Ai dhe familja e tij kanë qenë dhe janë shumë mikpritës e bujarë. Nuk ka pothuajse njeri e kuadër jabanxhi dhe vendas, që nuk është mikpritur në shtëpinë e tij dhe Sala qe tepër i veçantë në këtë aspekt… Në aspektin familiar, Saliu dhe bashkëshortja e tij Anifja, lindën rritën dhe edukuan gjashtë fëmijë. Njëra vajzë, Sania, ka punuar shumë vite në arsim si mësuese histori-gjeografie në ciklin e lartë në Shkollën 9 Vjeçare Mëner i Sipërm. Ka qenë drejtoreshë shkolle në Mëner të Sipërm dhe Vilëz. Tani punon në Njësinë Administrative Zall-Bastar. Vajza tjetër Xhumja, ka punuar prej shumë vitesh si mësuese e CF në Shkollen 9 Vjeçare Mëner i Sipërm. Saliu sa qe gjallë është vlerësuar për punën e bërë dhe meritat që kishte. Ai është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të II-të. I është akorduar titulli “Mësues i Dalluar”. Ka marrë dhe shumë fletë Nderi e Falenderimi nga disa institucione të vendit. Vlerësime të tilla përbëjnë nder për figurën e tij dhe familjen Hida.
Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare më 20.10. 2014. Përcillet me nderime për në banesën e fundit nga familiarët, miq, shokë dhe kolegë të tij. Saliu iku nga kjo jetë duke lënë modelin e një njeriu të mirë…
Ibrahim Kabili
Tiranë më 07.10.2021