më bëri për veti
Më magjepsën të bardhat valë
Me bukurinë që kishte më treti
Në çast u derdh mbi mua deti…

Me sy nga largësia unë e shikoja

Aromë lulesh vinin qoshet e sajë

Krahë shtigjeve të shtrohesha doja

Nje përqafim bregu, tjetër s´kërkoja …

Poeti Strugan(I.A)

Fund prilli/2022

“”””””””””””””

Në bashkudhëtim
Unë të quajta yll e rreze dielli
Të ngjita në qiell si shiu ylberin
Ti më the, je imi sa i tërë qielli
U betove, për gurin e dherin…
E nisëm anijen në udhëtim
Si dallga të bregut vallzim
Tham se, më nuk ka kthim
Hodhëm prapa çdo shikim…
Dëshirat ia dham hënës t´i ruaj deri në agim
Erës iu lutëm, qetë nga dritareja kur të hyj
Zemrat ia falëm diellit t´i marrë në perëndim
Në gjak e në shpirt aromë lulesh të na fryj…
Poeti Strugan(I.A)
Prill/2022
“”””””””””””
 
Thash të shkruaj një poezi
Thash të shkruaj një poezi
Të rrëshqas si mjalta nga luga
E mbushur me zjarr dhe dashuri
Të jet e bukur sikur struga…
T`i ngjaj një struganeje si në poezi
Flokët derdhur fije fije por si shi
Mali edhe fusha t`ia kenë zili
Tokës kur të shkelë si vesa te shkri…
Thash të shkruaj një poezi
Mjellmat ta shtrinë mbi liqen
Pastaj të derdhet në drinin e zi
Të përhapet si drita kur shkëlqen…
Të kaloj edhe nëpër oqean
Si nuse me tela teleisur
Me lotë gëzimi kur qanë
Krenare se kush e ka stolisur…
Thash të shkruaj si strugan
Ta vesh me tesha dhëndërrie
Strugën si yrnek me filigran
Kush s`e di, është idilë dashurie…
Ibrahim Abedini
Suedi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.